Hazbia, djali i pestë i Michael Jackson

Hazbia, djali i pestë i Michael Jackson

Në lajmin e kaluar kemi treguar se sapo është zbuluar edhe djali i pestë i Michael Jackson dhe në këtë lajm po ju sjellim më shumë se kush është Hazbia.</p>


Hazbia jeton në Maqitev. Është i pashëm dhe zeshkan (cilësi të trashëguara nga i ati) si dhe ka dëshirë të këndoj rep. Ndjek klasën e nëntë dhe është nxënës mesatar. Kohëve të fundit ka zbuluar dashurinë e tij (gjëra të zakonshme për moshen e tij) që quhet Xhylshene. </p>


Hazbia është rritur me mendimin se babai i tij kishte qenë një partizan heroik i cili ka vdekur në një betejë historike me një zhabë. Sa i përket karrieres së tij si repist ai deri më tani numëron 4 këngë të shkruara që të gjitha diss-a për 50Cent, Eminem, Unikkatil dhe Tingulli i 3nt.</p>


Hazbia është ende i tronditur për lajmin që ka marrë dhe nuk pranon të flas me askënd mirpo na ka premtuar se posa të qetësohet pak nga kjo ngjarje tronditese (nuk është dhe aq lehtë që pas 15 vjetësh të marrësh vesh se ke baba Michaels Jackson) do të na jap intervistë mbi jetën e tij që nga fëmijëria e deri në ditë kur morri vesh të vërteten se ishte fëmija i Michael Jackson.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=338. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=338
 
Top