Heremiti, jeta e tërhequr e njeriut që i kushtohet Zotit dhe lutjes
Si jeton një heremit që lutet gjithë ditën në kohët moderne? Në një manastir të ndërtuar me gurë në një luginë të thellë në zemër të Libanit jeton një heremit, dikur një pasanik e njeri i shëtitur, që vendosi një ditë të linte të gjitha për të gjetur paqe</p>
Ai është 75 vjeç dhe vjen nga një familje e pasur kolumbiane. Para se të vendoste që të tërhiqej nga bota e të jetonte si heremit në vetmi, kishte një jetë shumë të lehtë dhe të kollajshme. Befas një ditë gjithçka iu mërzit: bota, njerëzit, kotësia e të qenit i pasur dhe vendosi të tërhiqej në paqen e manastirit të Hawkas, një manastir i ndërtuar i tëri me gurë. “Kemi jetuar në një shtëpi shumë komode në një lagje të pasur, ku jeta ishte shumë e lehtë. Isha një njeri me fat, sepse nuk më duhej që të vuaja për të mbajtur frymën gjallë. Gjithçka e kisha të gatshme, të lehtë e të arritshme”, rrëfen tashmë at Dario, prova e vetme e të cilit tani është vetëm rroba e tij e leshtë e zezë që e mban mbi trup dimër e verë. Familja e tij së bashku me gjashtë motrat dhe vëllezërit jetonin në Medejin në verilindje të Kolumbisë, edhe pse vetë prifti mohon që ata kishin lidhje me baronin e famshëm të drogës, Pablo Eskobar, një njeri shumë i pasur dhe i fuqishëm. “Paraja kurrë e për asnjë çast nuk më bëri të lumtur. Përkundrazi, më solli shumë andralla. Ndaj vendosa të lë gjithçka dhe ti drejtohem vetëm Zotit e ti përkushtohem vetëm marrëdhënies me të”, thotë heremiti që mban një mjekër të gjatë, tashmë e gjitha e thinjur dhe ka një fytyrë të mirë e xhentile, ku shquhet herë pas here një buzëqeshje e paqtë. “Jam i bindur se po të provonit të bënit jetën që bëj unë nuk do të zgjidhnit jetë tjetër”, ngulmon vetmitari. Manastiri ku ai jeton ndodhet në Luginën e Shenjtorëve, një vend ku ka shumë heremitë e manastire dhe, sipas tij, është vendi ideal për tu kaluar në vetmi dhe në lutje. Kjo luginë ndodhet në Liban, vend ku ai mbërriti në fillim të viteve 90, pas takimit që pati me një prift libanez në Shtetet e Bashkuara që i foli për bukuritë natyrore dhe shpirtërore të Libanit. Para se të zgjidhte manastirin ku qëndron tani, ai shëtiti dhe pa shumë të tjerë, derisa vendosi të ndalej në Qadishan e gurtë. “Në këtë vend që shpesh ruhet nga era dhe shijohen të gjitha stinët në plotësinë e tyre, unë kam gjetur qetësinë shpirtërore dhe nuk do të ikja edhe sikur të më jepnin pasuritë dhe thesaret më të mëdha të botës”, thotë heremiti me sytë që i shndrisin nga paqja. Edhe për jastëk ai ka një copë shkëmb, ndërsa shtrihet në një vig të drunjtë, mbi të cilin është vendosur vetëm një dyshek i hollë. Ornamentet e vetme të dhomës së tij janë një kryq e një orë. “Nuk mund të fle më mbi një jastëk dhe ushqehem me ato që rris vetë në bahçe. Ato që nuk mund ti përgatis vetë mi sjellin nga manastiri tjetër. Menyja e heremitit është një meny vegjetariane e pasur në fasule, patate e speca, të gjitha të rritura në kopshtin e manastirit. Dikur ai ishte profesor filozofie, teologjie dhe psikologjie, por tani si heremit jeton në varfëri të potë dhe është i lumtur, më i lumtur se në ditët kur mund të kishte gjithçka në jetë, përveçse lumturisë dhe paqes. Nuk sheh televizor, nuk lexon gazeta, nuk e ndjek radion apo internetin. Në vendin e vet ka 10 vjet që nuk ka shkelur dhe thuajse i ka shkëputur të gjitha lidhjet edhe me familjen. “Nuk dua që ata të vijnë këtu ku jam. Lutem për ta dhe për fatin e Kolumbisë, por nuk do të shkel më kurrë në atë vend”, thotë heremiti. Në manastirin ku ai jeton ka edhe disa murgj e heremitë të tjerë që bëjnë të njëjtën jetë të izoluar e të veçuar si ai dhe ndërkaq herë pas here në manastir vijnë edhe alpinistët që u ngjiten shkëmbinjve përreth. Ndodh që ata mund të kalojnë natën në manastir e me këtë rast i tregojnë atit atë që ndodh
në botën jashtë. “Zakonisht nuk flas gjatë me ata që vijnë për të bujtur, por qëllon që edhe kam bërë muhabete me ata që më janë dukur interesantë. Ka raste kur vijnë gra e mendojnë se meqenëse jam heremit duhet të di gjithçka e këto gra më pyesin për fatin, për të ardhmen e tyre, a do të kenë mundësi që të gjejnë burrë”. Edhe pse jeta e këtij heremiti është shumë e tërhequr dhe e mbyllur, ai e di mirë se çfarë bëhet në skenën politike të Libanit. Kanë ardhur njerëz të më pyesin se kush do ti fitojë zgjedhjet, apo cili do të jetë fati i partive të caktuara politike, por unë kam vënë buzën në gaz me këtë naivitet të atyre që më kanë pyetur. Dikur në të ri kishte një pasion të veçantë për futbollin, që tani i është shuar me kalimin e viteve dhe me ndryshimin e mënyrës së jetesës. Pjesën më të madhe të ditës, madje 14 orë rresht ai e kalon në lutje, apo duke u marrë me zarzavatet e kopshtit, si dhe duke lexuar libra mistikë. 5 orë në 24 ia kushton gjumit. Sipas rregullave të përcaktuara nga Vatikani nuk i lejohet që të shkurtojë mjekrën, apo të flejë më shumë se 5 orë. Pavarësisht jetës që e kalon në heshtje të thellë e në një marrëdhënie vetëm me Zotin, at Dario thotë se ai nuk mërzitet kurrë dhe rekomandon që edhe të tjerët, njerëzit e botës së zhurmshme e plot stres duhet që ti kushtojnë më shumë vëmendje jetës shpirtërore, meditimit, kohës së kaluar me veten, të mendojnë se nga vijnë, ku shkojnë dhe ta kuptojnë se të gjitha gjërat kanë një qëllim dhe bëhen për një qëllim. “E rëndësishme është të dëgjosh mençurinë që qëndron brenda nesh, por që e kemi shtypur me mënyrën e keqe të jetesës, me kotësitë e kësaj jete dhe mosbesimin që kemi te fakti që jemi zotër të vegjël që mund të mbrujmë realitetin tonë me vullnetin e lirë.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24558. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24558