Hapat e parë në botën e SEO
Kur vendosëm me hapur faqen Feniksi.Com edhe hapëm një temë duke pyetur lexuesit se cilat ishin tematikat që kërkonin ose donin të shihnin, shumica e tyre ishin të interesuar në guida të ndryshme mbi SEO. Me këtë rast po e nisim me një temë që është shumë thelbësore edhe që është baza e të gjithë punës tuaj në optimizimin e faqes. Nëse ju bëni gabim hapat e parë, atëher puna juaj mund të shkoj edhe dëm.</p>
Kështu që ju ftoj ti ndiqni me kujdes termat edhe këshillat e përmendura më poshtë. Ndoshta disa prej jush i dinë ato, ndoshta disa i kanë dëgjuar por nuk kan menduar kurrë që mund të jenë kaq të rëndësishme, ndoshta dikush si ka përdorur kurrë saktësisht, pak rëndësi ka kjo, termat e mëposhtëm janë hapat tuaja të parë në SEO edhe duhen mësuar drejt.</p>
- HTML taget e rëndësishme për SEO</p>
Optimizimi për makinat e kërkimit fillon që në ndërtimin e kodit tonë. Në HTML janë një sërë tagesh që shihen ndryshe nga makinat e kërkimit. Kët lloj tagesh i tregojnë pikërisht atyre se kush është gjëja më e rëndësishme në faqe ose kush janë informacionet që ato duhet të indeksojnë. Më poshtë janë të listuara një sërë tagesh edhe si duhet të përdoren.</p>
1. Tagu Title</p>
Tagu Title është një nga elementët më të rëndësishëm të SEO. Ky tag vendoset midis tagut HEAD në dokumentat HTML. Ju duhet të keni parasysh që në të të përfshini edhe Keywordin (fjalën kyçe që doni të konkuroni). Më poshtë keni edhe përdorimin e tij në HTML.</p>
<head>
<title> Fjala kyce </title>
</head>
2. Tagu Header</p>
Tagu Header është një tag i cili përdoret për titujt e artikujve. Në HTML ju mund të përdorni nga H1 deri në H6, ku madhësinë më të madhe të shkrimit e ka H1. Por këto lloje të ndryshme tagesh nuk kanë ndikim vetëm në shfaqjen e tekstit në madhësi të ndryshme, ato ndikojnë edhe tek SEO. Robotët e makinave të kërkimit kur “kontrollojn” një dokument HTML shofin edhe Header që janë përdorur aty. Më i rëndësishmi është H1, pastaj vjen H2 e kështu me radhë. Pra ju duke përdorur Header i tregoni makinave të kërkimit që gjërat e shënuara me H1 janë më të rëndësishme se gjërat e shënuara me H2. Ato me H2 janë më pak të rëndësishme se ato me H1 por më shumë të rëndësishme se ato me H3 e kështu me radhë gjer tek H6.</p>
Prandaj këshillohet zakonisht nëpër blogje që tagu H1 të ruhet ekskluzivisht për titujt e artikujve sepse ato janë një element i rëndësishëm. Pra si e keni kuptuar më lartë, ekziston një hierarki e këtyre tageve. Më poshtë keni të listuar shembull.</p>
<h1>Më e rëndësishmja</h1>
<h2>E dyta më e rëndësishme</h2>
<h3>E treta më e rëndësishme</h3>
<h4>E katërta më e rëndësishme</h4>
<h5>E pesta më e rëndësishme</h5>
<h6>E gjashta më e rëndësishme</h6>
3. Tagu Bold, Strong</p>
Në HTML ekzistojnë dy mënyra të ndryshme për të bërë një tekst më të theksuar. Ato jane <b> edhe <strong>. Si në rastin e mësipërm këto nuk kanë ndikim vetëm në paraqitjen në shfletues por edhe i tregojnë makinave të kërkimit që këto fjalë janë më të rëndësishme se të tjerat. Këshillohet që Keywordet në një faqe të bëhen me Bold ose Strong. Kini parasysh që mos të abuzoni me këtë gjë sepse do ju prishet paraqitja e faqes e do ju duken të gjitha me bold. Më poshtë keni rastin si mund të përdoren këto në HTML.</p>
<b>Keyword</b>
<strong>Keyword</strong>
4. Tagu imazheve</p>
Kur vendosim imazhe në faqe është mirë që ato të titullohen në bazë të përmbajtjes së tyre. Nuk këshillohet në asnjë mënyrë që të përdoren emra pa kuptim të imazheve. Gjithashtu në HTML përdorimi i tagut të imazheve ka disa atribute, ku në rastin e SEO, më i rëndësishmi është atributi ALT. Ky atribut përveçse ndihmon në rastet kur nuk shfaqet imazhi (do e shpjegojmë në guidat e ardhshme të HTML më saktë), ndihmon edhe në SEO. Bëni mirë të përdorni si ALT emrin e imazhit. Gjithashtu këshillohet që nëpër imazhe të përdoren Keywordet e faqes, normalisht duke lidhur ndonjë imazh që ka të bëjë me të edhe jo kot më kot. Më poshtë keni një rast të përdorimit të tagut të imazheve edhe atributeve në të.</p>
<img src="imazhet/keyword.jpg" alt="keyword" />
5. Tagu Anchor</p>
Tagu Anchor ose si njihet nga të gjithë tagu i linkeve, është një tjetër element domethënës. Nëse faqe të tjera linkojnë tek ju apo ju linkoni tek faqet e tjera, është mirë që si tekst të përdorni keywordin tuaj. Gjithashtu tagu anchor ka edhe një atribut që quhet title, tek i cili është mirë të vendosni keywordin tuaj. Më poshtë një shembull.</p>
<a href="http://www.faqjajuaj.com" title="keyword">Teksi me Keyword</a>
- Limitet në indeksime</p>
Makinat e kërkimit venë limite mbi disa gjëra. Përshembull në rastin e meta keyword. Kjo bëhet për të mos abuzuar me këto e për të shmangur “Spamin” e mundëshëm që mund të kërkohet të bëhet nga disa. Normalisht ju mund ti kaloni këto limite edhe nuk do të ndëshkoheni, thjeshtë motorrët e kërkimit i injorojnë fjalët apo gjërat që kalojnë këto limite edhe përmbahen vetëm në ato me limite. Më poshtë keni gjërat për të cilat makinat e kërkimit vendosin limite.</p>
1. Madhësia e një faqeje teke</p>
Madhësia e një faqeje teke në webin tuaj nuk duhet të kalojë 150 kilobytes. Kjo normalisht pa fotografitë, CSS edhe bashkangjitjet e ndryshme që ju keni. Nëse faqja juaj përmban vetem tekst e kode HTML edhe kalon këtë madhësi, atëher duhet të keni kujdes se mund të mos indeksoheni.</p>
2. Numri i linkeve në një faqe</p>
Ky është një tjetër element tjetër tek i cili ju duhet të keni kujdes. Të linkoni në artikuj të tjerë është gjë e mirë por ju duhet të keni shumë kujdes të mos keni mbi 100 links në një faqe të vetme. Kjo gjë shihet si Spam edhe mund t’ju penalizojë. Kështu që shihni mirë kur krijoni një faqe me partnerët tuaj. Linket në atë faqe, duke përfshir ato që futen edhe në sidebar apo footer nuk duhet të kalojnë 100.</p>
3. Tagu Title</p>
Më lartë përmendëm tagun Title edhe që është i rëndësishëm. Ju duhet të keni parasysh që kur të shkruani titullin tuaj të mos përdorni mbi 70 karaktere. Tek karakteret futen edhe hapësirat apo shenjat e ndryshme që ju përdorni. Mundohuni të qëndroni gjithmonë brënda këtij limiti e të mos abuzoni me përshkrime të gjata.</p>
4. Meta Description</p>
Meta description është ajo që shfaqet në google kur ju kërkoni. Pra është një tjetër element shumë i rëndësishëm që ka një limit. Meta Descriptioni juaj nuk duhet ti kalojë 155 karaktere. Nëse ju përdorni më shumë se aq karaktere, atëher ato do të injorohen edhe në përshkrimin tuaj në google do të dalin vetëm 155 karakteret e para. Kjo nuk është gjë e mirë sepse mund të ndodhi që ky limit “pren” një fjalë në gjys edhe ajo fjalë bëhet pa kuptim. Unë personalisht besoj se 155 karaktere janë mëse të mjaftueshëm me përshkruar një faqe me fjalët kryesore.</p>
5. Parametrat në URL</p>
Një URL është e përbërë nga shumë element. Këto do i mësoni më konkretisht në kurset e HTML. Një URL gjithashtu përmban parametra të ndryshëm. Këshillohet që kur të ndërtoni URL të mos përdorni më shumë se 2 parametra. Përdorimi i më shumë krijon probleme tek makinat e kërkimit e gjithashtu në validimin e kodit tuaj në xHTML valid. Më poshtë po tregoj një rast kur ka më shumë se dy parametra edhe një rast kur URL është e saktë.</p>
Rasti Keq: http://www.feniksi.com/guida.php?kategoria=1&tipi=2&taget=3&nyja=5&autori=6
Rasti i Mirë: http://www.feniksi.com/guida.php?photoshop
6. Thellësia e URL</p>
Ndërtimi i URL është shumë domethënës në SEO. Makinat e kërkimit pranojnë një limit deri në një thellësi URL-sh prej 4 hapash. Se kush është kuptimi i kësaj do jua shpjegojmë me një rast të mëposhtëm. Ju duhet të mundoheni ti mbani URL-të tuaja sa më domethënëse edhe sa më të shkurtra.</p>
Rasti Keq: Në këtë rast ne kemi përdorur më shumë se 4 thellësi për një URL: http//www.feniksi.com/tutoriale/grafika/photoshop/fillestar/brusha/falas/e-hene
Rasti Mirë: Në këtë rast kemi përdorur më pak se 4 thellësi për URL: http://www.feniksi.com/grafika/photoshop
- Elementi Canonical</p>
Faqja juaj mund të jetë e arritshme nga shumë URL të ndryshme. Fatkeqësisht robotët e kërkimit nuk janë aq të zgjuar saqë të dallojnë se është e njëjta faqe apo jo. Kështu që ju duhet ti thoni që faqet që viziton janë e njëjta faqe edhe pse URL-ja e tyre mund të jetë e ndryshme. Po marrin rastet e mundeshme si mund të arrihet në faqen tuaj.</p>
http://www.faqjajuaj.com
http://faqjajuaj.com
http://www.faqjajuaj.com/index.php
http://faqjajuaj.com/index.php
Pra si e shihni mund të jenë katër mënyra të ndryshme me anë të cilët vizitorët mund të mbërrijnë tek faqja juaj. Për të shmangur një faqe të dyfishtë edhe penalizim nga Google, ju duhet të përdorni Atributin Canonical. Atributin Canonical mund ta vini direkt mbas Meta Description edhe Meta Title tek headeri i faqes tuaj. Një shembull është më poshtë:</p>
<link rel="canonical" href="http://www.feniksi.com/" />
Duke bërë kështu ju drejtoni të gjithë vizitorët tek faqja me WWW edhe gjithashtu edhe makinat e kërkimit. Kështu që nuk do të ketë keqkuptiime me gjërat që kam përmendur më lartë.</p>
- Robotët e kërkimit </p>
Robotët e kërkimit janë ato që “vijnë” në faqen tuaj edhe e shikojnë. Të gjithë makinat e kërkimit kanë robotët e tyre. Më shumë informacione apo listimet e të gjithë robotëve mund ta gjeni në këtë faqe. Më poshtë po listoj 5 robot kërkimi, nëse doni ti shikoni të gjithë shkoni në faqen e treguar.</p>
Google Search – Googlebot/2.1 ( http://www.google.com/bot.html)
Google Image Search – Googlebot-Image/1.0 ( http://www.googlebot.com/bot.html
MSN Search – MSNBOT/0.xx (http://search.msn.com/msnbot.htm)
Yahoo Blog Search – Yahoo-Blogs/v3.9 (compatible; Mozilla 4.0; MSIE 5.5; http://help.yahoo.com/help/us/ysearch/crawling/crawling-02.html )
ASK/Teoma Search – Mozilla/2.0 (compatible; Ask Jeeves/Teoma; http://about.ask.com/en/docs/about/webmasters.shtml)
Alexa – ia_archiver/1.6
- Robots.txt</p>
Me anë të dokumentit Robots.txt që ju mund ta krijoni edhe ta ngarkoni në root të faqes tuaj, ju mund të përcaktoni fare lehtë se kë bot të lejoni të “shikoj” faqen edhe kë jo. Gjithashtu mund të vendosni se cilat direktori apo dokumenta robotët nuk duhet të indeksojnë. Një shembull ndërtimi të një Robots.txt e keni më poshtë.</p>
1. Rasti i parë:</p>
User-agent: *
Disallow: /dosja-private/
Disallow: /private?sekret.html</p>
Në rrjeshtin e parë ne zgjedhim se kujt boteve do i aplikojmë bllokomin. Në rastin tonë konkret kemi zgjedhur * që do të thotë që për të gjithë botet vlejnë rregullat e mëposhtëme. Më poshtë me anë të komandës DISALLOW ne bllokojmë direktoritë (rrjeshti dyt) ose dokumentat (rrjeshti tretë) ne mënyrë që robotët mos të kalojnë e indeksojnë ato faqe apo direktori.</p>
2. Rasti i dytë</p>
User-agent: Googlebot/2.1
Disallow: /jo-per-google.html
Sitemap: http://www.feniksi.com/sitemap.xml</p>
Në rastin e dytë tek User-agent ne kemi zgjedhur të vendosim rregulla vetëm për Google Search Bot. Nëse doni të specifikoni rregulla vetëm për bote të caktuar, atëherë duhet të shkruani emrat e tyre që mund ti gjeni nga faqja që ju dhash më lartë. Në rrjeshtin e dytë ne kemi bllokuar një dokument i cili nuk do të indeksohet nga Roboti i Google. Në rrjeshtin e tretë ne kemi vendosur një Sitemap që robotat ta indeksojnë.</p>
- Sitemap</p>
Sitemap është një element tjetër i rëndësishëm i cili nuk duhet të mungojë në asnjë faqe. Në sitemap përfshihen të gjitha linket e faqeve apo artikujve të webit tonë. Për shumë CMS Open Source ekzistojnë tool të posatshëm që e kryejnë këtë punë. Nëse ju keni faqen tuaj të ndërtuar vetë, atëher duhet të ndërtoni Sitemap. Një Tool shumë i mirë që ju ndihmon në ndërtimin e sitemap tuaj është edhe XML-SITEMAP.COM. Nëse doni ta ndërtoni vet sitemap duhet të keni parasysh Syntaxën e mëposhtëme të një Sitemape.</p>
Duhet të keni parasysh që vëndi Default që makinat e kërkimit hyjnë për të kërkuar Sitemap është root i faqes tuaj (jo root i serverit).</p>
<?xml version=1.0 encoding=UTF-8?>
<urlset xmlns=http://www.sitemaps.org/schemas/sitemap/0.9>
<url>
<loc>http://www.feniksi.com/</loc>
<lastmod>2010-03-15</lastmod>
<changefreq>monthly</changefreq>
<priority>0.8</priority>
</url>
</urlset>
- Meta Tag të Robots</p>
Më lartë folëm për Robots. Në dokumentin HTML, më saktësisht në Header ju mund të përcaktoni ca kritere për Robotët. Më poshtë po ju japim shembuj të ndryshëm. Ekziston një Syntax për përdorimin e kësaj në HTML që është:</p>
<meta name=EMRI ROBOTIT content=ARGUMENTI /></p>
Si emër roboti ju mund të përdorni robots që përfshin të gjithë llojet e robotëve (si * në rastin e mësipërm) ose të përdorni emrin e saktë të robitit.</p>
Si Argumente mund të përdorni një apo disa nga këto të mëposhtëmit:</p>
noindex – Aplikohet nga të gjithë llojet e robotëve – Faqja juaj nuk do indeksohet nga to
nofollow – Aplikohet nga të gjithë llojet e robotëve – Të gjithë linket në faqen tuaj do të jenë nofollow
noarchive – Aplikohet nga të gjithë llojet e robotëve – Faqja juaj nuk do të bëhet Cache
noodp – Aplikohet nga të gjithë llojet e robotëve, por jo për ASK – Nëse keni faqen të indeksuar në DMOZ edhe nuk përdorni këtë Argument atëherë përshkrimi i faqes tuaj momentale do të mbishkruhet nga përshkimi që keni për faqen tuaj në DMOZ
nosnippet – Aplikohet vetëm për robotët e Google – Ndalon robotët e google që të përdorin si përshkrim (nëse nuk ekziston) tekstin e ndodhur në faqe
Normalisht që për dy rastet e mësipërme ekzistojnë edhe format e tyre afermative që kanë rrol të kundërt. Bëhet fjalë për index edhe follow.</p>
Për ta kuptuar se si mund të përdoret unë po marr rastin se si a kam përdorur tek
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.feniksi.com/?p=920