Hierarkia e Humbjes ne Peshe

AOD

Primus registratum
HTML:
<a href="http://www.albanianonlinedating.com/index.php?dll=articles&sub=view&item_id=3">Kliko per Artikullin</a>

Hierarkia e Humbjes ne Peshe

Data 2013-01-13 | Shikimet 13

1. Ushqimi ne menyren e duhur
Nuk ka asgje qe ju mund te beni per te kompensuar nje diete te keqe. E thene ndryshe ju duhet te krijoni nje deficit ne sasine e kalorive duke ngrene ne te njejten kohe mjaftueshem proteine dhe yndyrna te domosdoshme. Nuk ka asnje menyre tjeter per kete.

2. 2. Shiko numrin 1
Eshte shume e rendesishme. Nese nuk jeni aty ku doni, ose nuk po perparoni atehere vendi i pare ku duhet te fokusoheni eshte tek ajo cfare fusni ne goje.

3. 3. Aktivitete qe djegin kalori, mbajne/zhvillojne masen muskulare dhe rrisin metabolizmin
Sasia e kalorive te djegura gjate nje dite percaktohet nga ritmi yne metabolik ne momente qetesie (RMR). Sasia e kalorive te djegura jashte RMR, qofte nepermjet ushtrimeve fizike apo efektit termik te ushqimit, eshte nje kontribues i vogel ne sasine e pergjithshme te djegjes se kalorive ne dite. Ne gjithashtu dime qe RMR eshte nje funksion qe lidhet gjeresisht me sasine e muskujve qe kemi, dhe sa shume i vendosim ato ne pune. Prandaj, shtimi aktiviteteve cka nxit ose mban masen muskulare do ta bej po ate mase te punoj me shume dhe te rrisi ritmin metabolik. Ky eshte prioriteti yne numer nje ne krijimin e programeve per djegjen e yndyres. Per fat te mire, ata njerez te cilet jane thjesht te interesuar ne mbarevajtjen e performances dhe nuk shqetesohen nese kane pak me teper yndyre, rritja e mases muskulare dhe metabolizmi nuk interferon me rritjen ne performance.
4. 4. Aktivitete qe djegin kalori dhe rrisin metabolizmin
Niveli tjeter ne programin e humbjes se peshes do ishte nje aktivitet i ngjashem. Jemi akoma duke kerkuar aktivitete qe hane kalorite dhe rrisin Konsumimin e Oksigjenit Pas Ushtrimeve (EPOC). EPOC eshte percaktuar shkencerisht si “rikthimi i meparshem i ritmit metabolik ne nivelet para ushtrimeve” dhe “mund te kerkoj disa minuta per ushtrime te lehta dhe disa ore per intervale te veshtira.” Me pak fjale, metabolizmi juaj qendron i larte pasi ndaloni ushtrimet, sa larte shkon dhe sa shume qendron varet shume nga intensiteti i ushtrimeve.
 
Top