Hakmarrja e borgjezisë
nga Kina në Brazil, shtresa e mesme është e destinuar të dyfishohet deri në vitin 2020. Si asnjëherë më parë, fati i ekonomisë botërore tani varet nga fuqia blerëse e shtresës së re

Nga informaticienët tek artizanët dhe tregtarët:

Informaticieni kinez, tregtari indian, hidrauliku filipinas… Deri dje i kemi mallkuar, kur çmimi i bukës dhe benzinës ishte shumë i lartë. Por sigurisht që nesër e tutje do të duhet ti falënderojmë, sepse janë ata, konsumatorët e vendeve në zhvillim, mjeti që mund të na ndihmojë të dalim nga recesioni më i madh i 70 viteve të fundit. Në Kinë, Indi, Brazil, Indonezi, Egjipt, Meksikë dhe Filipine, numri i ish të varfërve po rritet me ritme shumë të shpejta: deri në vitin 2020, sipas llogaritjeve të “Brooking Insitution”, popullsia e botës do të rritet me një miliard persona, por ata që mund ti quajmë shtresa e mesme, do të jenë thuajse 2 miliardë, sepse numri i tyre do të dyfishohet në vendet në zhvillim. Mes vitit 2007-2008, çmimi i qumështit në botë është rritur me 30 për qind, ai i grurit dhe sojës me 80-90 për qind, ndërsa nafta ka arritur në 147 dollarë për fuçi. Ndaj, në këtë kohë recesioni, bumi i konsumit të shtresës së mesme është i madh dhe mund të konsiderohet i mirë. Në “Goldman Sachs” thonë se, sipas parashikimeve, ajo pjesë e madhe e popullsisë në botë, as e varfër dhe as e pasur, në të ardhmen do të konsumojë rreth 57 për qind të prodhimit botëror, nga 31 për qind që konsumon aktualisht. Krijimi i shtresës së mesme në ish-Botën e Tretë është simetrik me rënien e klasave të mesme në Perëndim. Tashmë, të gjithë thonë se kriza aktuale është rezultat i kolapsit të konsumatorit amerikan, të zhytur në borxhe. Për vite me radhë, motori i ekonomisë botërore kanë qenë importet e mallrave për konsum në Amerikë. Branco Milanovic i Bankës Botërore tregon se në 20 vitet e fundit rrogat amerikane nuk kanë ndryshuar. Nga viti 1976 deri në 2006 ato mund të jenë rritur jo më shumë se 5 për qind. Me krizën ekonomike që u zbehu çdo ëndërr për tu bërë të pasur, amerikanët bënë të vetmen gjë të mundur: shkurtuan konsumin dhe nisën të kursenin. “Për të dalë nga kriza, thotë Banka Botërore, duhen mënyra të reja dhe një nga kandidatët e mundshëm është fuqia e konsumit akoma e pashfrytëzuar e shtresës së mesme që po zgjerohet shumë në vendet e mëdha në zhvillim”. Me pak fjalë, nëse stanjacioni amerikan dhe europian pengon eksportin në Perëndim, Kina, India dhe të tjerët duhet “të ushqejnë” rritjen e klasave të tyre të mesme. Por cilat janë këto klasa të mesme?

Harrojeni informaticienin kinez që blen BMW, dhe imagjinoni një dyqan në Gulbarga, në Karantaka, në Indinë Qendrore. Këtë kanë treguar Abhijit Banerjee dhe Esther Duflo, dy ekonomistë të “Mit”. Dyqani është një cep i shtëpisë ku banojnë pronarët. Gjithçka gjendet brenda vazove plastike: njëra ka çokollata, tre të tjera ëmbëlsira, 2 çikore, njëra 20 kuti çaj dhe tre pako ilaç. Gjithsej, 22 produkte për tu ofruar. Brenda dy orëve vijnë dy klientë: njëri blen një kuti çaj, kurse tjetri vetëm një cigare. Fitimi i dyqanit, nga 2 në katër dollarë në ditë. Por lind pyetja: A mund të zëvendësohet konsumatori amerikan dhe në këtë mënyrë të nxirret bota nga recesioni? Përgjigjja është: Po. Në fakt, sipas ekspertëve, ka dy lloj klasash të mesme në vendet në zhvillim. Nëse është e vërtetë se para së gjithash shtresa e mesme është një “gjendje shpirtërore”, diferencat psikologjike mund të jenë modeste. Por ne na interesojnë paratë. Grupi i parë i klasës së mesme, asaj që fiton nga 12 deri në 50 dollarë në ditë, është i njëjtë për nga aspiratat, dëshirat dhe mundësitë me atë të botës së zhvilluar. Kjo klasë po rritet me ritme të shpejta: 70 milionë persona më shumë çdo vit, shifër që shkon në 20 duke përjashtuar Kinën dhe Indinë. Por ende janë shumë pak. Në Indi, mes viteve 1995 dhe 2005, kjo pjesë e popullsisë u rrit nga 2 deri në 5 për qind, në të njëjtën kohë ata që kishin të ardhura nga 6 deri në 12 dollarë në ditë kaluan nga 18 në 41 për qind. Sipas Martin Ravallion të Bankës Botërore, nga viti 1999 deri në 2005, personat me të ardhura të barabarta me fuqinë blerëse nga 2 në 13 dollarë në ditë kaluan nga 1.4 miliardë në 2.6. Dikur ishin një e treta e popullsisë në vendet në zhvillim, ndërsa sot janë gjysma. Në Indi janë rritur nga 147 në 264 milionë. Në Kinë, nga 174 në 806 milionë. Këto janë shifrat që mund të bëjnë dallimin. Por mjaftojnë pak më shumë se 2 dollarë në ditë (pragu i varfërisë) për të menduar për konsume të rregullta dhe në rritje të vazhdueshme: makina, frigoriferë, telefona celularë… Në vitin 2008 janë shitur më shumë makina në vendet në zhvillim, se sa në Amerikë. Në vitin 2007 kishte më shumë celularë në Indi se në Amerikë. Ndërsa në Kinë ishte dyfishi. Tridhjetë milionë fëmijë kinezë, sipas “Ekonomist”, marrin leksione pianojeje. Brazili është i pari në botë për numrin e liposuzioneve, në vendin e dytë për ndërhyrje të kirurgjisë plastike, dhe i katërti për numrin e palestrave. Në të vërtetë, ndërsa grupi i parë i shtresë së mesme, ai që fiton nga 12 deri në 50 dollarë në ditë, mund të përcaktohet si “shtresa e mesme globale”; i dyti, ai me nga 2 deri në 12 dollarë, është “klasa e mesme kombëtare”, sipas parametrave të të ardhurave të atyre vendeve. Qëllimi, më shumë se sa shifrat e sakta të të ardhurave, është të kalohet ajo që Diane Farrell (këshilltare e Obamës) e cilëson si pragun e shtresës së mesme: të ketë ende një të tretën e të ardhurave në dispozicion, pasi ka plotësuar nevojat themelore ku futen ushqimi dhe banesa. Në këtë pikë mund të fillosh atë që dëshiron, ndoshta duke nisur edhe nga lodrat dhe mjetet elektronike, që deri dje eksportoheshin nga Perëndimi dhe duke vazhduar me importin e asaj që ka për të ofruar Perëndimi. Nëse zhvillimi ekonomik do ti drejtojë sytë nga vendet në zhvillim, nuk na ngelet gjë tjetër veçse “të paguajmë” pasojat. Pasi të ketë kaluar recesioni ekonomik, do të rinisë gara e lëndëve të para (nga nafta te metalet) dhe e produkteve ushqimore. Gjërat e tjera do të kushtojnë më shumë, si pasojë e konkurrencës së blerësve të ish-Botës së Tretë. Të tjerat më pak, sepse edhe ne do të vrapojmë të blejmë “Nano”-n, makinën indiane më të lirë në botë, që kushton jo më shumë se 2500 dollarë. Për të tjerat, që tani ka ndryshuar perceptimi i raporteve të forcës në botë: kalimi i lidershipit global nga G8 në G20 nuk ishte vetëm një homazh i këndshëm i diplomacisë. “Goldman Sachs” na paralajmëron se në vitin 2050, nga grupi aktual i G7-ës do të jetë vetëm Amerika. Po të tjerët? Kina, India, Brazili, Rusia, Indonezia, Meksika…(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24029. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24029