Hapen 6 njësi të reja hetimore, Rama: Përqendrim tek lufta kundër korrupsionit

Hapen 6 njësi të reja hetimore, Rama: Përqendrim tek lufta kundër korrupsionit

TIRANË – Gjashtë njësi të reja hetimi Task-Force do të hapen në Tiranë dhe rrethe që do të merren me luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar. Kryeprokurorja Ina Rama duke prezantuar drejtuesit e rinj tha se lufta ndaj krimit ekonomik është rruga për të qenë më pranë Bashkimit Europian.</p>


“Këto njësi hapen në një kohë ku progres raporti vlerëson arritjen e njësisë të ngjashme në Tiranë dhe shpreh që ky ritëm pune të japë efekt edhe në njësitë e tjera ku do punohet”, tha Kryeprokurorja. Sipas saj, për të hyrë në BE lufta kundër krimit financiar dhe korrupsionit duhet të japë më shumë rezultat.</p>


Më tej, Rama kërkoi bashkëpunimin e tatimorëve për të hetuar këto kategori të krimit. “Kjo punë është një sfidë, ndaj duhet punë, përkushtim dhe bashkëpunim”, u shpreh ajo, duke argumentuar se “kemi të bëjmë me një natyre veprash që nuk kryhen nuk kryhen nga një individ, por kemi të bëjmë me një krim edhe më të sofistikuar. Dhe pikërisht për këtë arsye duhet shumë më tepër integritet, profesionalizëm dhe shumë kurajo për ta fituar këtë luftë”.</p>


Sipas kryeprokurores, përzgjedhja e prokurorëve të rinj u bë me shumë kujdes, duke iu nënshtruar pastërtisë së figurës.(Shekulli)</p>
kDrIaSC-UfU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25017. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25017
 
Top