Hajnia elektronike nën llupën e Policisë së Kosovës

Hajnia elektronike nën llupën e Policisë së Kosovës

Policia-e-Kosoves.jpg

Policia e Kosovës ka shkatërruar grupe të ndryshme kriminale nën dyshimet se kanë ndërhyrë ilegalisht përmes sistemeve kompjuterike në xhirollogaritë bankare të qytetarëve. Policia ende nuk e ka numrin e saktë të personave të dëmtuar, as shumën e plaçkitur, por sipas tyre, janë disa qytetarë që janë ankuar për humbjen e mjeteve

Ka ndodhur shpesh kur të panjohur kanë ndërhyrë në xhirollogaritë bankare të qytetarëve të ndryshëm, duke iu shkaktuar humbje të konsiderueshme parash. Deri tani janë shkatërruar disa grupe kriminale të cilat kanë ndërhyrë në dhjetëra raste në sistemet kompjuterike. Gjatë javës së kaluar u arrestuan dy shtetas bullgarë, për të cilët policia dyshon me bazë të jenë të përfshirë në raste kriminale.

Shef i zyrës për informim në Policinë e Kosovës, kapiten Baki Kelani, ka bërë të ditur se gjatë kohëve të fundit, policia ka pranuar disa ankesa nga bankat dhe qytetarët lidhur me vjedhjet që po u bëhen në xhirollogaritë e tyre bankare. Sipas tij, vjedhjet në llogaritë bankare të qytetarëve të Kosovës kanë filluar në vitin 2006.

Në kuadër të Policisë së Kosovës vepron edhe njësiti kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit, i cili është njëri ndër njësitet më të suksesshme të këtij institucioni. Zijadin Isaku, hetues në sektorin kundër krimeve ekonomike, në një konferencë për media, ka deklaruar se veprat penale të vjedhjes në llogaritë bankare janë paraqitur fillimisht ka mesi i vitit 2006, ku janë bërë ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe gjatë atij viti janë arrestuar 11 persona. Ky njësit ka konfiskuar shumë pajisje elektronike dhe prova tjera që kanë dëshmuar se ky grup ka qenë grup i organizuar.

Isaku thekson se në vitin 2008, policia ka arrestuar një grup prej katër personash, mbi akuzat e njëjta ndërhyje në sistemet kompjuterike. Kurse gjatë javës së kaluar janë arrestuar në flagrancë dy bullgarë, tek të cilët janë gjetur pajisje elektronike, me anë të të cilave kryenin vjedhjet në bankomatet e bankave në Prishtinë. Dy të arrestuarit, sipas policisë, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti të organizuar në Bullgari.

Për më tepër se një vit kemi hetuar disa persona që bëjnë ndërhyrje në sistemet kompjuterike si dhe disa klientë të bankave në Kosovë, ku gjatë hetimeve janë vërejtur se nuk janë qytetarë të Kosovës, – ka deklaruar Isaku. Policia ende nuk e ka numrin e saktë të personave të dëmtuar, as shumën e plaçkitur, por sipas tyre, janë disa qytetarë që janë ankuar për humbjen e mjeteve. Kemi disa raporte bankare, por shumën nuk mundemi me e dhënë, mund të themi se bëhet fjalë për disa raporte ku tërhiqen shuma të mëdha dhe duhet theksuar se vepra penale ka kaluar në një fazë tjetër, ku merren informata si pini dhe të dhëna në Kosovë, kurse në vendet tjera u tërhiqen paratë, deklaroi hetuesi i krimeve ekonomike.

Prej vitit 2006 e deri në vitin 2008, personat që kanë rënë viktimë e këtyre vjedhjeve elektronike kanë qenë kryesisht qytetarët amerikanë dhe evropianë, ndërsa gjatë këtij viti viktima kanë qenë edhe qytetarët e Kosovës.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=943. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=943

Top