Haradinaj: Prishtina duhet ta ketë planin për veriun

Haradinaj: Prishtina duhet ta ketë planin për veriun

Ramush-Haradinaj-300x214.jpg
Mungesa e planeve nga Prishtina zyrtare, nxjerr produkte si protokolli tha sot kryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas tij Qeveria e Kosovës duhet të këtë iniciativa për plane, përfshirë edhe për veriun.</p>


Ai tha se Prishtina zyrtare e ka të drejtën politike për të qeverisur me vendin, por ajo nuk është duke e ushtruar atë në veri të Mitrovicës, dhe për pasoj kjo po krijon hapësirë për të qeverisë me vendin UNMIKU, Euleksi dhe strukturat paralele.</p>


Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një konference për media, ku prezantoj tre kandidate për kryetar të komunave në Skenderaj Drenas dhe Shtërpcë. Ndërkaq kjo parti për kryeqytet ende nuk ka përcaktuar një kandidat të mundshëm. Haradinaj tha se edhe Rexhep Gjergji, dhe Avni Arifi janë kandidate të mirë, por ai nuk e përjashtoi mundësinw qw pwr kryeqytetin tw dominohet edhe dikush tjetër, duke aluduar ne Blerim Shalën</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22238. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22238
 
Top