49 mijë tifozë në “AËD Arena” kanë përshëndetur me duatrokitje shqiptarin Altin Lala, i cili këtë fundjavë luajti ndeshjen e fundit me skuadrën e Hannoverit. Debutimi i Lalës me skuadrën e Hannoverit ka qenë në vitin 1998 me fitoren 1-0 ndaj Karlsruher. Me këtë skuadër Lala është aktivizuar 149 ndeshje në Bundesligë, dhe ka shënuar vetëm 1 gol. Në 2004 Lala vendoset kapiteni i skuadrës dhe falë shpirtit të tij luftarak në fushë, tifozët e quanin “Shtatshkurti luftarak”.Për nderë të 36-vjeçarit, i cili për 14 vjet rresht veshi fanellën e Hanoverit, para fillimit të takimit në stadiumin AWD-Arena, ishte përgatitur një koreografi mahnitëse me mbishkrimin ‘Danke Altin 1998-2012’