Guttenberg: Për shpëtimin e Opel-it duhet ende punë

Albforumi

Primus registratum
Guttenberg: Për shpëtimin e Opel-it duhet ende punë

OpelFabrika.jpg
Këshilli Administrativ i prodhuesit amrikan të automjeteve General Motors, vendosi t’i shesë Opelin prodhuesit austro-kanadez të pjesëve të këmbimit Magna.

Pas këtij vendimi, edhe pse rriten gjasat për ristrukturimin e ndërrmarrjes, për një zhvillim të mirë duhen angazhime të mëdha, deklaroi Ministri gjerman i Ekonomisë zu Guttenberg.

Përfaqësuesit e Gjermanisë në Këshillin e Opel-it kanë shprehur dyshim, që në fund Opel-i do të jetë konkurues në treg.

Edhe pse shumicën e aksioneve të Opelit do t’i ketë Magna, GM do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm, sqaroi shefi i Këshillit Mbikqyrës të Opelit, Karl -Peter Forster: Edhe më tej do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me General Motors-in, si në zhvillimin e prodhimit, në shitje dhe në shumë fusha të tjera. /DW

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=544. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=544

Top