Hani mëngjes… - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mos ngrënia mëngjes mund të shtojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Mëngjesi është vakt i rëndësishëm i ditës, thuhet në një studim të Harvardit, pas vëzhgimit për 16 vjet të më shumë se 26 mijë personave pa sëmundje të zemrës. Gjatë atyre viteve, më shumë se 1500 prej tyre pësuan një goditje në zemër.

Sipas studimit, njerëzit që anashkaluan vaktin e mëngjesit ishin 27% më shumë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës sesa ata që hanin në mëngjes.

Në përgjithësi, njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë zakone të këqia shëndetësore, dhe se përkeqsojnë shëndetin e zemrës duke u bërë mbipeshë ose me tension të lartë të gjakut

Mbipesha dhe tensioni i lartë janë njohur si faktorë rreziku. Studimi këshillon, një zgjim 15 minuta më herët se zakonisht për t’i dhënë kohë vetes për të ngrënë mëngjes.

b.gif
 
Top