Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

alinos

Forumium maestatis
Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

nga vete titulli i kesaj teme dua te diskutojme mbi kete ceshtje. Pavaresisht nga fakti se historia shqiptare eshte e shtremberuar, mendoj se nuk jemi gati per te verteten. Hapja e dosjeve do te sjelle vetem konflikte e duke qene konfliktuale si kulture, kjo do te jete vrastare per ne...
si mendoni?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

Mendoj se e vërteta duhet të dalë gjithmonë pavarësisht pasojave. Sidomos në kontekstin aktual kur ka një kaos total në politikën shqiptare si dhe një hutim të përgjithshëm të popullsisë mbi marrëdhëniet e disa udhëheqësve politikë me regjimin komunist.

Sa më shpejt të hapen dosjet aq më shpejt populli kupton realitetin në të cilin ndodhet dhe mund të reagojë më drejtë në lidhje me të ardhmen e tij.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

çfar te vertete p.sh Kondra...?


me nje shtet kampion n'bot per korrupsion... ti pret e te hapen dosjet kujt i interesojn kto spiunlliqe akoma spo e kuptoj un

un di qe nese dikujt i interesonte dosja e vet e paguante 500 dollar ky muhebet qe ne 1994...
 

policia

Forumium maestatis
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

une jam shume dakort me kondren...
shqiptaret /pf/images/graemlins/smash.gif duhet ta dine kush kane qene bashkepunetoret e regjimit komunist, ne kemi te drejte ta dime kete...
problemi eshte se mua me duket e pamundur pasi mund te jene edhe figura te njohura si politikane ashtu edhe artiste etj...
edhe per nje arsye tjeter dosjet duhet te hapen, pasi nepermjet tyre i behet presion per te arritur ate qe duan, (une e di te kaluaren tende dhe te bej presion te besh ate qe dua une)...
kemi 16 vjet qe degjojme cdo lloj personi te njohur qe na can veshet 2 ore ne tv duke na bere moral, shqiptaret kane te drejte te dine nese keta eksponente te larte te shtetit apo edhe ne ambjente te tjera kulturore, artistike si edhe bisnesesmen te fuqishem a kane moral keta te flasin dhe te japin mendime ?!
ne duhet te dime kush eshte figure e paster dhe kush jo, nuk ka per te ndodhur asgje e frikshme... /pf/images/graemlins/smash.gif
 

mitka

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

duet te hapen patjeter...te dalin krimbat ne gjizz
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
une jam shume dakort me kondren...
shqiptaret /pf/images/graemlins/smash.gif duhet ta dine kush kane qene bashkepunetoret e regjimit komunist, ne kemi te drejte ta dime kete...

[/ QUOTE ]

kush ne vitet 90' ka qn ne moshen 40 vjeç e lart kan qen te gjith bashkpuntor te atij regjimi

ktu futen dhe burgaxhit e te internuarit, qe spiononin njoni tjetrin...

ne perjashtim arixhijve /pf/images/graemlins/laugh.gif ... te tjeret te gjith e kan ndihmuar ate regjim, me apo pa dashje

kto dihen... por ato qe zdihet esht qe per ke me t'vertet punon ky dora e zez e kombit ton Dr.Sali Berisha
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

Po te ishte e vertete i bie te gjithe te ishin miq te regjimit dhe askush nuk kishte pse te vuante. Te hapen dosjet dhe te dali e verteta ne shesh si ne gjithe vendet qe po kthehen ne demokraci. Ato qe jane marre me pislleqe do paguajne nje dite, ne mos me burg, moralisht me opinion. Aq me teper qeveritaret qe sot i sherbejne demokracise dhe i kane duart e ndyra ne komunizen te njihen publikisht. Ne votimet e tjera te dihet se cfare kane bere ne te shkuaren e tyre, nese populli i zgjedh perseri eshte pune tjeter por nese njerezit nuk dine atehere eshte mashtrim.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

ta thash ne nje menyr apo tjetren me apo pa dashje te gjith ishin miq te atij regjimi
Anablu... lexo pak me lart e do shikosh qe ne 1994... dosjet kujt i interesonte i paguante me 500 dollar e kjo esht e vertet

dhe Dr. Berisha qe vetem per motivin te destabilizoj shtetin ton ka qen per 30 vjet antar i flakt i Partis Komuniste

kto dosje duhej tu hapnin vite e vite me par e jo tani.
 

Sirena

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

Shumica e dosjeve,ato "problematike" jane zhdukur qe ne vitin 1993,keshtuqe e kote te diskutosh per kete.Tani eshte shume vone,si te hapen si te mos hapen njesoj eshte.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

Komplet dakord me Sirenen. Llafet qe behen sot jane thjesht per te kriju tymnaje. Revolucioni o behej ne 1991 o nuk behet fare.
Kane pas aq kohe te dy palet me i bo dosjet lesh sa sot nuk mendoj se kane vlere.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

kurse une mendoj ate te kunderten qe thote ujku...
pikerisht ato me te fuqishmet ekzistojne sepse ato jane mjet presioni dhe sic e shikoni ka dhene rezultat, pasi nese nuk do te ekzistonin te gjithe do te ishin dakort qe ato te hapeshin, fakti qe ato nuk hapen do te thote shume...
 

virginia

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

Ore ia vendosem ne duhet apo s duhet...po njeri degjon kete vendim? kush pyet se u tha ketu duhet te hapen dhe ata qe e kane ne dore thone "po kane te drejte, hajde ti hapim". Nqs se nuk eshte per te ndertuar historine tone hapja e dosjeve do jete per te shuajtur kurozitetin se kuroziteti eshte kafsha me gerryese qe mund ta vrase njeriun te pamunduren. desha te thosha qe kjo pyetje ka gjithmone nje pergjigje "te hapen" nqs dhe e dime qe jo vetem per nevoja historike etj por dhe per kuriozitet
 

ujku81

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

Ke quan ti me te fuqishmet. Ne Shqiperi pak vete jane qe bojne ligjin, te tjeret jane marioneta, qe nuk ke nevoje tu permendesh dosjet e sigurimit per tu bere shantazh, se kane plot te tjera.
Sigurisht qe nuk i kane zhdukur te gjitha, ta pret mendja, se i perdorin per presion, por te gjithe e dine mire qe nuk do te hapen, te pakten sa te jene gjalle ky brez.
Hapja e dosjeve permendet vetem kur flitet per politikanet, nderkohe te mos harrojme qe ka dhe te tjere.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ke quan ti me te fuqishmet. Ne Shqiperi pak vete jane qe bojne ligjin, te tjeret jane marioneta, qe nuk ke nevoje tu permendesh dosjet e sigurimit per tu bere shantazh, se kane plot te tjera.
Sigurisht qe nuk i kane zhdukur te gjitha, ta pret mendja, se i perdorin per presion, por te gjithe e dine mire qe nuk do te hapen, te pakten sa te jene gjalle ky brez.
Hapja e dosjeve permendet vetem kur flitet per politikanet, nderkohe te mos harrojme qe ka dhe te tjere.

[/ QUOTE ]
nuk po flas vetem per politikanet, ka shume artiste, shkrimtare, dhe te mos harrojme bisnesmenet /pf/images/graemlins/smash.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

Pikerisht de. Kujto Katovicen.
E ti mendon se ata njerez qe kane pushtetin ekonomik sot do ta lejojne kete gje. Harroje. Jane ne gjendje te blejne gjithe parlamentin. Leqe s'kane nevoje se nga ato qe flitet, gjysma e atyre merhumeve qe marrin rrogen atje jane bashkepunetore te vjeter. /pf/images/graemlins/smirk.gif
 

eddantes

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

PSE DUHET TE HAPEN DOSJET PER BASHKPUNETORET E SIGURIMIT KUR DIHEN EMRAT E ATYRE QE E NGRITEN SIGURIMIN DHE DHANE URDHRAT,NQSE I KENI HARRUAR PO JU A THEM UNE DISA:
ENVER HOXHA
NEXHMIJE HOXHA
RAMIZ ALIA
SULO GRADECI
deri sa nuk u hyri gjemb ne kembe ketyre 16 vjet mos derdellisni per dosje.
Kjo histori e dosjeve me kujton ate thenjen:
une ju them ja ku eshte ujku , ju kerkoni gjurmet.....!!!!
 

u74

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

Dosjet eshte mire te hapen dhe e verteta te dali .
Shume njerez qe kane ndihmuar ne presekutimin e te tjereve gjate diktatures komuniste sot jane ne poste politike dhe publike, d.m.th kane shume ndikim ne jeten e perditshme te shqiptareve . Gje qe moralisht nuk e meritojne .

Keta njerez nuk duhet te denohen penalisht por moralisht po . T'iu kthehen profesioneve dhe jetes private te tyre .
Gabuan se ishin te ri dhe te indoktrinuar apo per noj arsye tjeter . Por ama sot ata nuk duhet te jene me diktues te politikave dhe polisive publike .
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

Te hapen dosjet! Te lahen hesapt (kush eshte burre. Burra nuk ka se dihet shume mire c'fare beri dhe kush beri))! Pas saj nuk ke pse shikon mbrapa.

Pra te hapen dosjet se vetem gallate do te kete.


Te gjitha dosjet duhen hapur. Pse me perzgjedhje? Te hapen edhe dosjet e politikaneve dhe gazetareve... (Mero "Corrapja")
Une mendoje qe te fillohet qysh ne 1989-90. Te hapen dosjet dhe te shohim se si Ramiz Alia krijoi PD-ne... dhe vuri ne krye Sali Berishen. E keshut me radhe... 1997, 1998 (vrasja e Azemeit)
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Hapja e dosjeve: Kutia e Pandores

Kjo puna e dosjeve eshte si puna e melcive me ujkun. Ju po thoni ujkut "Duhet t`i dorezosh melcite ne rajonin me te afert" ne nje kohe qe vete ekzistenca e ujkut varet nga "mosdorezimi" i melcive.
Nejse edhe une ashtu them. "Te sheshi te sheshi ta hedhim qelbesiren".
Kur te qethen vicat edhe derrat bashke kane per t`u hap dosjet.
 
Top