Henri: Falemnderit Venger
Sulmuesi francez i Barcelones, Henri nuk e ka per turp te pohoje se nuk do te ishte ky futbollist sot, nese nuk do te kishte punuar me teknikun e Arsenalit, Venger. Henri shpjegon se si tekniku francez e mori te skuadra londineze per ta transformuar nga nje sulmues krahu, ne nje makine-goli, nga me te miret ne ligen e pare angleze. Natyrisht trofete qe fitova me Barcelonen dhe sidomos ajo ne ligen e kampioneve, ishte shume speciale per mua, pasi nuk e kisha fituar me pare. Por jam i lumtur tu them te gjitheve se ne qofte se nuk do te ishte puna e Vengerit, sot nuk do te isha ky futbollist qe jam, pohoi Henri. Asnjehere nuk do ta harroje ate besim te madh qe pati Arsene ne aftesite mia. Me qendroi prane, me stimuloi ndaj dhe do ti jem per jete mirenjohes Vengerit. Dua te shtoje gjithashtu se kur erdha te Arsenal ishte i demoralizuar, por Arsene i njihte aftesite e mia dhe ndertoi per mua historine e madhe ne futboll. Ai e dinte kohen qe do te investonte per mua dhe te tjeret. Vazhdoje te mbaje lidhjet me Vengerin, te ndjek ne TV Arsenalin. Per mua nuk mund te nenkuptosh Arsenalin pa emrin Arsene Venger. Kur Henri u largua nga Arsenal per te kaluar te Barcelona ai kishte shkruar emrin e tij si nje nga sulmuesit me te medhenj ne historine e klubit londinez: 226 gola ne 364 ndeshjet me topcinjte. Trofete individual nuk munguan per Henrin, ai u kthye ne nje idol ne Hajburi. Tani Henri luan te Barcelona, nje klub i madh dhe me shume tradite, por pa harruar asnjehere, Arsenalin, Vengerin dhe tifozet e mrekullueshem. Henri beson se Barcelona mund te perseris suksesin e sezonitt te kaluar dhe pse sfida me Realin e Madridit do te jete e veshtire. Enderron nje sukses te dyte ne ligen e kampioneve, por pa harruar te nenvizoje dhe nje here dashurine dhe mirenjohjen per Vengerin: Pa te nuk do te isha sit ky futbollist.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23545. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23545

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23545. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23545