Hajduti lë faqen e tij të Facebook hapur në PC e viktimës

Hajduti lë faqen e tij të Facebook hapur në PC e viktimës

Facebook3.jpg

MARTINSBURG Faqja popullore e rrjetit shoqëror Facebook ndihmoi në arrestimin e një hajduti të pretenduar pasi ai kishte ndaluar të kontrollonte llogarinë e tij në kompjuterin e viktimës, por kishte harruar ta kyçte përpara se të linte shtëpinë me dy unaza diamanti.

Jonathan G. Parker, 19 vjeç, nga Fort Loudoun, Pa., u hodh në gjyq para 10 ditësh me akuzën e krimit të vjedhjes gjatë ditës.

Sipas regjistrimeve gjyqësore, Sherifi P.D. Ware i Kontesë Berkeley shkoi në 28 gusht në shtëpinë e viktimës pasi ajo kishte raportuar për vjedhjen.

Ajo i tha policisë se dikush kishte hyrë në shtëpinë e saj nga një dritare e dhomës së gjumit.

Kishte dollapë të hapur garazhin e saj, dhe shenja të tjera të vjedhjes.

Viktima më vonë vuri re se furacaku kishte përdorur gjithashtu kompjuterin e saj për të kontrolluar statusin e tij të Facebook, dhe llogaria e tij ishte ende e hapur kur ajo kontrolloi kompjuterin.

Viktima më vonë vuri re se i mungonin dy unaza diamanti nga gardëroba e saj që ndodhej në të njëjtën dhomë me kompjuterin.

Dy unazat vlenin më shumë se 3,500 dollarë, thuhej në raport.

Gjatë hetimit, një mik i viktimës i tha asaj se e dinte ku rrinte Parker, në të njëjtën zonë me shtëpinë e viktimës.

Policia më pas shkoi te shtëpia dhe foli me një shok të Parker.

Burri u tha se Parker kishte ndaluar te shtëpia e tij rastësisht, por nuk jetonte aty.

Ai u tha gjithashtu se një natë para vjedhjes, Parker i kishte kërkuar atij nëse do ta ndihmonte për të grabitur shtëpinë e viktimës, por ai kishte refuzuar.

Që prej 16 shtatorit, Parker qëndron nën arrest në Burgun e Zonës Lindore nën një garanci prej10,000 dollarësh.

Nëse shpallet fajtor ai përballet me 1 deri në 10 vjet burg.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=974. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=974

Top