Harrimi i gjuhes shqipe

Al-Punk

Still here
Harrimi i gjuhes shqipe

Fëmijët e mi po e harrojnë gjuhën shqipe
Aferdita Peni
aferditap2001@hotmail.com

Eshtë shumë e vërtetë që fëmijët tanë në emigracion po harrojnë gjuhën shqipe. Unë jam vetë nënë në emigracion dhe e kam shumë shqetësim këtë për fëmijët e mi. Ne në familje flasim shqip, por koha e qëndrimit tonë me fëmijët është shumë e shkurtër. Ata janë gjithë ditën në kontakt me anglishten (shkolla, shoqëria, televizori) Këtë verë unë isha në Shqipëri dhe pata dhe fëmijët me vete. Bëra shumë mirë që vajta se për një muaj ata sikur rikujtuan shumë fjalë. Nuk e di se si do të zgjidhet ky problem që na shqetëson realisht shumë.

marre nga Gazeta Shekulli!

[ 04 Nentor 2002, 11:37: Mesazhi u editua nga Ema ]
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Mendoj se zgjidhja me e sakte e ketij problemi mjaft shqetesues per shume familje shqiptare ne emigracion konsiston kryesisht ne krijimin e mundesise per keta femije qe te lexojne libra shqip duke ju ekspozuar keshtu letersise shqipe. Eshte e vertete qe koha e kaluar me pushime ne Shqiperi ndihmon ne praktikimin e gjuhes por realisht nuk i jep pergjigje problemit te shtruar. Gjuha e folur eshte ndryshe nga ajo e shkruar, e kjo nuk do te jete kurre nje zgjidhje e pershtatshme nese keta femije nuk arrijne ta lexojne dhe shkruajne shqipen.

Eshte vertete per te ardhur keq por ky eshte realiteti i shume e shume bashkeatdhetareve ne dhe' te huaj. Ndersa eshte mjaft e veshtire per prinderit te zgjidhin problemet me akute te jeteses ne emigracion koha e mbetur ne dispozicion per te shpenzuar kohe me femijet eshte mjaft e limituar.
Personalisht mendoj se ndonese e veshtire keto lloj situatash i perballon vetem nje deshire e mire dhe kembengulese e prinderve per te rrenjosur tek femijet interesin per te mesuar gjuhen e tyre amtare.
 

amp

Primus registratum
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Nuk e kuptoj se cfare emergjence ka kjo nene por anglishtja iu duhet femijeve te saj me shume se shqipja ne keto momente duke qene ne Amerike.

Nese ka hall se femijet e saj nuk e mesojne dot shqipen me vone, te pa-afte te mesojne nje gjuhe te dyte,(Sala ska mesuar shqipen zyrtare as si gjuhe te huaj) atehere te zgjedhe midis shqipes dhe anglishtes per femijes e saj.

Fajin nuk ja ka as anglishtja as Amerika dhe askund dhe nuk ka pse fillon te shkruaje neper gazeta.

Sjell ne mendje nje shqiptar qe gjuha e tij nga shkollat fillore deri tek e mesmja ka qene greqishtja. Emrin e ka Theofan Noli. Arriti te fliste shkelqyer jo vetem shqip por dhe disa gjuhe te tjera. Nuk e di sesa gjuhe fliste por di qe ekspertet perkthyes se veprat e perkthyera nga ai nga Arabisht, Turqisht dhe Persisht tingellojne me mire ne shqip se sa nga ne arabisht apo turqisht si thone dhe ekspertet dhe sot.

Kam degjuar nje incizim te tij duke folur ne anglisht. Nje anglishte te paster dhe te kulluar si kristal.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Originally posted by Amper:
[qb]Nuk e kuptoj se cfare emergjence ka kjo nene por anglishtja iu duhet femijeve te saj me shume se shqipja ne keto momente duke qene ne Amerike.
Nese ka hall se femijet e saj nuk e mesojne dot shqipen me vone, te pa-afte te mesojne nje gjuhe te dyte...[/qb]
Amper pikerisht kjo me siper eshte gabim mendoj une. Nuk eshte ceshtje emergjencie dhe permbi te gjitha kurresesi probleme te tilla nuk duhet te analizohen ne kete trajte :nevoja apo jo nevoja per te mesuar shqip.

Eshte kulture - eshte pjese e identitetit te njeriut - thjeshte kaq. Nuk ka nevoje te mesosh shqip - zgjidhet me deshire te mesosh shqip.

Kam pershtypjen se nena qe ka shkruar nuk i konsideron femijet e saj te paafte per te pervetesuar nje gjuhe te dyte: shqetesimi i saj permblidhet ne faktin se ambjenti dhe konditat ne te cilin familja ndodhet nuk krijon mundesi qe femija te flase shqipen lirshem dhe ta praktikoje ate.
 

amp

Primus registratum
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Nuk ka nevoje te mesosh shqip - zgjidhet me deshire te mesosh shqip.

E Dashur Isabelle: Nuk e di a je nene apo jo, por duhet te bjere juve detyrimi te ju mesosh gjuhen shqipe femijeve te tuaj. Kurioz sa veten do kem e pranoj qe eshte pjese e identitetit te njeriut sikunder thoni dhe juve identitet qe duhet te e kene dhe prinderit qe para se te alarmojne gazetat se ne Nepal jane therrur 100 pula brenda nje dite te mendojne se iu takon atyre te e percjellin identitetin shqiptar femijeve. Duke qene dhe vete ne Amerike nje pjese e shqiptareve jane te zene me pune por kjo nuk eshte shkak apo arsye per mbartur nje te qare te pajustifikuar si puna e kesaj nene.

Ajo ka identitetin e saj qe i takon asaj te e percjelli tek femijet e saj. Nese nuk eshte e zonja atehere do te me duhej te thoja se me vjen shume keq qe disa nuk arrijne te e bejne. Mundesite jane te tilla dhe nuk mund te i ndryshoje. Shqiptaret duhet te organizohen te bejne shkolla shqipe(posi do jemi te paret ne Amerike!) sepse na eshte mohuar e drejta e shkollimit ne shqip? Cfare jane keto qe degjojme?

Prinderit e femijeve te i mesojne vete shqip femijeve dhe jo te qajne neper gazeta. Pike!
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Unë personalisht besoj se është e rëndësishme për të mbajtur kulturën e origjinës, dhe sipas mendimit tim kjo varet kryesisht nga veprimet e prindërve të fëmiut.

Në çdo rasht, mendoj se përdorimi i gjuhës shqipe në shtëpi është tashmë një gjë e mirë; jashtë rrethit të familjes, është normale për të folur kryesisht në gjuhën e vendit të huaj ku jetojmë.

Integracioni në kulturën e vendit që na strehon nuk është më pak e rëndësishme si mbajtja e kulturës sonë...

Për mua rruga e drejtë ndodhet gjithmonë në mes...

Përshëndetje - Demetrio.
 

Guest
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

<font color="blue">Ne nje studim te fundit, eshte vene re, qe femijet e rritur me dy gjuhe, jane me te avancuar se femijet "nje gjuhesh" dhe jo persa i perket gjuheve te huaja, por pare kjo ne aspekt te pergjithshem.
Fenomeni i femijeve dy gjuhesh ne bote, sa vjen dhe shtohet. (femije me prinder te nacionaliteteve te ndryshme, ose me gjuhe amtare te huaj, nga vendi ku jetojne).

Eshte komplet i gabuar, supozimi i rritjes se nje femije me gjuhen e vendit ku jeton, me pretekstin qe primare, duhet te jete gjuha vendase (anglishtja, greqishtja, italishtja, gjermanishtja etj).
Femijet "dy gjuhesh" arrijne ta stervisin trurin, qe foshnje dhe "kaliten" me "veshtiresi".
Kur vijne pastaj ne moshe shkollore, jane shume te afte, per te mesuar me shume se dy gjuhe.


P.s "Truri i nje femije, eshte Magnet" s´duhet harruar...



</font>
 

ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

ketu nje rol duhet te luaje edhe shteti AME duke organizuar bashkesite shqipetare kudo qe jane por si gjithmone mungon .Dhe jo vetem mungon por edhe pengon.Po ju jap nje shembull te thjeshte:vjet ne greqi erdhen ne atdheun e tyre 10 greker nga Afrika e Jugut dhe midis te tjerash ne takimin me presidentin dhe kryeministrin kerkuan ndihme me tekste shkollore per femijet e tyre.Dhe e dini se c'fare ndodhi atehere?qeverria ngriti te nesermen avionin me te gjitha materialet e nevojshme per mesimin dhe mos harrimin e gjuhes se tyre dhe u dergoi mesues te paguar nga athina.Nga ana tjeter para se te ndodhte kjo por edhe me pas te gjitha shoqatat shipetare kane kerkuar te njejten gje pa nderprerje kaq e kaq vjet ne te gjitha takimet me kryeministrat tane presidentet,ministrat e aresimit por.......... jo vetem qe nuk ua ka fershellyer njeri por edhe jane perbuzur prej tyre.Ne vend qe shteti yne te nxiste dhe te perpiqej qe te shpetonte gjuhen shqipe tek arvanitasit - qe e kane ruajtur kete gjuhe prej 400 vjetesh vetem duke e folur dhe qe me kaq admirim dhe krenari flasim dhe komunikojme me ta( qe te foluren ta hidhnin ne leter duke shruar shqip )- pengon brezat e sotem qe te mesojne shqip.Arvanitasit e ruajten gjuhen edhe mbas 400 vjetesh,ndersa femijet tane mas 7-8 vjetesh nuk dine te flasin shqip.A ja u kap mendja ket gje apo jo?
 

Dolores

Primus registratum
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Femijet jan femije ...edhe normalisht zgjedhin rrugen me te kollajshme per te komunikuar sepse nuk ndjejne as pergjegjesi apo patriotizem per gjuhen shqipe....perderisa prinderit komunikojne shqip ne shtepi edhe femijet arrijne te kapin gjuhen shume mire, por preferojne te pergjigjen anglisht deri ne nji fare moshe, me pak insistim te prinderve rreth moshes 15-16 vjecare kur jan me te pergjegjshem jan mese te afte te komunikojne shqip...per te shkruajturin duhet vetem praktike ...per kto jane edhe klasat shqip te shtunave ......nji shembull bashkebisedimi me kusheriren time 9 vjec qe ka 6 vjet ktu

Une:Xhona merr nji pjate edhe haje ate buke mos me hajde verdalle se me qelbe dynjan me therrime gjitheandej...edhe ulu ne tavoline si njeri

Xhona ulet ne tavoline edhe pergjigjet: Ok ok no need to freak out about it jeeeezzzzz dude /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ma kap tonin shume mire edhe me kupton per cfare i flas /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

/pf/images/graemlins/lol.gif Dolke me shkrive
mbesa ime flet bukur fare /pf/images/graemlins/wub.gif se nuk i thote dot "r"-te si ne shqip, po me hunde...frengjisht dmth, dhe tund koken duke thene "mirh Dada, mirh" /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Dhe kur femijet e shkrete perpiqen te flasin shqip, gjithe familja gagariset me dialektin e tyre. Nje shoqja ime ka dy djem, 10 dhe 11 vjec dhe "ne te rriturit" i kerkojme atyre te na kthejne pergjigjet ne shqip dhe pastaj po "ne" argetohemi dhe shqepemi duke qeshur. Cfare inkurajimi eshte per keto femije qe perpiqen te flasin shqip?
Tjeter, ne shume vende jashte Shqiperise nuk ka shkolla qe te shtunave p.sh. te dergosh femijet per 2 ore mesim shqipe. Duhet qe prindi vete, pasi vjen nga puna i lodhur dhe ka gjithe diten qe flet gjuhen e huaj, te shtypi butonin e shqipes vete. Nuk eshte e kollajshme, jane fjale qe nuk te vije ne mend. Une kam mamin ne shtepi dhe ajo nuk di anglisht. Me ndodh qe kur dua ti shpjegoj dicka, me lodh kerkimi i disa fjaleve te vecanta ne shqip. Teorikisht jam shume darkod qe shqipja duhet ti mesohet femijve ne emigrim, por realiteti eshte pak me ndryshe.
 

Ruri

Primus registratum
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Nuk jetoj jashte dhe nuk eshte kollaj te japesh receta ne kesi rasesh por po te isha jashte them se do beja ceshte e mundur qe krahas gjuhes tjeter ime bije te fliste shqip ..
njoh shume persona qe dhe ne shtepi per kollajllik u flasin ne gjuhe te huaj femijve pra shume here eshte dhe predispozimi i vete prinderve ,le tu blejne libra ne shqip tu flasin sa me shume per vendin e tyre.
Si ka mundesi qe kosovaret mgjs mund te jene me vite e vite jashte shtetit prape te gjith flasin shqip ??
kam shoqen e zyres qe ka jetuar me vite ne greqi tani eshte kthyer dhe djali ka hyre mne klase te pare e ka vertet prooblem, per shqipen e cale dhe te varfer te te birit por,vazhdon ti flas greqisht kur e mer ne tel me preteksin qe ai nuk e kupton i terheqe perhere vemendjen dhe i them foli shqip ndryshe ska per ta mesuar kurre.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

po neve jemi te rritur edhe kami kaluar jeten deri ne adoleshence ne shqiperi edhe kur vjen fundi harrojme noj fjale,
un e di vet noj here nuk harrij te gjej ate fjalen tamam tamam qe i perket, edhe noj here e kam te veshtir te shpreh mendimet e mia deri ne fund dhe ti bej te tjeert te kuptojne ate qe un dua tju them atyre...(PS: noj here ata te shpis me thon shko meso pak shqip para se te na flasesh se i ben fjalit pa lidhje....lol)

por ja gjeta zgjidhjen qe eshte KY FORUMI duke folur me te gjith keta ketu jo vetem mu rikujtuan shprehjet qe kam pa ditur por me kan mesuar edhe te tjera edhe te pakten kur te iki ne shqiperi nuk do ngelem me hugardh kur te me thon noj shprehje ata atje ...EUREKA.. /pf/images/graemlins/idea.gif

FLM forumista /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Pinkparadis...paska bere mire ai/ajo qe ta paska rekomandu kete forum...:=)
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

vallaj dita 1000 ti behet se do kisha perfunduar ne depresion total dhe te pakthyshem
dhe ndaj un e pershendes edhe e puth shm fort /pf/images/graemlins/kiss.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Ehhh /pf/images/graemlins/kiss.gif...forumi na ben te mos harrojme gjuhen tone /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Shpesh nuk e kuptoj se si një prind mund të flasë në shtëpi në gjuhë të huaj për kollajllik. Nuk e kuptoj se cila mund të jetë ajo gjuhë që është më e kollajtë se gjuha e nënës.

Gjëja më e rëndësishme që një fëmijë të mësojë shqipen
eshtë që ai të jetë në kontakt të vazhdueshëm me të. Kjo mund të bëhet vetëm në shtëpi. Edhe nëse takohen disa fëmijë shqiptarë me njëri-tjetrin ata përsëri do flasin në gjuhën e vendit ku ndodhen e jo në shqip. Pra mbetet vetëm që prindërit të flasin shqip me ta dhe me njëri-tjetrin. Kjo sigurisht që është një punë ekstra por edhe të komunikosh gjithë kohës në gjuhë të huaj, për më tepër në shtëpi, nuk besoj se është më e lehtë për prindin.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Harrimi i gjuhes shqipe

Shiko, kur ka familje qe vijne ne nje vend te huaj, gjeja e pare qe atyre ju duhet eshte te mesojne gjuhen e vendit ku jetojne, mbi te gjitha per tu integruar ne shoqerine e huaj. Kjo nuk ndodh per tangerllik. Ne menyre qe t'u lehtesohet jeta ayre dhe qe ata te integrohen tamam, duhet qe te te mesojne gjerat e bazes, dmth. gjuhen. Por nje gjuhe e huaj nuk mesohet duke folur tere diten shqip ne shtepi ose duke ndenjur ne ambjet shqiptar, sepse nuk e meson kurre...
Une i kuptoj ata qe flasin gjuhe te huaj ne shtepi. Me duket pak normale dhe nuk shoh ndonje problem.
 
Top