Politika Hetimi i marrëveshjes me CEZ-in. Konferenca e Kryetarëve nuk merr vendim për kërkesën e PD-së

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1460471923spaho-konf.jpg


Kryetarët e grupeve parlamentare nuk morën një vendim lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve mes Shqipërisë dhe kompanisë CEZ.

Opozita thotë se me tërheqjen nga arbitrazhi qeveria i ka shkaktuar vendit një dëm prej të paktën 500 milionë eurosh. Sipas nënkryetarit demokrat Edmond Spaho, kërkesa e opozitës nuk ka gjetur mbështetje sepse mazhoranca thotë se ky komision hetimor ndërhyn në kompetencat e prokurorisë, e cila po heton padinë e KLSH-së për të njëjtën çështje.

Demokratët insistojnë se kërkesa e tyre ka të bëjë vetëm me veprimet administrative të palëve gjatë zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

Ndërkohe, opozita nuk pranoi që ky komision hetimor të ketë për objekt edhe hetimin e privatizimit të CEZ-it, siç është propozuar gjatë mbledhjes nga mazhoranca, duke i sugjeruar deputetëve socialistë ngritjen e një komisioni tjetër. Vendimi për këtë çështje mund të merret të enjten, por demokratët shprehën shqetësimin se mazhoranca vazhdon të mos respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke i hequr opozitës të drejtën e kontrollit parlamentar.
 

MLK-back

Primus registratum
Që kur filloi protesta e çadres perpara Kryeministrise rreht 3 muaj me pare, a u fol me per Shkelzen Berishen si te implikuar ne dosjen e vjedhjes se 450 milion eurove!! As socialiste, as demokrate, LSi appelle ku di un nuk flasin me, as mediat se permendin me kete dosje...!! Çdo popull meriton politikanet qe ka. I vjedhin, i turperojne, plaçkisin, i burgosin e poshterojne, perseri per te njetet politika e votojne prej me shume se 25 vjetesh...
 

Airbourne

Papirus rex
Dulla thone............... ka quar 347 TON are ne Zwicer!!!
Atehere ti vrejne dosjet ne ti morrim.
Per.........peoples.
 
Top