Hakmarrja, Tmerri i Tiranes

Hakmarrja, Tmerri i Tiranes

KRYEPROKURORI MUNGON DY DITE NE ZYRE

Të gjithë frikë nga "Hakmarrja…"
Kryeministri shton rojet



Duke filluar që në orët e vona të pasdites së të enjtes, menjëherë pas thyerjes së vërtetësisë së lajmit që në Bruksel ishte kapur kreu i organizatës së quajtur "Hakmmarrja për Drejtësi Shqiptare", në Tiranë ka filluar paniku. Entusiazmi i qartë që shkaktoi lajmi për kapjen e kreut të organizatës (menjëherë u mendua se me pjesën tjetër të anëtarëve do të ishte më e thjeshtë) u zëvendësua me heshtje dhe meditim të frikshëm. Ndërsa gjatë ditës së djeshme frika u pa qartë pas disa veprimeve të policisë dhe të Gardës së Republikës për marrjen në ruajtje të disa personazheve të politikës dhe vendbanimeve të tyre. Një vëzhgues jo ekspert mund të gjente dje një shumëfishin të rojeve civile të vendosur rreth vilës së Nanos që ndodhet tek ish-blloku. Krahas gardistëve të veshur me uniforma ushtarake aty ishin shtuar edhe një dyzinë gardistësh të veshur civilë, të cilët ishin vendosur pothuaj në largësinë 10 metra larg njëri-tjetrit. Po kështu i njëjti person mund të vinte re pa frikë se në takimet e djeshme Kryeministri shoqërohej nga dyfishi i truprojave të zakonshme.
Por i njëjti panik i krijuar vihej re edhe me krerët e policisë dhe të prokurorisë. Dje në prokurorinë e Përgjithshme jepnin një informacion sipas të cilit Kryeprokurori Theodhori Sollaku për dy ditë nuk do të ishte në detyrë. Që pas vrasjes së shoferit të tij kryeprokurori udhëton me një makinë Fiat Croma të blinduar, e cila lëviz në mes të dy fuoristradave me targa të policisë në bordet e të cilëve ndodhen njerëz të armatosur. Të tilla makina të blinduara janë duke përdorur këto ditë edhe krerët e tjerë të akuzës. Por paniku duket ka përfshirë edhe krerët më të lartë të policisë. Gjatë gjithë ditës së djeshme ata u janë përgjigjur në telefona vetëm njerëzve shumë të afërt të tyre dhe nuk kanë preferuar të hapin telefonat edhe për kolegët. Ndërkohë që kanë zhvilluar shumë mbledhje të cilat në mbrëmje vonë janë konkluduar në një takim me zv/ministrin e Rendit të sapoemëruar Igli Toska.


Ja kush është në të vërtetë Altin Arapi

Lidhja me Shytët dhe detyra si ekzekutor Në fillim vodhën disa armë në një repart ushtarak dhe me to grabitën degën e arkës së kursimeve numër 8 në Tiranë ku morrën vetëm 48 mijë lekë. Ky ishte sipas prokurorisë starti i asaj që më pas do të quhej organizata me e madhe kriminale në Shqipëri në krye të së cilës do të vendoseshin dy vëllezërit Shyti, bij të ish-funksionarit të lartë të shtetit komunist Aredin Shyti. Porse vetëm një hap larg tyre, më saktë në krahun e djathtë të Orik Shytit, sipas akuzës do të vendosej përgjithmonë Altin Arapi, djali i hallës i tij nga Vlora. I cili në vitin 1990 gjendej në Tiranë për të vazhduar studimet në ish-shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Nuk përcaktohet sesi u kishte lindur ideja për t'iu futur rrugës së krimit, porse sipas akuzës në vitin 1990 Oriku dhe Altini (me ndihmën e një të njohuri të Altinit) kishin vjedhur disa armë në repartin ushtarak numër 8770 në Tiranë. Ishin 5 pistoleta dhe tre kallashnikovë. Si fillim kishte qenë ideja e shitjes së tyre, por më pas, sipas akuzës, ishin synuar bankat.

Emri i Arapit në vjedhje bankash
Sipas kërkesës për gjykim të prokurorisë, emri i Altin Arapit përmendet në 22 vepra penale të filluara me vjedhjen e arkës së kursimeve numër 8 në Tiranë dhe të përfunduara me vrasjen me dashje të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi më 26.07.1996. Sipas akuzës Arapi ka marrë pjesë në pothuaj të gjitha "krimet" e organizatës "Hakmarrja…". Në tre raste të vjedhjeve të bankave në të cilat akuzohet se ka marrë pjesë janë vrarë tre punonjës, vë vendosjen e bombës në supermarketin VEFA etj. Sipas një skeme të hierarkisë dhe funksioneve të organizatës, të përpunuar nga hetimi në vitin 1996 emri i Arapit futej tek dega e kriminalitetit dhe klasifikohej i pari në listë.

Bomba te VEFA dhe vrasja e Kaloshit
Dy ngjarjet më kulmore për të cilat prokuroria akuzon si pjesëmarrës Altin Arapin janë konsideruar hedhja në erë e supermarketit VEFA më 26.02.1996 dhe vrasja e drejtorit të Burgjeve Bujar Kaloshi më 20.07.1996. Sipas akuzës atentati ndaj supermarketit ka qenë një akt i mirëfilltë terrorist që kishte për qëllim destabilizimin e vendit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 1996. Arapi ka patur rolin e njërit prej urdhëruesve dhe kontrolluesve të katij akti. Ndërsa vrasja e drejtorit të burgjeve sipas akuzës është kryer nga Arapi në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kështu Arapi dhe një tjetër i akuzuar i "Hakmarrjes…" që tashmë nuk jeton, Enkeled Agaj, kanë bërë ekzekutimin e ish-drejtorit në afërsi të shtëpisë së tij pranë pallatit të sportit "Asllan Rusi". Në momentin kur Kaloshi është shfaqur, Arapi ka qëlluar në drejtim të tij, duke zbrazur një krehër pistolete. Për tu siguruar se kishte vdekur, ai ka mbushur armën me një tjetër krehër, duke shënuar në kokën e viktimës. Ndërkohë i akuzuari tjetër Enkeled Agaj nuk kishte qëlluar në shenjë, duke e kursyer shoferin. Kjo është akuza e fundit në dosjen e vjetër për Altin Arapin të konsideruar si mjeshtër të atentateve, për të cilin ishte dokumentuar edhe një histori qesharake. Gjatë vjedhjes së parë të armatosur të jetës së tij, i ishte shkrehur arma pa dashje pasi nuk dinte ta përdorte.

EKSTRADOHEN SOT MIQTE E KILLERIT

Arapi, marrëveshje për deportim
Akuzohet për "vrasjen me dashje" të Sinës




Drejtuesit e akuzës dhe të policisë në Tiranë janë futur në tratativa për sjelljen në Shqipëri gjatë 2-3 ditëve në vazhdim të Altin Arapit, njeriut të akuzuar si vrasësi i shoferit të kryeprokurorit Sollaku. Sipas një burimi zyrtar të ministrisë së Rendit, pothuaj është arritur në një marrëveshje me organet homologe belge, që Arapi dhe dy shqiptarët e tjerë në shoqërinë e të cilëve është ndaluar, të deportohen për në Shqipëri me anë të procedurave të përshpejtuara, duke u konsideruar persona të padëshirueshëm për shtetin belg. "Kemi një konfirmim pozitiv të kërkesës, por ende nuk kemi arritur të përfundojmë tratativat", ishte pohimi optimist i zyrtarit të ministrisë së Rendit. Po sipas burimit, për dy shqiptarët e tjerë të kapur është vendosur deportimi i cili mund të kryhet edhe gjatë ditës së sotme, por për Altin Arapin duhet të merret një firmë e ministrit të Drejtësisë të shtetit belg që të deportohet, pasi për të kanë filluar procedurat e ekstradimit. Sipas akuzës Arapi akuzohet për vrasjen me dashje të Genci Sinës një vepër penale që parashikon një dënim deri në 20 vjet heqje lirie.

Ku u kapën
Burime të policisë belge pohuan se tre shqiptarët, mes të cilëve edhe Altin Arapi, ishin kapur në kryeqytetin belg të mërkurën pasdite teksa ecnin në këmbë në njërën nga rrugët. Të tre ishin të pajisur me dokumente identifikimi false dhe me celularë me karta belge. Policët belgë kishin pasur një informacion të saktë për vendndodhjen e Altin Arapit dhe kishin ndjekur lëvizjet e tij prej gati një jave. Sipas burimeve, Arapi ishte ndjekur këmba-këmbës nga agjentë të disa shërbimeve inteligjente, me kërkesë të shtetit shqiptar, i cilësuar si ekzekutori i shoferit të kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Një ngjarje që kishte vënë në lëvizje për herë të parë pothuaj të gjitha strukturat e përgjumura të drejtësisë, por që ishte mbështetur edhe nga shërbimet e huaja policore dhe sekrete.

Përgjimet telefonike
Burime të policisë pohojnë se në gjurmë të Altin Arapit nuk do të ishte arritur kurrë nëse nuk do të ishin përgjuar bisedat telefonike të tij me lidhjet në Shqipëri. Me shumë fat ishte identifikuar numri i telefonit të tij në Shqipëri dhe gjurmët ishin ndjekur deri në Maqedoni. Këtu stafeta i ishte lënë shërbimit sekret të shtetit fqinj dhe kështu me radhë. Jo rastësisht amabasadori amerikan në Tiranë, Xhejms Xhefri, dy ditë para arrestimit kishte kërcënuar: "Baronë të krimit ne ju jemi vënë pas". Duket, shërbimet sekrete amerikane kishin lëshuar një sinjal pozitiv për këtë ngjarje.

Oficerët në Bruksel
Dje në Bruksel kanë mbërritur dy oficerë të Interpol-Tiranës të cilët do të merren me plotësimin e të gjitha procedurave ligjore për të mundësuar deportimin e tre të ndaluarvve. Me të mbërritur ata kanë marrë takim me autoritetet policore belge, duke marrë edhe të dhëna për tre të ndaluarit. Sipas të dhënave të paraqitura atyre, është verifikuar saktë kapja e Altin Arapit dhe e dy të tjerëve mbi të cilët nuk ekzsiton ndonjë akuzë e njohur. Paraprakisht dy të tjerët kanë qenë me dokumente qendrimi false në Belgjikë dhe mendohet të jenë miq të largët të Altin Arapit.


Ngatërresa e fotove gënjeu belgët

Gabimi i paqëllimshëm i një polici të thjeshtë në vitin 1996 ka bërë që gjatë ditës së enjte të gjithë shqiptarët e interesuar të mashtroheshin nga një lajm sipas të cilit në Belgjikë ishte prangosur Orik Shyti. Pas goditjes së organizatës së quajtur "Hakmmarrja për Drejtësi Shqiptare" në tetor të vitit 1996, mes vogëlsirave të tjera të policisë, dikush ishte marrë me sigurimin e fotove dhe futjen e tyre në dosjet përkatëse, të hetimit apo të kërkimit. Gjatë kontrollit të banesave, ishin gjetur foto të Orik Shytit si dhe foto të kushëririt të tij Altin Arapi, të cilët të dy arritën t'i shpëtonin prangave të policisë. Pikërisht pas sigurimit të këtyre fotove, një polic i thjeshtë ishte marrë me futjen e secilës nëpër dosje. Por, teksa në duar kishte patur foton e Altin Arapit, polici, në një moment hutimi, kishte shkruar nga pas emrin e Orik Shytit. Fotua më pas ishte shumëfishuar dhe shpërndarë në të gjitha komisariatet e Republikës. Pra në duar të gjithë policëve aktikrim të vendit kishte rënë fotua e Altin Arapit nga pas së cilës shkruhej Orik Shyti.
Shtatë vjet më pas, kur fotot e vjetra të krerëve të organizatës "Hakmarrja…" pothuaj kishin humbur mes mijëra fotove të tjera të personave të shpallur në kërkim, fotua e Altin Arapit në ministrinë e Rendit vazhdonte të kishte të shkruar në kurriz emrin e Orik Shytit. Menjëherë pas vrasjes së shoferit të kryeprokurorit Sollaku, policia me të dhënat që kishte, kishte besuar se ekzekutori ishte Orik Shyti. Pak ditë më pas, shërbimet sekrete kishte dhënë një lajm sipas të cilit ekzekutori kishte kaluar kufirin shqiptar. Në këto kushte ishte përgatitur urgjent urdhër-arresti ndërkombëtar i Shytit i shoqëruar me fotografinë e cila kuptohet që ishte e Altin Arapit. Pas kapjes së tij në Bruksel, policia belge kishte marrë në duar dosjen dhe pas krahasimit të fotos, kishte dhënë sihariqin për policisë shqiptare: Kemi kapur Orik Shytin! fe. de.



NE SHTEPINE E TE DASHURES SE ALTIN ARAPIT

"Vrasësja" elegante me dy fakultete
Gjyshja e Imeldës: Ka shkëlqyer gjithnjë në mesime.



TIRANE

Ndërsa në polici Imelda Tasho nuk pranon të ketë asnjë lidhje me vrasjen e shoferit të kryeprokurorit Sollaku, Genci Sina, në shtëpinë e Imelda Tashos gjatë ditës së djeshme kishte plakosur heshtja. Për herë parë në atë banesë kishin shkelur agjentë të shumtë të policisë, të cilët nuk lanë vend pa kontrolluar dhe kishin kthyer përmbys gjithë shtëpinë. Familja, deri dje nderuar nga të gjithë në lagje, ka mbyllur derën. Vajza e tyre e dytë, e cila vlerësohej shumë, kishte përfunduar dy fakultete, ishte me një punë të respektuar në Ministrinë e Jashtme dhe tani ishte arrestuar si të ishte një kriminele. Prindërit e saj kishin qëndruar edhe ata për të dhënë shpjegimet e tyre deri në orën 01.00 pas mesnate në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në mëngjes ata kishin shkuar në punë, në një firmë kineze për pajisje elektroshtëpiake, me shpresë se mos e gjitha kjo ishte një ëndërr e keqe dhe kur të ktheheshin do ishte sqaruar gjithçka. E vetme në shtëpi dhe e gatshme për t'u kthyer përgjigje të afërmve dhe miqve të familjes është gjyshja. Pavlina ka rrëfyer për Gazetën për tmerrin dhe ankthin që ka përfshirë familjen e tyre.

Kur e mësuat arrestimin e mbesës suaj?
Duhet të kenë qenë orët e pasdites kur kanë ardhur agjentët e policisë. Në shtëpi isha unë bashkë me dy prindërit e saj. Ishte bërë vonë dhe ajo nuk kishte ardhur as për pushimin e drakes, kur ia behën policët. Nga ata kemi mësuar se vajzën e kishin arrestuar që në punë. Pastaj kam ndjekur televizorin dhe gazetat, por më shumë jam e habitur, ndërsa ende nuk po e marr vesh se çfarë po ndodh. E di që është një flluskë sapuni dhe se do pëlcasë shpejt.

A jua treguan motivin e arrestimit?
Thonin që ishte e implikuar në një vrasje dhe pyesnin për persona që unë nuk i njoh. Kërkonin të dhëna për Imeldën, nëse ishte e fejuar apo në kishim ne dijeni për ndonjë lidhje dashurie të saj.

A bënë kontroll në banesë?
Policët kanë kontrolluar në të gjithë shtëpinë dhe kanë kthyer çdo gjë përmbys. Ishte hera e parë që shkelnin policë në shtëpinë tonë dhe ishte e tmerrshme. Ata kanë marrë vetëm disa gazeta që Imelda i mbante në dhomën e saj. Kanë kontrolluar edhe fotografitë e saj, por nuk kanë marrë ndonjë.

A e kujtoni çfarë gazetash ishin?
Nuk i kisha parë ndonjëherë, por duhet të kenë qenë gazeta të javëve të fundit, të cilat Imelda i kishte lexuar dhe hequr veç kushedi pse. Pashë që policët i panë me shumë interes dhe filluan të pyesnin në kishim të tjera në shtëpi.

A shoqëruan ndonjë prej pjesëtarëve të familjes?
Policët morën me vete, kur ikën, prindërit e Imeldës. Ata i kanë mbajtur në pyetje deri pas mesnate dhe i kanë kthyer në orën 01.00 të mëngjesit. Mua nuk më morën, pasi jam e sëmurë dhe duhej të qëndroja në shtëpi.

Çfarë ju thanë kur u kthyen djali dhe nusja?
Nuk folën asnjë fjalë kur u kthyen, por ishin tepër të shqetësuar. Thanë që vajzën e kanë ngatërruar të tjerë dhe unë e besoj këtë.

Çfarë mund të na thoni për Imeldën?
Është vajzë për t'u marrë shembull. Ka qenë e shkëlqyer në mësime dhe ka mbaruar dy fakultete. Vendin e punës në Ministrinë e Jashtme e fitoi lehtësisht me konkurs në korrik. Nuk na ka nxjerrë asnjëherë probleme, është pak e shoqërueshme dhe nuk ka shoqëri të keqe. Ajo është vajza e dytë, ndërsa motra e madhe Genta është në Francë dhe motra e saj e vogël Egla është në një kolegj në Greqi.


Imelda Tasho komshije me vëllezërit Shyti

Pallati ku banon Imelda Tasho gjendet vetëm disa metra larg atij ku banon familja e krerëve të organizatës "Hakmarrje për Drejtësi", Orik dhe Laert Shyti. Kjo, sipas burimeve policore, justifikon faktin e prezencës në Shqipëri të eksponentëve të kësaj organizate gjatë kohës që ata ishin shpallur në listat "Ëanted". Po sipas burimeve edhe njohja e Imeldës me killerin Altin Arapi mendohet të ketë ndodhur gjatë kohëve që ky i fundit shkonte të vizitonte familjen e Hajredin Shytit, nip i të cilit është edhe vetë. Fqinjët thonë se në banesën e Shytëve e ëma dy djemtëve super të kërkuar ka qëndruar deri para 5 ditëve dhe është larguar në Kanada. Në fakt, po sipas fqinjëve, ajo thoshte se ndihej e kërcënuar gjatë këtyre ditëve dhe tre ditë para se të largohej kishte shkëputur fare linjën e telefonisë fikse në banesë.


Në qelinë e Imeldës ku policët s'guxojnë të hedhin sytë

Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pakkush i ka hedhur sytë në qelinë ku mbahet rreptësisht e izoluar Imelda Tasho, por shumë kanë vënë re elegancën e 27-vjeçares, punonjëse e Ministrisë së Jashtme. Bluzja e saj e bardhë stonon me ambientet ku qëndron prej dy ditësh tashmë, por në kontrast është edhe e gjithë lidhja e saj me Altin Arapin, të akuzuar si vrasës i shoferit të kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe gjithashtu lider në grupin "Hakmarrje për Drejtësi". Flokë gështenjë e hapur, tipare fine, Imelda është ndryshe nga "prototipi" i një të dashure "të forti", (në imagjinatën kolektive bjonde e gjatë dhe e bëshme). Punonjësit e Drejtorisë së Policisë shkojnë e vijnë në korridor, por ajo dhomë, ku qëndron Imelda, nuk ka qenë dhe nuk është "kompetencë"e tyre. Prokurorët kanë qëndruar gjatë, sidomos gjatë orëve të natës, për të kërkuar nga 27-vjeçarja atë që ajo priste prej ditësh se do t'i ndodhte: rrëfimin e momentit të ekzekutimit të shoferit të Sollakut, me statusin e dëshmitares në vendin e ngjarjes. Gjurmët e gishtërinjve të saj, sipas policisë, janë gjetur si në taksinë nga ku është qëlluar, ashtu dhe në restorantin nga ku mendohet të ketë dalë vrasësi i Genci Sinës.
Imelda qëndron e qetë në qeli, e dinte se do të arrestohej, e priste dita-ditës; me qetësi ishte ngritur dhe nga karrigia në zyrën e saj në Ministrinë e Jashtme, ku investiguesit i kanë vënë prangat pak orë para përfundimit të orarit zyrtar. Policia shprehet se nuk po merret më me vajzën, por në korridoret e Drejtorisë së Policisë Imelda është diskutimi i ditës: "S'qenka hiç e pashme, komenton një polic i thjeshtë…". "Ik.. s'merr vesh ti, kjo është yll dhe e veshur firmato fare", ia kthen kolegu tjetër, i cili për vete, të burgosurën, e ka parë vetëm shkarazi. Njëri thotë se kishte veshur pantallona, e tjetri ngul këmbë se kishte parë fundin mbi gju të vajzës. E dashura e të akuzuarit si vrasës i Genci sinës, shoferit të kryeprokurorit të vendit, Theodhori Sollaku edhe mbrëmë e kaloi natën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.


Gazeta Shqiptare
 

Guest
Re: Hakmarrja, Tmerri i Tiranes

HAKMARRJA

Disa mendime nga i ndjeri Imzot Nikoll Mini....


"... Të na shqiptarët janë vra ma së shumti për mende të madhe dhe me i çue za veti. Ka pasë raste,besa, me i mbshjellë 10 kokrra kallamoqi dhe me is çue atij që ka pare, e ky atëherë me is kthye me lira të kuqe ! Sepse përndryshe të xënte sherri. E kështu fillojshin ngatrresat...

Për tokë e për vale kanë shkue dam sham njerëz. Ngatrresat fillojshin në megja, vade, ujë, tokë. U niseshin për pak e ma në fund delshin punë të medhaja e përfundojshin me krena njerëzish. Aq më tepër, kur palet ishin edhe përpara keq, e kjo a nxejke edhe ma fort. Kjo punë niset e vogël a del a madhe simbas asaj qysh thotë populli: "SHTO UJ, E SHTO MIELL, E MA VONË BUKEN NUK E XEN QEREPI". Janë vra dhe vriten edhe për moral e për kajtje.

E aty asht puna ma fellë. Këtë nuk e shpallin se u vjen marre, atëherë thonë kishe se janë vra për nji send tjetër, e kqyrin si me i ngatrrue edhe ma tepër...

Fundi-fundit,ma së shumti janë ba vrasje për të SHTIME TË HALLKUT. Dy vetë e niseshin e populli i zmadhojke punën e keqe e kështu vinte edhe te mbytja.

Shpeshherë i shtijshin dhe i ngatrrojshin njerëzit me i ba me e shitë tokën ose shtëpinë. Plani ishte ky:
Ata keshe mbyten ose shkojnë në burg ose hikin dikah prej gjaksit e ma lanë tokën mue...
 

mili

Primus registratum
Re: Hakmarrja, Tmerri i Tiranes

prototume


lexo i her pastaj gri sallat.

tema eshte mbi banden Hakmarrja ne Tiran.
llaketare
 

mili

Primus registratum
Re: Hakmarrja, Tmerri i Tiranes

Kush ka njohje personale me kto djemt dhe gocat e bandes Hakmarrja?
Dicka mbi karakterin e tyre, ku banojne ne Tirane, si jan sjell ne shkoll e shoqeri e tjera veti mbi kto lloj monstrash.
 

mili

Primus registratum
Re: Hakmarrja, Tmerri i Tiranes

Prej Gazeta Shqiptare


MES TYRE EDHE DREJTORI I ELBASANIT, NALLBATI

Ikin 5 policet qe arrestuan "Hakmarrjen…"
Ministraia: Ndryshuan theniet ne prokurori



Ferdinand Dervishi


Stuhia shtetërore kundër organizatës "Hakmarrja për Drejtësi Shqiptare" përjashton nga policia 5 funksionarë të lartë të policisë. Nën motivacionin "shkelje e betimit dhe veprime që cënojnë në mënyrë të përiparueshme ligjin dhe detyrën", drejtori i policisë së Elbasanit Neritan Nallbati, shefi i zyrës së krimeve në ministri Jakov Panxhi, nënkomisar Vasil Kaçorri, kryeinspektor Astrit Veshi (shef krimesh në Krujë) dhe kryeinspektor Artan Rexhepi, rreth orës 13.00 të ditës së djeshme janë përjashtuar nga policia. Sipas burimeve zyrtare 5 të përjashtuarit të cilët ishin në rolin e hetuesve gjatë vërtetimit të krimeve të "Hakmarrja për Drejtësi Shqiptare", kishin ndryshuar thëniet e tyre gjatë gjykimit të anëtarëve të kësaj organizate. Pra të përfshirë në hetimin për veprat penale të organizatës, oficerët e policies, gjatë gjykimit të çështjes kishin mohuar firmat përfund procesverbaleve të hartuara prej tyre, apo në prezencë të tyre. Një veprim i njohur për të cilin u tha se ishte bërë pas një sërë kërcënimesh të anëtarëve të organizatës ndaj këtyre oficerëve të policisë. Porse njohës të çështjes pohojnë se ka patur një arsye edhe më të madhe që ka detyruar 5 hetuesit e "Hakmarrja…" të tërhiqen nga dëshmitë e tyre.

Kërcënimi me përgjegjësi penale
Sipas këtyre personave, tërheqja nga firmat për "Hakmarrjen" e 5 të përjashtueve të djeshëm ka patur edhe një tjetër arsye të fortë. Krahas frikës së krijuar me kalimin e kohës pas ndryshimit të linjës së shtetit ndaj pjestarëve të organizatës "Hakmarrja…", pas vitit 1997 ka patur një fushatë në media, e cila akuzonte ish-shtetin e Berishës për montim të fenomenit "Hakmarrja…". Kjo u pasua me një fuqizim të pjestarëve të organizatës, të cilët lëviznin në Tiranë pothuaj të lirë. Sipas ish-hetuesve të kësaj çështjeje, kërcënimet ndaj tyre, që të tërhiqeshin nga dëshmitë ishin të shpeshta dhe konkrete. Por pati edhe një tjetër fushatë që i detyroi ata të tërhiqeshin nga dëshmitë. Vetë prokuroria e asaj kohe i kërcënoi në mënyrë të tërthortë hetuesit e sapopërjashtuar nga policia, duke hedhur në treg thashetheme se ata do të merreshin nën ndjekje penale për inskeimim të çështjes "Hakmarrja…". Nga ana e saj ministria e Rendit në vitin 1998 nxori një urdhër me anë të të cilit i detyroi hetuesit e "Hakmarrjes…" të kthenin mbrapsht shpërblimet për zbulimin e arrestimin e pjestarëve të organizatës. Në këto kushte, të mbetur pa asnjë mbrojtje, hetuesit kanë qenë të detyruar të tërhiqen nga dëshmitë e tyre.

Gjithë faji i politikës
Pesë të larguarit e djeshëm nga policia kanë qenë edhe 5 heronjtë e zbulimit dhe arrestimit të anëtarëve të "Hakmarrja…". Janë po ata njerëz që dikur guxuan t'i gjenin ku ishin, t'i arrestonin dhe të vërtetonin një pjesë të akuzave ndaj tyre, duke mos i'u futur gjemb në këmbë. Por me ndërrimin e linjave të politikës pas vitit 1997, pas ndihmës së madhe të disa mediave për ndryshimin e opinionit për "Hakmarrjan", këta njerëz u lanë në mes të 4 rrugëve pa mbrojtje të tyre dhe të familjeve të tyre dhe u detyruan të tërhiqeshin nga akuzat. Natyrisht që mes jetës dhe kërcënimeve për vdekje ata do të zgjidhnin jetën.


Reagimi i drejtorit të përjashtuar

Komisar Nallbati: Ne të paktën patëm guximin të arrestonim "Hakmarrjen..."
E shtuna ka qenë ndoshta dita më e rëndë në karrierën e gjatë të Neritan Nallbatit. Komisari, i cili deri dje mbante detyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit, ka marrë një telefonatë që e lajmëronte të paraqitej brenda një ore në ministrinë e Rendit. Për t'i komunikuar krejt thatësisht rreth orës 20.30, urdhërin e përjashtimit nga policia. Pak minuta pasi kishte marrë këtë urdhër, i ndier krejt i tradhëtuar komisar Nallbati, i është përgigjur pyetjeve të Gazetës:

Komisar, cila është akuza zyrtare e largimit tuaj?
Më komunikuan se jam i përjashtuar nga policia për shkak se kam ndryshuar thëniet e mia në prokurori rreth organizatës "Hakmarrja për Drejtësi". E njëjta akuzë mesa morra vesh, ishte edhe për katër oficerët e tjerë të policisë që morrën pjesë në vitin '96 në hetimin dhe arrestimin e kësaj bande. Por si mund të na quajnë ne të inkriminuar, kur ne të paktën patëm guximin për të arrestuar "Hakmarrjen". Ata që po na largojnë ne sot, i kishin të lirë anëtarët e bandës dhe nuk i arrestuan edhe pse qëndronin në mes të Tiranës.

Ju keni ndryshuar thëniet në prokurori?
Kur u zhvillua procesi kemi dëshmuar rreth 20 oficerë policie. Ka patur edhe prova të futura në dosje me emrin tim, kur unë nuk kisha qenë fare prezent. Vetëm këtë kam mohuar.

Si do të reagoni pas kësaj mase?
Të hënën do të bëj dorëzimet në Elbasan dhe do të nis të gjithë hapat për të ankimuar këtë vendim absurd. Ne jemi policë që ditëm të përballemi me krimin dhe të mos trembeshim. Treguam profesionalizmin tona në revoltat e 1997 apo ato të shtatorit 1998. Por absurdja është që largohemi nga policia ne dhe vazhdojnë të vegjetojnë ata njerëz, ata oficerë që nuk kanë kryer asnjë operacion në jetën e tyre.

PRISHEN PLANET E DREJTESISE SHQIPTARE

Arapi refuzon kthimin në Shqipëri
Gjykata belge vendos për afatin e ekstradimit


Gazmend Janku


Altin Arapi refuzon ekstradimin. Burime nga grupi hetimor i çështjes "Sina" bëjnë të ditur se ekzekutori i organizatës "Hakmarrja" i ka thënë jo kërkesës së organit të akuzës për ta përcjellë në Tiranë. Këtu ai do të përballet me drejtësinë për varsjen e Genci Sinës, shoferit të prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku. Burimet e mësipërme bëjnë të ditur gjithashtu se Arapi ka kërkuar që të mbrohet politikisht, sepse sipas pretendimit të tij kjo është arsyeja për të cilën ndiqet nga Shqipëria. Por me sa duket drejtësia belge pretendimet e të arrestaurit i ka shembur. Shpresat e tij për të mos ardhur në Shqipëri janë të përkohëshme. Organet shtetërore të Brukselit kërkojnë vetëm pak kohë në dispozicion për të realizuar ligjërisht ekstradimin në bazë të procedurave përkatëse.

Gjykata
Pas mosdëshirës së Altin Arapit për të ardhur në Shqipëri do të jenë gjykatat belge ata që do të vendosin ekstradimin. Gjyqtarët do të shqyrtojnë pretendimet e të arrestuarit, provat dhe faktet në të cilat ai mbështetet. Por nga ana tjetër në dosjen "Arapi" në Belgjikë ka një sërë provash e faktesh, që e akuzojnë atë për vrasje, argument që shërben për marrjen e lejes së ekstradimit të tij nga pala e huaj. Prokuroria bën të ditur se ardhja e vrasësit të shoferit është çështje ditësh. Ndërkohë që dy javë më parë janë sjellë po nga belgjika dy miq të Altin Arapit, që janë arrestuar në të njëtën ditë me të, pikërisht Gazmend dhe Artan Sadiku. Për ti sjellë në shqipëri dy të prangosurit e 30 tetorit 2003 është përdorur mënyrë e deportimit. Dy vëllezërit Sadiku janë riatdhesuar për mungesë dokumentesh. Aktualisht për to ekziston akuza e falsifikimit të dokumentave, për të vendosur më tej nëse kanë bashkëpunuar me mikun e tyre Altin Arapi në ngjarjen e 29 shtatorit.

Vrasja
Me 29 shtator 2003 qëllohet mbi makinën e familjes së prokurorit të Përgjithshëm, makinë në të cilën udhëtonte gruaja dhe vajza e prokurorit. Ekzekutori afrohet dhe qëllon mbi Genci Sinën, truproje dhe njëkohësisht drejtues i mjetit. Bashkë me vrasësin ishte dhe një femër që më pas ikin duke kërcënuar taksistin që kishin marrë për të ndjekur makinën. Altin Arapi ka qenë vrasësi dhe Imelda Tasho ka qenë femra, punonjëse e Ministrisë së Jashtme që është arrestuar me 30 tetor në zyrën e saj. Tasho aktualisht gjendet në qeli nën akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e shoferit të prokurorit.


Prokuroria: Arapi do të vijë së shpejti nga Belgjika

Prokuroria e Përgjithsme dhe Ministria e Rendit Publik bëjnë të ditur se megjithë mospëlqimin e Altin Arapit dhënë organeve të drejtësisë belge, ekstradimi i tij do të jetë shumë i shpejtë. Sipas tyre është përcjellë dokumentacioni i duhur dhe do të jenë gjykatat ata që do vendosin datën e caktuar të fluturimit të Arapit drejt Rinasit. Burimet e mësipërme saktësojnë se në provat dhe faktet e përcjella në dosje në Belgjikë, ka argumenta të mjaftueshëm që bindin gjykatën belge të ekstradojë njeriun që akuzohet si vrasësi i Genci Sinës, shoferit të prokurorit të përgjithshëm.


Si u lirua drejtori i pasaportave Aliaj lirohet në Gjermani

Lirohet Edmond Aliaj në Gjermani. Ish drejtori i Komisionit të Ofertave dhe Prokurimeve Publike në Ministrinë e Rendit Publik, në kërkim për çështjen epasaportave është arrestuar në Gjermani por është liruar nga autoritetet e drejtësisë. Aliaj ka kërkuar strehim politik menjëherë pas prangosjes. Firma gjermnae Bundesdruckerei me sa duket ka siguruar dhe mbrojtje për drejtorin e kërkuar. Megjithë kërkesën e drejtësisë shqiptare për ekstradim kjo nuk ka ndodhur. I arrestuari ka refuzuar të vijë në Tianë duke përdorur sërish pretekstin politik të ndjekjes së tij penale. Me sa duket kjo i ka bërë punë Edmond Aliajt që kishte akuza për shpërdorime detyre në disa tendera në Ministrinë e Rendit Publik


Asnje Freshist nuk debaton per Ekipin e zemres "Hakmarrja". Bem baba te te ngjaj.





Kliko per te printuar artikullin
 
Top