Jasmin, nese nuk te ka rene rasti t'i lexosh me perpara, une mund te permend veprat e Nices (Friedrich Nietzche) ku dicka shume interesante mund te gjehet ne librin "Pertej te mires dhe te keqes".
Nje tjeter liber qe me ka pelqyer dhe qe mendoj se mund t'i permbushe te dy aspektet ku ti ke interes, filozofik dhe historik, eshte libri "Leviathan" i Thomas Hobbes. Eshte nje liber i shkruar ne shekullin e 16 dhe trajton strukturen e shoqerise dhe shperndarjen (apo perqendrimin nese shihet ne krahun e kundert) e pushtetit. Nga pershkrimet dhe menyra se si trajtohet problematika, mund te mesohen mjaft elemente per realitetin e perditshem te jetes ne shekullin e 16. Per mua kjo gje hyn tek elementet e historise.
Sidoqofte kete liber une nuk di nese eshte i perkthyer ne shqip apo jo. Vete e kam lexuar ne anglisht.