admin
Administrator
Para pak ditësh u njoftua se prej buxhetit të Kosovës u ndan 1 milion euro tjera për promovimin e shtetit “më të ri në Evropë” (term që nuk po më pëlqen si po etiketohemi, edhe pse në moshë e gjithashtu jemi më të rinjt, por në shumë aspekte tjera nuk qëndron kështu,…) dhe sot u shfaq nëpër rrjete sociale reklama që u pa në një prej mediumeve më të fuqishme në bot CNN.
Ajo çka dëgjova për 16 sekonda ke:
“Shteti më i ri në Evropë, me ekonominë me rritjen më të shpejtë. Bashkojuni festës. Urime ditëlindjen, Republikë e Kosovës”
Ajo çka pash për 16 sekonda ke:
Bukuri natyrore, qytete të vjetra, rini e lumtur, objekte me fasada qelqi, NEWPORN, njerëz që dijnë të festojnë, dhe logon “Kosovo – The Young Europeans”.
Ajo çka prita për 16 sekonda:
…
87 njohje deri më sot e po presim me ëndje shumë njohje tjera megjithatë siç e tha një mik @Redjakova, ndoshta me këto të holla do të mund të investohej në prezencën online të Kosovës, duke mundësuar shfaqjen e rezultateve e imazheve më të mira për Kosovën, kur për të kërkohet në Google apo ndonjë motor tjetër kërkues, e kësisoj ato shtete që ende nuk na kanë njohur do të kishin një pasqyrë më të mirë mbi vendin tonë.
Por kështu me gjasë kanë vendosur ata që dijnë më mirë sesi të bëhet marketing dhe sesi të promovohet një shtet i ri, prandaj s’na mbete tjetër gjë të themi, veçse gëzuar pavarësia Republikë e Kosovës.
Lexo tek faqja e tij...