HEDONISMI!

Artemis

Primus registratum
HEDONISMI!

nf3.jpg



Referoj nje fragment nga Epicuri:

“Ne njohim Kenaqesine si instinktin e pare te Mire brenda nesh. Nga kenaqesija e fillojme secilin akt te perzgjedhjes ose eskivimit dhe tek Kenaqesija kthehemi perseri duke u thirur nga ndjenja si standard me te cilin ne arsyetojme cdo te Mire.”


Pra Hedonismi:
Flakja e frikes nga Ndeshkimi I nje fuqie mbi natyrore!
Eskivimi I situatave qe mund te na sjellin Dhimbje!
Ngopja e Senseve me te cilat me mire njohim boten!

Sa jeni ju Hedonist?
A e preferoni nje jete te tille?
A e persekutoni nje jete te tille?
Thjesht- hedon ( kenaqesija) A eshte kjo Ultimate Goal in our Lifes… edhe kur e mendojme thelle edhe kur e mendojme ceket?!

...
enjoy
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: HEDONISMI!

duhet te ishte ketu po dhe kjo qenka nje rudiment i lashte e kush e di sa here eshte prishur af-ja qe nga hedonismi i lashte /pf/images/graemlins/smile.gif

mos u ngut rrush se s'qesh tu te bo analizen as ty e as temes tate!
 

arun

Primus registratum
Re: HEDONISMI!

Unë thellësisht i kundërvihem filosofisë së hedonizmit. Hedonizmi paraqet doktrinë sipas së cilës është e mirë e gjithë ajo që ju shkakton kënaqësi dhe standard moraliteti. Sipas Objektivizmit, e mira duhet definuar, përmes një standardi racional të vlerave, sipas të cilit, kënaqësia nuk është shkaktues i parë, por vetëm pasojë; se kënaqësia që del nga të gjykuarit racional të vlerave, mund të konsiderohet si morale, dhe se kënaqësia, si e tillë nuk është udhëzim për të vepruar e as standard moral. Të thuhet që kënaqësia duhet të jetë standard moral, do të thotë vetëm atë që të gjitha vlerat të cilat i zgjidhni, me vetëdije ose pa vetëdije, në nivel racional ose iracional, janë të drejta dhe morale. Kjo do të thotë se duhet udhëhequr nga ndjenjat e rastit, nga emocionet dhe kapricet, e jo nga mendja e vet. Filosofia ime është në kundërshti me hedonizmin. Konsideroj se fati nuk arrihet përmes rrugës së rastësisë, në mënyrë arbitruese ose subjektive. Fati mund të arrihet vetëm në bazë të vlerave racionale. Për mua vlerat racionale nuk nënkuptojnë mundësi që personi ta deklarojë veten, arbitrarisht ose verbërisht, për person racional. Moraliteti ose shkenca etike janë ata që për njeriun i definojnë standardin racional dhe vlerat racionale kah të cilat duhet të synojë
 

Al-Punk

Still here
Re: HEDONISMI!

Nuk e di pse, po sa here permendet fjala Hedonism une bej antiteze me nje njeri qe po qan! Ne fund te fundit Hedonizmi eshte menyra e jeteses duke injoruar ne cdo kufi dhimbjen! Nuk mund te jete real, po vetem i genjeshtert!
 

glamdring

Forumium praecox
Re: HEDONISMI!

Hehehe, Hedonizmi, vetem emri me kujton ca kohera te tjera, kur per Hedonizmin flitesh gjysem per shaka e gjysem me seriozitet... Artemis, mos e merr per keq, por per ca kjo fjale lidhet me nje ish-teme shume kohe me pare!

Mendoj se ne kohet e sotme nje hedonist mund te jete shume afer nje psychopath! Lirite tona jane bere kaq te percaktuara, saqe te jetosh vetem kenaqesine do te thote ose nje jete krejtesisht te vetmuar ku ndihesh i izoluar nga te gjithe dhe gjithcka, ose perndryshe bie ne te njejten perkufizim te nje psychopath! Nga ana tjeter, per mua Hedonizmi eshte absurditet dhe anti-njerezor! Mbaj mend qe nje here Sophia thoshte qe te ndjekim Bachus dhe te qijme dhe pijme gjithe jeten! Problemi me kete te fundit jane:

1. Kush do prodhoje veren per ne?

2. Sa kohe do duhet para se te merzitemi?!?

Shpesh, mendoj se Hedonizmi doli si ide prej njerezve qe kishin mundesi ta jetonin jeten e tyre si te donin!

Nuk e mendoj Hedonizmin si qellimin e jetes sime, sepse mendoj se jeta ka bukuri edhe kur eshte e dhimbshme, dhe mbi te gjitha mendoj se nje person mund te gezoje shume me teper kur ka vuajtur!

Hedonizmi - nje ide tjeter filozofike pa vlere mbi njerezmin!

PS. Mos te ma marrin per keq njerezit, thjesht po kam nje muaj inati ndaj filozofise, ndonese pergjithesisht mendoj se nuk ka gje me te njerezore sesa te arrish te ngresh mendimin njerezor me larte! Thjesht, shume ide qe perkufizohen filozofi me duken nje humbje kohe dhe nje privilegj i njerezve qe nuk kane gje tjeter me te mire per te bere!
 

Al-Punk

Still here
Re: HEDONISMI!

Meqe m'u kujtua Sofia dhe diskutime qe beheshin rreth termit Hedonism + pershkrimin e Glam... qe Hedonist = psycho , a eshte e vertete qe termi Hedonism permendet nga njerez qe ne te kaluaren e tyre kane pasur nje krize depresioni?
 

EB

Primus registratum
Re: HEDONISMI!

Ideja e juaj per Hedonismin eshte pak e gabuar e me mire te them e simplifikuar. Hedonismi ose sic njihet ndryshe "the pleasure principle" nuk mund te kufizohet vetem ne veprimtari si pijme dhe bejme sex gjithe diten. Gjurme te hedonismit shihen ne aktivitete nga me te rendomtat. It all comes down to : Cdo gje qe ne bejme, cdo zgjedhje, eshte per te rritur kenaqesine perpara vuajtjes ose dhimbjes. Eshte pjese e te qenurit njeri, ne kemi lindur egoist ne natyre dhe si pasoje we act on it. neqoftese kjo e ben dike psikopat, atehere i gjithe njerezimi shembet me te.
 

renea

Primus registratum
Re: HEDONISMI!

Hedonizmi eshte gjetja e kenaqesise midis botes materiale. Si cdo filozofi tjeter boterore mbetet nje enderr apo nje perpjekje e dikujt per te qene autonom nga ligji moral natyral, natyrisht hedonizmin praktioje brenda lirise se personit tend, se kur hyn ne lirine e personit tim apo te ligji, dicka ndodh qe hedonizmi se ka qejf:Ndeshkimi /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

INESA

Primus registratum
Re: HEDONISMI!

Nuk di sa e arsyeshme eshte qe te besh vetem kenaqesine qellim te jetes, edhe pse ne qeniet e gjalla jemi te prirura drejt gjetjes se kenaqesise dhe shmangies se dhimbjes. Por nese kenaqesite e trupit jane me te forta se ato te shpirtit, ato shkaktojne shpesh dhimbje fizike ose morale. Per kete arsye lumturia e vertete qendron ne ruajtjen e lirise se shpirtit dhe ne rezistencen ndaj deshirave dhe iluzioneve. :wub: :thumbsup:
 

epiphany

Primus registratum
Re: HEDONISMI!

ne te gjitha rastet eshte iluzion, dicka e paarritdhme.te krijosh nje bote rreth vetes totalisht te paqendrushme e te mos duash te shohesh pertej.
 

zog

Primus registratum
Re: HEDONISMI!

kenaqesine me te madhe (ose si me thene, ate me njerezore) njeriut ja jep HAKMARRJA. lind pyetja a eshte edonisti hakmarres ? po qe se jo, atehere behet fjale vetem per kenaqesi bazike, ato te voglat, si pertaclliku, plogeshtia, parazitizmi, qyli, etj.


si dhe sa i perket fjales HEDONE (kenaqesi) ne shqip kemi E DON, e dua, e duam.

bukur, jo ?
 

Dolores

Primus registratum
Re: HEDONISMI!

...ne Shqiperi do tingellonte me sakte: ta ka qejfin, sepse e don e dua....ka kuptim tjeter qe eshte me i "paster"..
 

deist

Primus registratum
Re: HEDONISMI!

po qfare hedonizmi more po çka jeni ka folni. Po qysh munet mu kane e vertete kjo filozofi kur ne fillim eshte genjeshter. keta filozofat kur e kane shpike kete ide vetem s'ane pase qa me bo e kane lujte k...

Jezusi di te jete i bute por edhe i pameshirshem. Prandaj duhet te kemi kujdes nga Ai.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: HEDONISMI!

Te kishte me shum hedonista nuk do kishte kaq shum njerez te smur nga vet-vetja dhe kaq depres !

Duke filluar nga fetaret...

deist : mishi nuk esht genjeshter!
 
Top