Helmohen 50 nxënës në Fushë-Kosovë, hetohen shkaqet
Mbi 50 nxënës të shkollës së mësipërme aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Ata kanë shfaqur simptoma të ngjashme që janë pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke e barku, plogështi si dhe shenja të një reagimi kolektiv psikologjik, por asnjë nuk është në rrezik për jetën.

Lajmi konfirmohet për Radion Evropa e Lirë nga drejtori i Qendrës Klinike Universitare “Jusuf Ulaj”. Duke folur për shkaktarët e mundshëm ai tha për REL se “nuk kemi shenja tipike të shfrytëzimit të një helmi të posaçëm”, por ai shtoi se “po bëhen të gjitha analizat”.

Të sëmurët e parë në shkollën “Hivzi Sulejmani” janë shfaqur pasditen e djeshme.
“19 nxënës, shumica vajza, janë sëmurur të mërkurën pasdite me simptoma të njëjta, pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke dhe plogështi”, njoftoi sot Ministria e Arsimit. Kjo e fundit në një komunikatë thekson se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

Instituti Shëndetësor ka marrë mostrat e nxënësve të sëmurë për analiza. Ministria e Arsimit kërkon të mos krijohet panik deri në dhënien e rezultateve nga organet kompetente. /REL/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23293. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23293