Hidhet shorti për kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’

Universal

AnonymouS
Tashmë dihen të gjithë kundërshtarët në 8 grupet kualifikuese për Kupën e Botës Rusia 2018.
Shqipëria do të luaj në Grupin G së bashku me Izraelin, Maqedoninë, Lihtenshtajnin, Italinë dhe Spanjën.
Grupi më i vështirë do të jetë Grupi A, aty ku do të jenë skuadrat e mëdha Holanda, Franca dhe Suedia.
Kampioni i Botës, Gjermania është në Grupin C, së bashku me Çekinë, San Marino, Azerbejxhani, Norvegjia, Irlanda e Veriut.
Kujtojmë se 9 kombëtare do të kualifikohen direkt si kryesuese të grupeve, 4 nga play-offi dhe Rusia si mikpritëse, që do të thotë se nga Evropa do të jenë 14 kombëtare në Kupën e Botës.


Grupi A Luksemburgu, Bjellorusia, Bullgaria, Suedia, Franca, Holanda
Grupi B Andora, Letonia, Ishujt Faroe, Hungaria, Zvicra, Portugalia
Grupi C San Marino, Azerbejxhani, Norvegjia, Irlanda e veriut, Çekia, Gjermania
Grupi D Gjeorgjia, Moldavia, Republika e Irlandës, Serbia, Austria, Uellsi
Grupi E Kazakistani, Armenia, Mali i Zi, Polonia, Danimarka, Rumania
Grupi F Malta, Lituania, Sllovenia, Skocia, Sllovakia, Anglia
Grupi G Lihtenshtajni, Maqedonia, Izraeli, Shqipëria, Italia, Spanja
Grupi H Qipro, Estonia, Greqia, Bosnja, Belgjika
Grupi I Finlanda, Turqia, Ukraina, Islandë, Kroaci

Lexo më shumë në: Gazeta Express
 

joetisti_

Locus omnem
Grupi G Lihtenshtajni, Maqedonia, Izraeli, Shqipëria, Italia, Spanja
Sa veshtire e paskemi!!
Fokusohemi ne fakt te veshtiresia e Spanjes dhe Italise dhe kemi "besimin" qe mund te eleminojme Spanjen edhe te dalim bashke me Italine :), por harrojme qe veshtiresi e madhe eshte ne fillim me keto qe gjoja duken me te lehta.

Por le te enderrojme se nuk kushton asgje.
Une jam me Italine, por perderisa te mos jete eleminuar Shqiperia(qe do Zoti jo), jam me Kuqezinjte; forca Shqiperiaaaaaaaaaaaaaaa
 
Top