Hajde zhul dhe mikrobe

Hajde zhul dhe mikrobe

Mungesa e higjienes bashke me te nxehtin e veres, i kthen tregjet ku furnizohen 800 mije qytetare, ne vendet ku pislleku blihet me para. Cilat jane institucionet kontrolluese dhe cfare duhet bere

Nga Sebi Alla

Eshte bere zakon qe nje here ne vit, diku ne muajt e nxehte, te bejne lajm fytyrat serioze e te merakosura te specialisteve te tatimeve apo higjenes, qe nuk ngurrojne te shpallin mbylljen e dyqaneve qe nuk plotesojne kriteret higjienosanitare. Vala kalon, dhe tregjet e tregtaret jane po aty, me po te njejtat probleme. Nderkohe qe Tirana sa vjen e ngjishet me popullsi te re, duket se fuqia e tregut e tejkalon seriozitetin e shtetit qe pretendon se po rrit standardet. Kuptohet qe ne kete mes, standardi i vertete nuk eshte tek banaqet dhe llamarinat, por tek menyra sesi ruhen produktet ushqimore dhe si garantohet cilesia e mallit. Dhe ne shumicen e tregjeve ne Tirane, mund te gjesh bashke njesoj si 10-15 vjet te shkuara, rroba te vjetra dhe mish, peshk dhe fruta-perime, kepuce dhe bulmet. Ne fund, pas nje dite zallamahije e pislleku, e gjithe tregtia perzihet ne menune e konsumatoreve, qe ne jo pak raste perfundojne ne repartin e toksikologjise si te helmuar. Sepse gjithcka vjen nga stomaku…

Qe te besh pazar prane Pazarit te Ri, duhet te matesh mire, pasi stomaqet e dobeta jane te parat qe e pesojne. Masa me e mire praktike para se te futesh ne merkaton ku tregtohet mish i gjithellojshem, eshte te zesh hundet me duar. Vendosim te bredhim si bleres, pasi e provuam si gazetare ti kerkonim informacion nje kasapi dhe ai ngriti hanxharin. E qarte; ai dhe koleget e tij e dine fare mire se ne cfare kushtesh tregtojne. Dy kanale te ashtuquajtuara kulluese, jane mbushur me gjak bagetish dhe mbetje te tjera, deri tek plencat, ndersa siper tyre lodron nje shtrese mizash. Gjithkush bertet me sa force ka, hajde mish i fresket. Ne fakt ketu ka cmime te larmishme. Vetem 550 leke kilogrami eshte ai i mishit qe vjen nga jashte, ndersa i vendit varion nga 600-700 leke kilogrami. Ne mure mbizoteron ngjyra here e kuqe dhe here e kuqerremte e gjakut te bagetive, ne varesi te kohes qe ka aty. Kur pyesim nese eshte mish i kontrolluar, qe te gjithe pergjigjen se vjen cdo dite veterineri i bashkise dhe vendos vulen perkatese. Ndoshta mishi nuk ka te share per freskine apo vlerat ushqyese kur sapo therret, por kur vjen puna e higjienes, ne kete merkato eshte nje makth i vertete. Pislleku ketu blihet goxha shtrenjte. Askush pervec kasapeve te mesuar nuk mund te qendroje shume gjate ne kete vend ku edhe vete kafshet ndoshta do kishin ngordhur nga duhma e rende, para se te therreshin.

Duhet dale shpejt perjashta per tu mbushur me oksigjen. Por aventura vazhdon. Ne pjesen perendimore te merkatos shitet peshk. Pluhuri qe ngrene automjetet perfundon ne tezgat e tregtareve, dhe ky eshte problemi me i vogel, duke supozuar se peshku eshte i fresket ose te pakten, i ruajtur mire. Situata eshte disi me ndryshe kur kalojme me tutje ne tezgat ku shiten fruta dhe perime. Por edhe ketu syrin e keq e prishin disa kova te medha te mbushura me ullinj Berati. Te pambuluara mes pluhurit dhe llumit qe rrjedh anembane tregut, kokerrmedhenjte konkurrojne me produktet e bulmetit. Aty ku djathi i bardhe ngaterrohet per kackavall, pasi ka nisur te marre nje ngjyre te verdhe qe vetem ar nuk eshte.

Ky pershkrim i shkurter, eshte ne fakt ajo qe mund te perjetoje perdite gati nje e treta e banoreve te Tiranes. Por edhe pjesa tjeter qe psonisin gjetiu, serish vertiten ne te njejtat ujera.

Tregjet ne Tirane jane ne pergjithesi te gjitha problematike, por ato me te papranueshme mbeten prej vitesh tregjet ushqimore dhe ne menyre te vecante ato te produkteve dhe nenprodukteve te mishit, pohon drejtori ekzekutiv i Zyres per Mbrojtjen e Konsumatoreve, Altin Goxhaj. Dhe te vijne ndermend theniet qe ne vitet e diktatures, iu atribuoheshin punonjesve rebele te fabrikave e punishteve ushqimore: Ah, ta dini ju se cfare hani! Po tani qe per fat te mire, skemi diktature?

Pertej problemeve te gjithepranuara per kushtet e munguara frigoriferike dhe higjienosanitare te mallrave ushqimore, ekziston nje renditje tregjesh ne kategorine e skandalozes. Keshtu ne tregun e ish Uzines Dinamo, ndonese i destinuar per fruta-perime, persona te ndryshem duke perfituar nga klientela e sigurte, nuk kane ngurruar qe te vendosin tezga duke afishuar ne vende me te dukshme mish, sallam dhe nenprodukte te qumeshtit. Pavaresisht se jane jashte kushteve higjeno-sanitare, konsumatoret mbushin qeskat duke synuar te kapin qofte edhe nje 10 lekesh me pak se ne supermarkete. Vijme ketu se eshte me lire dhe pse e shohim se nuk ka kushte. Por cte bejme, nuk ble dot 750 leke nje kile mish ne dyqan, shprehet nje grua e moshuar, duke shtuar se do ta zieje shume qe te mos marre ndonje semundje. Vertet zierja ne temperatura te larta dhe per shume kohe eshte nje mundesi per te zhdukur mikrobet, por kjo nuk arrihet ne masen 100 per qind. Edhe pse eshte nje treg me i vogel, ai i Shkolles se Bashkuar eshte renditur nder vendet problematike ku shitet shkel e shko, jashte kushteve qe kerkojne produktet shtazore. Mania per te perfituar sa me shume ne cdo vend ku ka levizje, ka joshur disa te ashtuquajtur tregtare qe te shesin produkte ushqimore ne vendin e parashikuar per veshmbathje; kjo ndodh ne afersi te tregut te Stacionit te Trenit ne Tirane. Rruga qe te shpie ne thellesi, nga te dyja anet eshte e mbushur me rroba, kryesisht te perdorura. Nderkohe qe kur mberrin ne sheshin e madh, me pare duhet te kapercesh disa govata te mbushura me peshk dhe miza. Nuk na gjen gje neve, jemi mesuar me keto kushte, thote me karshillek tregtari. Ndoshta ka kujtuar se shqetesimi yne kryesor ishte shendeti i tij. Eshte e tepert ta pyesesh per license biznesi apo per frigoriferin e madh profesional, te domosdoshem per ruajtjen e peshkut.

Situata te tilla ka te gjithe Tiranen. Ironia eshte se kur u interesuam per numrin e institucioneve qe merren me kontrollin e standardeve dhe te kushteve higjeno-sanitare ne tregje, ne letra na dolen plot pese syresh. Detyrat jane te shperndara qe nga Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Ministria e Shendetesise deri tek Bashkia e Tiranes. Dhe afro gjysma e Tiranes furnizohet nga keto skuta qe nuk kane as kushtet me minimale te higjienes.

Kemi asgjesuar shume produkte ushqimore te skaduara dhe shpesh ndermarrim aksione edhe per produktet shtazore, por kontrollin e drejtperdrejte ne tregje e ka Bashkia Tirane, thote zedhenesi i Ministrise se Bujqesise, Rexhep Shahu. Ndersa edhe Goxhaj ben pergjegjes te gjitha institucionet, por mbi te gjitha pushtetin lokal.

Ne nje situate ku ka shume institucione qe duhet te kontrollojne, por asnje qe e nis dhe con deri ne fund, mbetet shpresa se nje dite, te pakten metropoli do te behet me nje thertore moderne. Sepse pavaresisht se permendem kater tregjet me problematike ne Tirane, edhe minimarketet apo dyqanet e mishit furnizohen nga tregu i gjese se gjalle. Ka vite qe eshte folur per treg te integruar mishi, me te gjitha pajisjet dhe infrastrukturen e duhur, por ketu ka lindur xhelozia se kush do ta ngreje nje ngrehine te tille, qe te pakten produktet e mishit te ishin te garantuara. Bashkia e Tiranes e ka premtuar, por duke e vonuar; para dy vjetesh ka nderhyre Ministria e Bujqesise qe i kerkoi bashkise te percaktonte vendin dhe fondet ti akordonte ministria. Por duket se bashke me produktet shtazore, ato qe shiten pa kriter jane edhe premtimet. Jemi ne nje gjendje vertet shqetesuese te tregtise se produkteve ushqimore; kriza egersohet cdo vere, por nuk iken perfundimisht.

Nje nga problemet me tipike ne Tirane ka qene dhe mbetet praktika e shitjes se produkteve ushqimore te pasigurta apo ne kushte te papershtatshme. Vazhdimisht ne Tirane gjenden produkte ushqimore te skaduara, produkte ku etiketa e perbajtesve nuk perputhet me permbajtjen reale te produktit, produkte ku lenda e pare apo kushtet e perpunimit jane te dyshimta, thote Goxhaj. Nderkohe qe permend edhe rastet e ekspozimit t
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27093. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27093

Top