Hena dhe misteret e saj

Narkomane

Valoris scriptorum
Gjithmone kam dashur te shkruaj per Henen dhe misteret e saj por nuk kam kohe te mjaftueshme. Rasti e solli qe sot te kem pak kohe. Dhe pa vonuar po filloj te shkruaj.
Gjithmone ajo qe me terheq me shume ne keto tema eshte misteri qe I vesh ngjarjet ose objektet, erresira qe fshihet pas tyre. Te pathenat e Henes, satelitit tone.

Qe nga fillimi I historise sone ne qiellin mbi Toke, gjithmone ka egzistuar nje objekt I rrumbullaket dhe I shndritshem, cdo njeri nga ne e ka pare dhe te gjithe e quajme Hene. Pavaresisht gjashte vizitave qe I kane bere astronautet amerikane gjate viteve 1969 – 1972 Hena ende mbetet nje enigme per shkencen .

Shkencetaret enderonin per kohen qe do te ecnin mbi siperfaqen e Henes dhe shpresonin qe duke studiuar perberjen e ketij sateliti do te arrinin te zgjidhnin shume mistere per origjinen e planetit dhe sistemit tone diellor. Pas gjashte vizitave ne Hene , perceptimi I njerezve ishte se tashme kishin mesuar gjithcka. Por te njejtet shkencetare te studimit te Henes nuk kishin arritur ndonje perfundim te perbashket as per pyetjet me elementare, si p.sh. se si u krijua Hena ne fillim. Pavaresisht 842 paundeve shkemb, sasise se dheut, fotove dhe videove, si dhe vendosja e pese stacioneve shkencore nukleare ne siperfaqen e Henes, ende nuk ka ndonje zgjidhje apo perfundim te prere per misteret esaj.
Ne te vertete ka ndodhur e kunderta : Ajo qe kemi mesuar per Henen na ka bere te ngrejme me shume pyetje. Hena mbetet nje mister. Ajo eshte shume me e komplikuar nga sa e kishim menduar ne fillim. Shkembinjte dhe te dhenat e tjera qe sollen misionet Apollo flasin per nje sere misteresh , qe te cilat te lene me goje hapur.
Hena eshte shume me vjeter se sa ishte menduar bile eshte me e vjeter se sa Toka. Duke analizuar gjurmet qe kane lene rrezet kozmike mbi shkembinjte e Henes , shkencetaret I kane datuar ato rreth 4.5 miliard vjet me te vjeter se Toka . Sot eshte pranuar nga shkencetaret se mosha e Tokes eshte rreth 4.6 miliard vjet . Por gazeta e Harvardit per astronomine “Sky and Telescope” shkruan ne nje artikull se ne konferencen per Henen ne vitin 1973 u paraqiten te dhena mbi shkembinjte e Henes , mosha e te cileve daton 5.6 miliard vjet qe do te thote 1 miliard vjet me te vjeter se Toka. Kesaj I shtohet edhe fakti se pluhuri henor ku u gjeten shkembinjte eshte 1 miliard vjet me I vjeter se shkembinjte . Analizat kimike treguan se shkembinjte kishin permbajtje krejt te ndryshme nga ajo e pluhurit rreth tyre.
Hena ka tre shtresa te ndryshme shkembinjsh ne kundershtim me teorine qe objektet me te renda zhyten, ne Hene shkembinjte me te rende gjenden ne siperfaqe. Don Wilson shprehej : Elementet refraktare si titanium jane aq te shumte ne siperfaqe n e Henes sa shume gjeokimiste shprehen se perzierjet refraktare jane sjelle me shumice ne Hene ne nje menyre qe ende nuk dihet. Ubel ish redaktor shkencor I “CBS Televizion” nre pyetjen :”Nese Hena dhe Toka jane krijuar ne te njejten kohe dhe prane njera tjetres pse njera prej tyre (Toka) ka mare te gjithe hekurin dhe tjetra (Hena) pothuajse fare? Ndryshimet sugjerojne se Toka dhe Hena u krijuan larg njera tjetres, ide kjo qe perplaset me pamundesine e astrofizikanteve per te shpjeguar se si egzaktesisht hena u be satelit I Tokes”
Hena eshte jashtezakonisht e thate . Asnje nga shkembinjte Henore nuk permban uje apo molekula uji te lidhura me mineralet. Por aparatet e vendosura ne Hene nga Apollo ne 7 mars 1971, derguan ne Toke sinjale se nje ere uji sapo kishte kaluar ne siperfaqen e Henes. Meqenese atje nuk ka ajer dhe shtypje atmosferike cdo sasi uji avullon por pyetja eshte se nga erdhi ky uje? Reja e avullit zgjati rreth 14 ore dhe mbuloi nje siperfaqe rreth 100 milje katrore. Nga NASA u tha qe u cane dy cisternat me uje qe u cuan ne hene nga Apollo 12 dhe 14 por ato ishin rreth 180 kilometra larg njera tjetres dhe sasia e ujit ishte 100 litra pra si mund te mbulonin nje siperfaqe te tille?
Gjithashtu shkembinjte henore rezultonin te magnetizuar forca ishte shume e dobet por megjithate ajo egzistonte. Ajo qe e ben kete te cuditeshme eshte fakti se hena nuk ka fushe magnetike
Prania ne Hene e shkembinjve te bute qe jane krijuar nga ngurtesimi I llaves provon faktin se dikur ne Hene ka pasur rrjedhje te jashtezakoneshme llave, por nuk ka snje prove se Hena ka qene ndonjhere aq e nxehte sa te krijonte shperthime vullkanike temperature e saj e brendeshme eshte rreth 1800 grade F. tjeter gje e cuditeshme eshte fakti se kater te pestat e shkembinjve te bute me origjine llave jane ne pjesen qe shihet nga Toka. Nje perberes tjeter I mistershem jane maskonet ( mas ate medha rrumbullake me densitet te madh qe shtrihen deri 40 milje nen qendren e shkembinjve te bute te Henes. Maskonet jane objekte shume te gjera ne forme disku qe mund te jene ndertuar ne menyre artificiale. Nuk eshte e mundur qe disqe te tilla te rrumbullakta te jene vendosur ne qender te cdo masivi shkembor Henor rastesisht apo aksidentalisht.
Gjate misioneve “Apollo” paisjet sizmografike te vendosura ne vende te ndryshme te Henes ndermjet viteve 1969 – 1977 regjistruan rreth 3000 termete Henore ne vit. Shumica e tyre shkaktohej nga goditja e meteoreve, por nje pjese e mire e tyre vinte nga thellesia e Henes . Por e cuditeshmja ishte se dridhjet perseriteshin ne te njejten menyre dhe ne te njejeten kohe. A eshte e mundur qe levizjet e shkembinjve ne thellesi te Henes te ndodhin egzaktesisht ne te njejten menyre?
Ka shume tregues qe sugjerojne qe Hena mund te jete bosh nga brenda. Densiteti mesatar I Henes eshte rreth 3,34 gram per centimeter kub, nga 5,5 gram qe eshte ai I Tokes. Ne vitin 1962 shkencetari I NASA-s Gordon Mcdonald eshte shprehur “Nese do ti reduktonim te dhenat astronomikedo te shihnim se te dhenat dhe llogaritjet kerkojne qe brendesia e Henes te jete me pak e dendur se siperfaqja e saj. Ne te vertete, do te dukej se Hena eshte me shume nje sfere bosh sesa nje sfere homogjene”
Eksperimentet “Lunar Orbiter”kane shtuar ne menyrete ndjeshme njohurine tone per fushen gravitacionale te Henes duke na sinjalizuar per mundesine e frikshme qe Hena te jete bosh. Perse e frikshme? Carl Sagan eshte shprehur ne 1966 ne librin e tij “Jeta inteligjentene Univers”se “Nje satelit natyral nuk mund te jete objekt bosh”
Fakti me befasues se Hena mund te jete bosh u paraqit ne 20 nentor 1969 kur ekipi APOLLO 12 leshoi modulin Henor qe te perplasej ne siperfaqen e Henes per te shkaktuar nje termet artificial. Moduli u perplas rreth 40 milje nga vendi ku ishte ulur APOLLO dhe paisjet regjistruan dicka qe ishte shume e papritur dhe e habiteshme . Hena kumboi si nje kembane per me shume se nje ore.Njeri nga drejtoret e eksperimentit Maurice Ewing u shpreh “ishte sikur dikush dikush te kishte goditur nje kembane kishe dhe kumbimin e saj ta kishte degjuar per 30 minuta. Asnjeri prej nesh nuk ka pare nje gje te tille ne Toke” E njejta dukuri u perserit kur APOLLO 13 perplasi nje pllake me nje force prej 11 ton dinamit Hena reagoi si nje gong dhe kumbimi vazhdoi per 3 ore e 20 minuta.
Ne 13 Maj 1972 nje meteor I madh u perplas ne Hene me nje force te barabarte me 200 ton dinamit Shkencetaret u befasuan kur asnje nga valet sizmike nuk u kthye prapa duke konfirmuar dicka te pazakonte ne brendesi te Henes
Hena ka nje guacke tejet te forte dhe nje brendesi shume te lehte ose joegzistuese Guacka e Henes permban minerale te errata si Titanium qe perdoret ne Toke per ndertimin e anijeve hapesinore dhe avioneve. Shume njerez e kane ne mendje imazhin televiziv te astronauteve tane kur tentuan te shpojne siperfaqen e Henes. Turielat e tyre te posacme ariten te shpojne vetem disa centimetra dhe u thyen si qelq nga fortesia e siperfaqes se Henes. Enigma e u komplikua kur u zbulua se materialet e forta ishin metale te perpunuara. Ekspertet u befasuan kur pane se shkembinjte permbanin tunxh, mike dhe amphibole, pervec titaniumit thuajse teresisht te paster. Sipas “Argone National Laboratory” ne shkembinjte henore u zbuluan dy minerale qe deri atehere nuk ishin gjendur ne Toke Uranium 236 dhe neptunium 237. Nderkohe u zbuluan edhe grimca hekuri te ndryshkur. Ndersa ne 1976 “Associated Press” dha njoftimin se ruset kishin gjetur grimca hekuri qe nuk ndryshken. Hekuri qe nuk ndryshket eshte I panjohur ne Toke dhe pertej teknologjise se sotme Tokesore.
Padyshim misteri me I madh per Henen tone eshte krijimi I saj dhe menyra se si ajo filloi te egzistonte. Ka disa teori per krijimin e Henes. Si ajo e shkeputjes se nje pjese nga Toka jone, por se si askush nuk kishte mundur ta shpjegonte . Kjo teori u hodh poshte kur u zbulua ngjashmeria shume e paket me Token. Teoria e krijimit te Henes nga bashkimi I copave te mbetura ne hapesire gjate formimit te Tokes. Teoria tjeter eshte se Hena lindi diku tjeter dhe me vone u fut ne fushen gravitacionale te Tokes . Ketu jane dy teori njera qe Hena ishte nje planet I vogel qe u perplas me Token dhe u krijuan mbetje qe me vone u bashkuan dhe formuan Henen. Tjetra thote qe Hena ishte duke kaluar ne sistemin tone diellor kur u kap nga forca gravitacionale e Tokes dhe u terhoq ne orbite. Por snjera nga keto nuk eshte bindese pasi nuk gjenden faktet per te mbeshtetur nje teori te tille. Shkencetari Isaac Asimovka shkruan: “ Hena eshte shume e madhe per tu kapur nga Toka . Gjasat per per nje Hene qe kapet nga Toka dhe vendoset ne nje orbite te rrumbullaket rreth Tokes jane shume te vogla per ta bere kete teori te besueshme. Orbita jo vetem qe eshte nje rreth pothuajse perfekt por eshte e qendrueshme dhe e pandryshueshme , gjithmone e njejta faqe sheh nga Toka. Me sa dime nga te dhena shkencore Hena eshte I vetmi satelit natyror me nje orbite te tille. Orbita e rrumbullaket e Henes eshte vecanerisht e cuditeshme pot e marrim parasysh se qendra e mases se Henes eshte me shume se 1 nilje me prane Tokes se sa qendra gjeometrike. Mjafton vetem ky fakt qe te shkaktohet nje orbite e crregullt dhe e paqendrueshme. Per me teper te gjithe satelitet e tjere natyrale te sistemit tone Diellor vertiten ne nje orbite qe eshte ne planin e ekuatorit te planetit perkates , por jo Hena orbita e se ciles eshte , ne menyre te habiteshme , me prane orbites se Tokes rreth Diellit, me nje pjerresi ndaj ekliptikut te Tokes prej me shume se 5 grade
Shkrimtari shkencor William Roy Shelton shkruan “Eshte e rendesishme te kujtojme se patjeter duhet te kete qene dikush ose dicka qe e ka vendosur Henen ne orbiten e soj rrethore. Ashtu si nje anije kozmike si APOLLO e cila ben nje rrotullim rreth Tokes per 90 minuta ne nje lartesi prej 100 miljesh I duhet nje shpejtesi prej 18 000 miljesh ne ore per te qendruar ne orbite, ashtu edhe Henes I eshte dashur qe dikush ti jepte shpejtesine e duhur per peshen dhe lartesine e saj, dhe eshte e pamundur qe nje objekt te haset me te gjithe faktoret qe I duhen per te qendruar ne orbite kaq perfekte. Dicka duhet ta kete vendosur , por cfare eshte kjo dicka ?
Nese orbita perfekte dhe e qendrueshme e Henes konsiderohet si rastesi, a eshte rastesi edhe fakti qe Hena eshte ne largesine e duhur nga Toka per ta mbuluar plotesisht Diellin gjate nje eklipsi. Ndersa diametric I Henes eshte vetem 2160 milje krahasuar me diametrin gjigant te Diellit prej 864 000 miljesh ajo eshte vendosur ne largesine perfekte per te qene ne gjendje qe ta mbuloje te gjithe Diellin me perjashtim te kurores se tij te zjarrte “
Asimovi shpjegon “Nuk ka ndonje arsye astronomike qe ta beje Henen dhe Diellin te pershtaten kaq mire me njeri tjetrin kjo eshte nje nga koicidencat me te medha dhe vetem Toka nga te gjithe planetet eshte e bekuar ne nje menyre te tille.
Shume pak rendesi ju dha shkencetareve Michael Vasin dhe Alexander Scherbakov kur ata botuan nje artikull ne revisten shkencore sovjetike :”SPUTNIK” me titull “A eshte Hena krijim I inteligjences aliene?”
Sipas teorise se tyre Hena nuk eshte teresisht natyrale por nje planetoid, I cili u boshatis biliona vjet me pare ne skajet e e largeta te hapesires prej qenieve inteligjente qe zoteronin teknologji me te perparuara se ato qe kemi ne sot. Makineri te stermedha kishin shkrire brendesine e Henes per te formuar guva gjigante dhe materialin e shkrire e kishin derdhur ne siperfaqe duke formuar keshtu maskonet. Me pas e kishin zhvendosur neper kozmos per ta sjelle atja ku eshte sot, ne orbiten rreth Tokes.
Dy shkencetaret shkruanin ne artikullin e tyre “Duke ju larguar cdo rruge tradicionale hasem ne fillim ne ate qe ne fillim duket sin je fantazi e papergjegjeshme, por sa me shume dhe imtesisht I studiojme te dhenat qe njerezit kane mbledhur per Henen aq me shume bindemi se nuk ka as edhe nje fakt te vetem qe ta hedhe poshte teorine tone. Jo vetem kaq por shume gjera te cilat deri tani jane konsideruar si enigma ,jane te shpjegueshme nen driten e kesoj teorie te re.
Don Willson u shpreh” Egzistojne shume fakte qe perputhen me teorine e re prandaj ajo nuk duhet hedhur poshte por te studiohet me shume kujdes.” Vete shkencetaret kane zbuluar dhe po zbulojne fakte shkencore te mahniteshme dhe hutuese , qe tregojne se Hena nuk eshte ashtu si duket, por nje bote qe mund te mos jete krejtesisht natyrale”.
Sado e pabesueshme te duket kjo teori ne fillim , mbani parasysh se si ne baze te kesaj teorie mund tu jepet shpjegim te gjitha misterve te Henes.
Kjo teori shpjegon pse Hena eshte shume me e vjeter se Toka dhe ndoshta me e vjeter se sistemi yne diellor. Do te shpjegonte se perse ka tre shtresa teresisht te vecanta ne Hene . Me material me te dendur ne siperfaqe me te bute nen te dhe bosh perbrenda, sin je trup anijeje kozmike
Do te shpjegonte se perse nuk ka gjurme uji ne siperfaqe, pavaresisht qe te dhenat tregojne se ka uje ne brendesi
Teoria e satelitit artificial do te shpjegonte edhe termetet ritmike si reagim te ndertimeve artificiale . Po kjo teori do te shpjegonte edhe teorine e Henes bosh. Si nje Hene e boshatisur artificialisht qe tingellon si kembane sa here goditet nga dicka
Ka gjithashtu edhe te dhena tronditese qe tregojne se ne kujtesen njerezore eshte ruajtur nje kujtim per nje periudhe kur Hena nuk egzistonte.
Aristoteli na tregon per nje popull qe quhej Pros helenes te cilet jetonin ne Arkadi ne nje rajon ne Greqine qendrore . Ata jetonin aty perpara mberitjes se grekeve. Emri “Helenes” perendesha greke e Henes , I referohet vete Henes dhe termi Pros helenes do te thote para Henes. Sipas legjendes se lashte Proshelenet thoshin se Arkadia u takonte atyre sepse ata kishin jetuar aty perpara se ne qiell te shfaqej Hena
Ne tekstet Tibetiane flitet per nje popull ne nje continent te humbur te quajtur “Gondeeana” qe thuhet se ishin civilizuar perpara se Hens te ndriconte qiellin e nates.
Legjenda dhe shkrime te lashta ka ane e mbane botes qe flasin per kohen para dhe mbas Henes
Sipas shume studiuesve mendohet qe Hena te jete vendosur ne kete orbite rreth 11500 -13 000 vjet me pare.

Ne nje shkrim tjeter do te flas per fakte reale qe jane pare dhe zbuluar ne siperfaqen e Henes : si fluturime UFO-sh, drita, ura, konstruksione, konflikte me banore te Henes ,piramida etj.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Misteret e pa thena te Henes.

E bukur, e shndriteshme, romantike ne netet e veres kur qielli eshte I paster, Mendjemadhe, kur leshon driten e saj te argjendte dhe rri e veshtron Token nga lart……………… E tille eshte Hena jone

Që nga fillimi i historisë sonë në qiellin mbi Tokë, gjithmonë ka ekzistuar një objekt i rrumbullakët dhe i shndritshëm, çdo njeri nga ne e ka parë dhe të gjithë e quajmë Hënë. Pavarësisht gjashtë vizitave që i kanë bërë astronautët amerikanë gjatë viteve 1969 – 1972 Hëna ende mbetet një enigmë për shkencën. Shkencëtarët ëndërronin për kohën që do të ecnin mbi sipërfaqen e Hënës dhe shpresonin që duke studiuar përbërjen e këtij sateliti do të arrinin të zgjidhnin shumë mistere për origjinën e planetit dhe sistemit tonë diellor.

Pas gjashtë vizitave në Hënë, perceptimi i njerëzve ishte se tashme kishin mësuar gjithçka. Por të njëjtët shkencëtarë të studimit tëe Hënës nuk kishin arritur ndonjë përfundim të përbashkët as për pyetjet më elementare, si p.sh. se si u krijua Hëna në fillim. Pavarësisht 842 paundëve shkëmb, sasisë së dheut, fotove dhe videove, si dhe vendosja e pesë stacioneve shkencore nukleare në sipërfaqen e Hënës, ende nuk ka ndonjë zgjidhje apo përfundim të prerë për misteret e saj.

Në të vërtetë ka ndodhur e kunderta: Ajo që kemi mësuar për Hënën na ka bërë të ngrejmë më shumë pyetje. Hëna mbetet një mister. Ajo është shumë më e komplikuar nga sa e kishim menduar në fillim. Shkëmbinjtë dhe të dhënat e tjera që sollën misionet Apollo flasin për një sërë misteresh, të cilat të lënë me gojë hapur.

Hëna është shumë më e vjetër se sa ishte menduar, bile është më e vjetër se sa Toka. Duke analizuar gjurmët që kanë lënë rrezet kozmike mbi shkëmbinjtë e Hënës , shkencëtarët i kanë datuar ato rreth 4.5 miliard vjet më të vjetër se Toka. Sot është pranuar nga shkencëtarët se mosha e Tokës është rreth 4.6 miliard vjet, por gazeta e Harvardit për astronominë “Sky and Telescope” shkruan në një artikull se në konferencën për Hënën në vitin 1973 u paraqitën të dhëna mbi shkëmbinjtë e Hënës, mosha e të cilëve daton 5.6 miliard vjet që do të thotë 1 miliard vjet më të vjetër se Toka. Kësaj i shtohet edhe fakti se pluhuri hënor ku u gjetën shkëmbinjtë është 1 miliard vjet më i vjetër se shkëmbinjtë. Analizat kimike treguan se shkëmbinjtë kishin përmbajtje krejt të ndryshme nga ajo e pluhurit rreth tyre.
Hëna ka tre shtresa të ndryshme shkëmbinjsh në kundërshtim me teorinë që objektet më të rënda zhyten, në Hënë shkëmbinjtë më të rëndë gjenden në sipërfaqe. Don Ëilson shprehej: Elementet refraktare si titanium janë aq të shumtë në sipërfaqen e Hënës sa shumë gjeokimistë shprehen se përzierjet refraktare janë sjellë me shumicë në Hënë në një mënyrë që ende nuk dihet. Ubel ish redaktor shkencor i “CBS Televizion” në pyetjen: “Nëse Hëna dhe Toka janë krijuar në të njëjtën kohë dhe pranë njëra-tjetrës pse njëra prej tyre (Toka) ka marrë të gjithë hekurin dhe tjetra (Hëna) pothuajse fare? Ndryshimet sugjerojnë se Toka dhe Hëna u krijuan larg njëra-tjetrës, ide kjo që përplaset me pamundësinë e astrofizikantëve për të shpjeguar se si ekzaktësisht hëna u bë satelit i Tokës”.

Hëna është jashtëzakonisht e thatë. Asnjë nga shkëmbinjtë Hënorë nuk përmban ujë apo molekula uji të lidhura me mineralet. Por aparatet e vendosura në Hënë nga Apollo në 7 mars 1971, dërguan në Tokë sinjale se një erë uji sapo kishte kaluar në sipërfaqen e Hënës. Meqënëse atje nuk ka ajër dhe shtypje atmosferike çdo sasi uji avullon por pyetja është se nga erdhi ky ujë? Reja e avullit zgjati rreth 14 orë dhe mbuloi një sipërfaqe rreth 100 milje katrore. Nga NASA u tha që u çanë dy çisternat me ujë që u çuan në Hënë nga Apollo 12 dhe 14 por ato ishin rreth 180 kilometra larg njëra-tjetrës dhe sasia e ujit ishte 100 litra pra si mund të mbulonin një sipërfaqe të tillë?

Gjithashtu shkëmbinjtë hënorë rezultonin të magnetizuar forca ishte shumë e dobët por megjithatë ajo ekzistonte. Ajo që e bën këtë të çuditshme është fakti se Hëna nuk ka fushë magnetike.

Prania në Hënë e shkëmbinjve të butë që janë krijuar nga ngurtësimi i llavës provon faktin se dikur në Hënë ka pasur rrjedhje të jashtëzakonshme llave, por nuk ka asnjë provë se Hëna ka qenë ndonjëherë aq e nxehte sa të krijonte shperthime vullkanike. Temperatura e saj e brendshme është rreth 1800 grade F. Tjetër gjë e çuditshme është fakti se katër të pestat e shkëmbinjve të butë me origjinë llave janë në pjesën që shihet nga Toka. Një përbërës tjetër i mistershëm janë maskonet ( masa te mëdha rrumbullake me densitet të madh që shtrihen deri 40 milje nën qendrën e shkëmbinjve të butë të Hënës. Maskonet janë objekte shumë të gjera në formë disku që mund të jenë ndërtuar në mënyrë artificiale. Nuk është e mundur që disqe të tilla të rrumbullakta të jenë vendosur në qendër të çdo masivi shkëmbor Hënor rastësisht apo aksidentalisht.

Gjatë misioneve “Apollo” paisjet sizmografike të vendosura në vende të ndryshme të Hënës ndërmjet viteve 1969 – 1977 regjistruan rreth 3000 tërmete Hënore në vit. Shumica e tyre shkaktohej nga goditja e meteorëve, por një pjesë e mirë e tyre vinte nga thellësia e Hënës. Por e çuditshmja ishte se dridhjet përsëriteshin në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë. A është e mundur që lëvizjet e shkëmbinjve në thellësi të Hënës të ndodhin ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë?

Ka shumë tregues që sugjerojnë që Hëna mund të jetë bosh nga brenda. Densiteti mesatar i Hënës është rreth 3,34 gram për centimetër kub, nga 5,5 gram që është ai i Tokës. Në vitin 1962 shkencëtari i NASA-s Gordon Mcdonald është shprehur: “Nëse do t’i reduktonim të dhënat astronomike do të shihnim se të dhënat dhe llogaritjet kërkojnë që brendësia e Hënës të jetë më pak e dendur se sipërfaqja e saj. Në të vërtetë, do të dukej se Hëna është më shumë një sferë bosh sesa një sferë homogjene”.

Eksperimentet “Lunar Orbiter”kanë shtuar në mënyrë të ndjeshme njohurinë tonë për fushën gravitacionale të Hënës duke na sinjalizuar për mundësine e frikshme që Hëna të jetë bosh. Përse e frikshme? Carl Sagan është shprehur në 1966 në librin e tij “Jeta inteligjente në Univers” se “Njëe satelit natyral nuk mund të jetë objekt bosh”.

Fakti më befasues se Hëna mund të jetë bosh u paraqit në 20 nëntor 1969 kur ekipi APOLLO 12 lëshoi modulin Hënor që të përplasej në sipërfaqen e Hënës për të shkaktuar një tërmet artificial. Moduli u përplas rreth 40 milje nga vendi ku ishte ulur APOLLO dhe paisjet regjistruan diçka që ishte shumë e papritur dhe e habiteshme. Hëna kumboi si një këmbanë për më shumë se një orë. Njëri nga drejtorët e eksperimentit Maurice Eëing u shpreh “ishte sikur dikush dikush të kishte goditur një këmbanë kishe dhe kumbimin e saj ta kishte dëgjuar për 30 minuta. Asnjeri prej nesh nuk ka parë një gjë të tillë në Tokë”. E njëjta dukuri u përsërit kur APOLLO 13 përplasi një pllakë me një forcë prej 11 ton dinamit Hëna reagoi si një gong dhe kumbimi vazhdoi për 3 orë e 20 minuta.

Në 13 Maj 1972 një meteor i madh u përplas në Hënë me një forcë të barabartë me 200 ton dinamit Shkencëtarët u befasuan kur asnjë nga valët sizmike nuk u kthye prapa duke konfirmuar diçka të paz
akontë në brendësi të Hënës

Hëna ka një guackë tejet të fortë dhe një brendësi shumë të lehtë ose joekzistuese Guacka e Hënës përmban minerale të errëta si Titanium që përdoret në Tokë për ndërtimin e anijeve hapësinore dhe avionëve. Shumë njerëz e kanë në mendje imazhin televiziv të astronautëve tanë kur tentuan të shpojnë sipërfaqen e Hënës. Turielat e tyre të posaçme arritën të shpojnë vetëm disa centimetra dhe u thyen si qelq nga fortësia e sipërfaqes së Hënës. Enigma u komplikua kur u zbulua se materialet e forta ishin metale të përpunuara. Ekspertët u befasuan kur panë se shkëmbinjtë përmbanin tunxh, mike dhe amphibole, përveç titaniumit thuajse tërësisht të pastër. Sipas “Argone National Laboratory” në shkëmbinjtë hënorë u zbuluan dy minerale që deri atëherë nuk ishin gjendur në Tokë Uranium 236 dhe neptunium 237. Ndeërkohë u zbuluan edhe grimca hekuri të ndryshkur. Ndërsa në 1976 “Associated Press” dha njoftimin se ruset kishin gjetur grimca hekuri që nuk ndryshken. Hekuri që nuk ndryshket është i panjohur në Tokë dhe përtej teknologjisë së sotme Tokësore.

Padyshim misteri më i madh për Hënën tonë është krijimi i saj dhe mënyra se si ajo filloi të ekzistonte. Ka disa teori për krijimin e Hënës. Si ajo e shkëputjes së një pjese nga Toka jonë, por se si askush nuk kishte mundur ta shpjegonte. Kjo teori u hodh poshtë kur u zbulua ngjashmëria shumë e pakët me Tokën. Teoria e krijimit të Hënës nga bashkimi i copave të mbetura në hapësirë gjatë formimit të Tokës. Teoria tjetër është se Hëna lindi diku tjetër dhe më vonë u fut në fushën gravitacionale të Tokës. Këtu janë dy teori njëra që Hëna ishte një planet i vogël që u përplas me Tokën dhe u krijuan mbetje që më vonë u bashkuan dhe formuan Hënën. Tjetra thotë që Hëna ishte duke kaluar në sistemin tonë diellor kur u kap nga forca gravitacionale e Tokës dhe u tërhoq në orbitë. Por snjëra nga këto nuk është bindëse pasi nuk gjenden faktet për të mbështetur një teori të tillë. Shkencëtari Isaac Asimovka shkruan: “Hëna është shumë e madhe për tu kapur nga Toka. Gjasat për një Hënë që kapet nga Toka dhe vendoset në një orbitë të rrumbullakët rreth Tokës janë shumë të vogla për ta bërë këtë teori të besueshme. Orbita jo vetëm që është një rreth pothuajse perfekt por është e qëndrueshme dhe e pandryshueshme, gjithmonë e njëjta faqe sheh nga Toka. Me sa dimë nga të dhëna
shkencore Hëna është i vetmi satelit natyror me një orbitë të tillë. Orbita e rrumbullakët e Hënës është veçanërisht e çuditshme po të marrim parasysh se qendra e masës së Hënës është më shumë se 1 milje më pranë Tokës se sa qendra gjeometrike. Mjafton vetëm ky fakt që të shkaktohet një orbitë e çrregullt dhe e paqëndrueshme. Për më tepër të gjithë satelitët e tjerë natyrale të sistemit tonë Diellor vërtiten në një orbitë që është në planin e ekuatorit të planetit përkatës, por jo Hëna orbita e së cilës është, në mënyrë të habiteshme, me pranë orbitës së Tokës rreth Diellit, me një pjerrësi ndaj ekliptikut të Tokës prej më shumë së 5 gradë.
A është Hëna krijim i inteligjencës aliene?

Sipas teorise se Michael Vasin dhe Alexander Scherbakov, Hëna nuk është tërësisht natyrale por një planetoid, i cili u boshatis biliona vjet më parë në skajet e e largëta të hapësires prej qenieve inteligjente që zoteronin teknologji më të përparuara se ato që kemi ne sot. Makineri të stërmëdha kishin shkrirë brendësinë e Hënës për të formuar guva gjigande dhe materialin e shkrire e kishin derdhur në siperfaqe duke formuar kështu maskonet. Me pas e kishin zhvendosur nëpër kozmos për ta sjellë atja ku është sot, në orbiten rreth Tokës.

Dy shkencëtarët shkruanin në artikullin e tyre “Duke ju larguar çdo rrugë tradicionale hasëm në fillim në atë që në fillim duket si një fantazi e papërgjegjeshme, por sa më shumë dhe imtësisht i studiojmë të dhënat që njerëzit kanë mbledhur për Hënën aq më shumë bindemi se nuk ka as edhe një fakt të vetëm që ta hedhë poshtë teorinë tonë. Jo vetëm kaq, por shumë gjëra të cilat deri tani janë konsideruar si enigma, janë të shpjegueshme nën dritën e kësaj teorie të re.

Don Ëillson u shpreh “Ekzistojnë shumë fakte që përputhen me teorinë e re prandaj ajo nuk duhet hedhur poshtë, por të studiohet me shumë kujdes”. Vetë shkencëtarët kanë zbuluar dhe po zbulojnë fakte shkencore të mahniteshme dhe hutuese, që tregojnë se Hëna nuk është ashtu si duket, por një bote që mund të mos jetë krejtësisht natyrale”.

Aristoteli na tregon për një popull që quhej Pros Selenes, të cilët jetonin në Arkadi në një rajon në Greqinë qendrore. Ata jetonin aty përpara mbërritjes së grekëve. Emri “Selenes” perëndesha greke e Hënës, i referohet vetë Hënës dhe termi Pros Selenes do të thotë para Hënës. Sipas legjendës së lashtë, Prosselenet thoshin se Arkadia u takonte atyre sepse ata kishin jetuar aty përpara se në qiell të shfaqej Hëna.

Në tekstet Tibetiane flitet për një popull në një kontinent të humbur të quajtur “Gondeeana” që thuhet se ishin civilizuar përpara se Hëna të ndriçonte qiellin e natës.Legjenda dhe shkrime të lashta ka anë e mbanë botës që flasin për kohën para dhe pas Hënës.Sipas shumë studiuesve mendohet që Hëna të jetë vendosur në këtë orbite rreth 11500 -13 000 vjet më parë.
 
Top