Helmimi i nxënësve në Kosovë, ndalohen 3 të dyshuar

Helmimi i nxënësve në Kosovë, ndalohen 3 të dyshuar

Dy shtetas të Maqedonisë dhe një shtetas serb janë ndaluar gjatë fundjavës në Prishtinë, duke u hetuar lidhur me helmimin misterioz të nxënësve shqiptarë në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës ka ngritur shkallën e vigjilencës pas helmimit misterioz të nxënësve të shkollës së mesme “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë. Nga operacionet e ndërmarra janë arrestuar një grup personash, mes të cilëve dhe dy shtetas të Maqedonisë. “Tani për tani janë ndaluar persona të dyshuar, mes të cilëve edhe shtetas të huaj. Ndërsa në lidhje me atë se kush e shkaktoi këtë helmim, jemi në pritej të analizave që po i bëjnë personat përgjegjës të shëndetësisë “, ka theksuar Baki Kelani, shef i zyrës për informim në Policinë e Kosovës. Bëhet e ditur se me çështjen e analizave po merret Qendra Klinike Universitare QKU e Prishtinës, saktësisht Emergjenca, për të kuptuar se nga erdhi helmimi i 123 nxënësve të Fushë Kosovës. Gjithçka dyshohet se erdhi përmes ajrit. Pothuaj të gjithë nxënësit janë vajza dhe mosha e tyre sillet prej 14 deri në 16 vjeç. Simptomat që këta nxënës kanë pas kanë qenë vështirësi në frymëmarrje, lodhje, shtrëngime në bark dhe frikë. (INA)

dt 1 tetor
Helmohen 50 nxënës në Fushë-Kosovë, hetohen shkaqet

Mbi 50 nxënës të shkollës së Fushe-KOsoves u trajtuan në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Ata kanë shfaqur simptoma të ngjashme që janë pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke e barku, plogështi si dhe shenja të një reagimi kolektiv psikologjik, por asnjë nuk është në rrezik për jetën.

Lajmi konfirmohet për Radion Evropa e Lirë nga drejtori i Qendrës Klinike Universitare “Jusuf Ulaj”. Duke folur për shkaktarët e mundshëm ai tha për REL se “nuk kemi shenja tipike të shfrytëzimit të një helmi të posaçëm”, por ai shtoi se “po bëhen të gjitha analizat”.

Të sëmurët e parë në shkollën “Hivzi Sulejmani” janë shfaqur pasditen e djeshme.
“19 nxënës, shumica vajza, janë sëmurur të mërkurën pasdite me simptoma të njëjta, pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke dhe plogështi”, njoftoi sot Ministria e Arsimit. Kjo e fundit në një komunikatë thekson se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

Instituti Shëndetësor ka marrë mostrat e nxënësve të sëmurë për analiza. Ministria e Arsimit kërkon të mos krijohet panik deri në dhënien e rezultateve nga organet kompetente. /REL/

xakVrMCWJrA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23470. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23470

Top