Heshtja që mbulon Qytetin e Zotit.

atman

Forumium maestatis
Heshtja që mbulon Qytetin e Zotit.

Trakasit krijuan një listë të plotë të perëndive duke u përkujdesur që ato jo vetëm të respektoheshin, por edhe të mbushnin të gjitha boshllëqet shpirtërore dhe ta bënin jetën sa më të larmishme. Natyrisht u besonin dhe kërkonin besim. Në shkrime të herëpasherëshme kam dhënë prejardhjen e këtyre perëndive duke i analizuar edhe etimologjikisht. Por edhe mjaft autorë të sotëm po i drejtohen burimit Trak dhe kjo është një nismë që do të jetë e lavdërueshme, nëse s’do të mbetet si e tillë.
Për të mbritur tek nyja e fortë Trako - Iliro – Shqiptare, duhet këmbëngulje, e mbi të gjitha sinqeritet.
Grekët e gjetën gjithçka gati, ashtu sikundër gjetën malin e Olimpit, i cili gjeografikisht ishte në Traki. Në atë mal, dikur ishte qyteti i Zotit. Një qytet i madh, shumë më i madh se Athina. Qytet shpirtëror. U shkatërrua dhe u gropos nga romakët. Përse? Çfarë mbuluan nën gërmadha, përse duhej mbuluar një qytet? Është një ngjarje që në histori s’ka paralelizëm. Para pak vitesh ky qytet u zbulua, por mbahet sekret, madje konsiderohet sekret i madh. Përse?
Çfarë ka nën ato gërmadha që grekëve nuk u vjen për mbroth?
Apo ndoshta do të përzgjedhin materialet që dokumetojnë të vërtetën historike, për t’i zhdukur përfundimisht këto dhe pastaj të ngrihen e të thonë: asgjë e rëndësishme, thjesht monotoni e mëtejëshme greke!!! Ndërgjegja greke e sëmurë nga metastazat e shovinizmit ka qënë gjithmonë e kalbur. Shpjegimin e ka tek përpjekjet e mjeruara që bëhen nga historiografia zyrtare greke për të mohuar rrënjët dhe për të mbajtur më këmbë pohimin fallco të një identiteti tjetër, të tyren origjinal. Identiteti grek, gjithë bota greke është fryt i mëvonshëm i një ndërgjegjeje tjetër, shumë herë më të madhe dhe shumë e shumë herë më të pasur e më të zhvilluar e më sipëriore, është fryt i ndërgjegjes Trako-ilire. Identiteti grek është i shartuar.
“Arvanitasit ose albanët, ose shqiptarët, janë përfaqësuesit më autentikë të Ilirisë pellazgjike, dmth, grekët në këtë fazë themelore” (1)
“greku përpara se të bëhej grek, ishte shqiptar, dmth, pellazg ... grek do të thotë shqiptar i civilizuar” fragment i shkëputur nga thirrja e lidhjes arvanitase drejtuar shqiptarëve, e nënshkruar prej Marko Boçarit, Xhavelës dhe Shehut. (2)
Pohime të tilla nuk u shkojnë për shtat, ndaj nuk ndalen përpara asnjë krimi, qoftë edhe përpara fshehjes së të dhënave historike, ose më keq, të shkatërrimit të tyre, gjë që na kujton veprimin e talebanëve kur bombarduan statujat mijëravjeçare të Budës.
Zbulimi i tre piramidave të Bosnjës që datohen rreth 12 mijë vjet para, dhe janë shumë më të larta se ato të Egjiptit, është tronditës e njëkohësisht hedh dritë mbi qytetërimin e Ballkanit, në territorin e të cilit kanë qënë Trako-Ilirët. Mirëpo; edhe pse është e qartë çdo gjë, gërmimet e para arkeologjike dëshmojnë piramidën; edhe pse u vërtetua nga egjiptologë, sërish mbahet e njëjta heshtje, indiferencë, asnjë financim, madje edhe kundërshtim, veçanërisht nga sërbë, të gjitha këto duan sikur të lenë në heshtje jo të kaluarën, por të vërtetën e sëkaluarës.

– BESET –
Institucioni i besës ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e studiuesve kombëtarë dhe të huaj. Eshtë një tipar i veçantë, autentik, dallues i popullit shqiptar, i pagjindshëm në popuj të tjerë të botës e në veçanti të Ballkanit, qoftë ai grek, apo më vonë sllav. Është shumë e thjeshtë në këtë rast për të shpjeguar pse Besa si veti morale dhe virtyt i shqiptarit u kthye në një institucion, mjafton të shikosh se një nga fiset thrakase quhej kështu. Kohët e fundit, siç pohon edhe Heiz Siegert, studiuesit janë të mendimit që Besët nuk përbënin një fis, por kastën fetare për gjithë fiset e tjera iliro-thrakase, ose ishin e njëjta gjë sikurse Druidët tek Keltët. Nëse marrim parasysh se sundimi i tyre shtrihej deri në Olimp, atëhere kuptohet qartë se çfarë të dhënash prehen nën gërmadhat e qytetit të zotit. Besët ishin të fundit që iu nënështruan sundimit romak.
Çfarë na i jep të drejtën ne të themi se Besët ishin një nga fiset paraardhëse të shqiptarëve të sotëm? Është fare e dukëshme përgjigja, për një shqiptar të thjeshtë qoftë edhe i pa shkolluar, sa dëgjon fjalën besë, në mendjen e tij ky simbol merr vlera të padiskutueshme. Në brendësi të fjalës Besë ne kemi Be – betohem – pra jap fjalën. Përderisa përbënin kastën fetare, kuptohet që besa si institucion shpirtëror e moral, ishte në qendër të vëmendjes. Kjo i dedikohet faktit që kemi të bëjmë me shumë fise, me luftrat midis tyre, të cilat kërkonin edhe një minutë armëpushim. S’kishim të bënim me një shtet të bashkuar, ose federatë fisesh. “Thrakasit janë më të shumtë si numër në botë, pas indianëve. Nëse do të kishin një sundimtar, ose sikur të merreshin vesh me njëri tjetrin, do të ishin të pathyeshëm dhe shumë herë më të fortë se të tjerët. Por, meqënëse diçka e tillë është e vështirë dhe s’ka ngjasë të verifikohet, kjo përbën dobësinë e tyre” (3)

* * *

“Grekët duke kërcyer nga një ishull në tjetrin, nga një qytet në tjetrin, u frynë si bretkosat e kënetës” – thotë një autor anonim antik.
Kur grekët themeluan koloninë e Apollonisë në brigjet e detit të Zi, ngritën një statujë të lartë 13 m , (vepër e Kalamidit), për të nderuar perëndinë thrakase dhe ky zot ishte...Apolloni, i njohur në traki, dy mijë vjet para grekëve. Madje, zbulimi i rrasave Tartare dhe cilindrave të ngjashëm me ato të Shumerëve, e pështjelloi botën shkecore të sotme. Arsyet?
- E para; sepse u gjendën aty ku nuk mendohej kurrë.
- E dyta; sepse janë më të herëshme se ato Shumere, të paktën njëmijëvjet.
- E treta; sepse rrasat përmbajnë një shkrim që për studiuesit është i pakuptueshëm!!!
- E katërta; sepse provohet që shkrimi nuk u krijua gjetiu, përveçse në Trako Iliri dhe se Plini - Plaku, ka të drejtë në pohimin e tij.
- E pesta - U rihap diskutimi për prejardhjen e shkrimit, e natyrisht edhe të popullit që e krijoi.
Trakët zbritën në Kretë, njëmijë vjet para se qytetërimi i mëpastajmë të njihej si minoik.

* * *

1 - Jenadhos, mësues në shkollën e madhe të kombit që pasoi Akademinë Patriakane. (shek XVI _ XVII) “arvanitasit dhe prejardhja e grekëve” autor Aristidh Kola.
2 - Po aty.
3 – Herodoti – “Histori” ose “Ndodhi” libri i pestë, paragrafi 3.
 
Top