Haradinaj i lirë deri në një vendim. Sot në Kosovë

Ildri

Forumium maestatis
HARADINAJ-LIROHET2.jpg
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet te mberrije ne mesdite ne Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Burime nga Tribunali i Hagës kanë bërë të ditur që Haradinaj është liruar nga Tribunali për herë të dytë pas përfundimit të dëshmive dhe fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe Mbrojtjes deri në marrjen e vendimit të Trupit Gjykues në Tribunalin e Hagës në procesin e përsëritur gjyqësor kundër tij dhe bashkëluftëtarëve Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Po kështu është bërë e ditur që Haradinaj kësaj radhe do të qëndrojë në Kosovë derisa Tribunali të marrë vendimin për shpalljen e vendimit në këtë proces.
 
Top