Hapet sezoni turistik

Hapet sezoni turistik

Sarande, celet zyrtarisht sezoni turistik

Eshte celur dje zyrtarisht, sezoni veror turistik 2006 ne qytetin e Sarandes. Ne nje atmosfere festive, kryetari i Bashkise Sarande, Edmond Gjoka, tha para pjesemarresve se deshironte te falenderonte Qeverine shqiptare 'per mbeshtetjen e vecante morale dhe financiare qe po i jep qytetit tone', si dhe donatoret e rendesishem si Banka Boterore, Banka Evropiane per Zhvillim, etj. "I gjithe komuniteti yne eshte pergatitur per kete hap te madh, tha Gjoka, duke shtuar: "Saranda i pret miqte e kesaj vere me me shume rruge te rregulluara, me shume uje dhe energji elektrike, gjelberim dhe plazhe te rregulluara, por edhe me me shume qetesi e rend, edukate dhe kulture qytetare", u shpreh kryebashkiaku Gjoka. Ky eshte sezoni i trete veror qe bashkia e Sarandes e cel ne javen e pare te muajit maj. Vitin e kaluar ne bregdetin e Sarandes preferuan te kalojne pushimet rreth 50 mije turiste nga vendi dhe shtete te tjera.


Vera, rikonstruksion 5 akseve rrugore:

Investimet ne rrjetin rrugor qe lidh qytetin e Sarandes me pjesen tjeter te vendit jane trefishuar gjate ketij viti ne krahasim me vitin 2005. Drejtori Rajonal i Rrugeve, Paqesor Aliko, tha per Atsh-ne se "rruget me problematike ne vite per vizitoret e shumte qe vizitojne qytetin turistik te Sarandes, do te perfundojne brenda nje afati te shkurter kohor". Sipas tij, per rehabilitimin e pese segmenteve te rruges kombetare Jorgucat-Sarande jane akorduar nga buxheti i shtetit rreth 64 milione leke, te cilat do te sherbejne per sistemimin dhe asfaltimin e tyre. "Segmenti rrugor Jorgucat-Sarande pritet te rehabilitohet pothuajse krejtesisht deri ne daten 20 Maj, duke lehtesuar qarkullimin ne kete aks qe lidh Saranden me Gjirokastren dhe Kakavijen", perfundoi Aliko.

E Diele, 07 Maj 2006
 

ados

Primus registratum
Re: Hapet sezoni turistik

hajde, urime sa me shume turiste dhe good service .and money..
Por mos te na marre koka ere, sigurisht
 

Fioralbina

Primus registratum
Re: Hapet sezoni turistik

Saranda /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
esht vend i bukur dhe banoret kan nje dialekt shum te lezecem /pf/images/graemlins/grin.gif pse mos te shkosh thom un...duhet te shkosh patjeter!!
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Hapet sezoni turistik

2500 turistë të huaj ditorë vizituan Sarandën javën e fundit


Th. Nika

SARANDË-Në 2500 vizitorë ka arritur numri i turistëve të huaj që kanë frekuentuar Sarandën brenda një jave. Kapiteneria e Sarandës tha se turistët ditorë kanë ardhur nëpërmjet portit të Korfuzit. Kosta Dhima, zëvendëskapiten i kapitenerisë, tha se transporti i tyre është bërë me tragete të madhësive të ndryshme, duke filluar nga kruaziera "Maksim Gorki", që ishte promovues i sezonit të sivjetëm turistik, dhe me tragete të shoqërisë "Petraqis" sh.p.k. Turistët janë nga shtete të ndryshme europiane, si Portugali, Britani e Madhe, Skoci, Gjermani, Hollandë, Danimarkë etj. Mes vizitorëve, sipas Dhimës, ishte edhe një grup turistësh nga SHBA.
Vetëm një javë pas çeljes së sezonit veror Saranda ka numrin më të lartë të vizitorëve të huaj në krahasim me vite më parë. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve ditorë të zbritur në portin e Sarandës ka qenë 1050 vetë. Ndërkohë, fundjava ka shënuar një numër rekord edhe për vizitorët vendas. 2000 nxënës të shkollave të arsimit të mesëm nga qytete të ndryshme të vendit kanë preferuar ta kalojnë fundjavën në Sarandë. Shkollarët vinin nga kryqyteti dhe nga qytete si Shkodra, Fieri, Korça, Berati, Elbasani etj. Për këtë vit, ky është numri më i lartë i të rinjve që kanë kaluar fundjavën në qytetin jugor të turizmit, duke patur parasysh se një javë më parë numri i shkollarëve të akomoduar ishte 1500 vetë.
 
Top