Gure te cmuar

Odea

Primus registratum
Gure te cmuar

Hey, a nuk iu mahnisin guret e cmuar?
Mua patjeter qe po, meqenese jam edhe vajze...lol

Nejse, ajo qe doja te beja dhe te kerkoja prej jush eshte se sa dini mbi guret e cmuar, dmth sa llojesh ka dhe nqs ka mundesi, vendosni edhe ndonje foto.


Mua me pelqen shume smeraldi dhe zafiri. Vdes per te dyja pasi i kam edhe ngjyrat e mia te preferuar. Gjithashtu me pelqen aquamarine, jade, opal, si dhe amber qe me duket fantastike.

Madje, disa iu bashkangjisin dites se lindjes gure te ndryshem.

Cili gur iu perket juve?


Odea :wave:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gure te cmuar

0-diamant-geschliffen.jpg


Diamanti eshte ai qe perkon me shenjen time,eshte i bukur dhe shume "dinjotoz" si gur i cmuar, ndaj dhe me i vleresuar.

aquamarine.jpg


Me pelqen edhe Aquamarine dhe e perdor shum kete, pothuajse ne cdo unaze.

emerald.jpg


Ai qe nuk e kam akoma por qe perhere me ka magjepsur eshte Smeraldi.

Per fuqite e tyre po shkruaj dicka me shume neser.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Gure te cmuar

Dikur i kam dashuruar guret e cmuar dhe zoteroj ca prej tyre ne varse dhe unaza. Por jane te mbyllura ne sirtar dhe jam betuar se nuk do i ve me! Pse? Sepse derdhet shume djerse dhe gjak ne minierat e diamanteve dhe gureve te tjere te cmuar. Me vret ndergjegja te mbaj si zbukurim jeten e nje njeriu te pafajshem.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gure te cmuar

Turquoise sipas horoskopit, por si Ana edhe mua me duket e pajustifikueshme mundi dhe gjaku i njerezve per te vene nje cope gur mbi vete...

turquoise.jpg
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gure te cmuar

Mos e ktheni ne ceshtje sedre kete gje ju lutem.

Te mendosh per keto as orizin nuk duhet ta hash.

Bah :shrug:
 

Belinea

Primus registratum
Re: Gure te cmuar

Nese doni njohuri me shume per guret tuaj te cmuar pyesni belin se e keni experte /pf/images/graemlins/wink.gif sinqerisht
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Gure te cmuar

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Mos e ktheni ne ceshtje sedre kete gje ju lutem.
[/qb]
Eshte vetem ceshtje pikpamjesh. Asgje kunder ndaj atyre qe i perdorin apo nuk mendojne si une /pf/images/graemlins/frown.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Gure te cmuar

Topaz

320impertopaz.jpg

"Imperial Topaz"

Topaz eshte guri qe i perket te lindurve ne muajin nentor. Ai pranohet si dhurate per pervjetorin e 4 te marteses ndersa "imperial topaz" ne pervjetorin e 23. Citrine eshte nganjehere zevendesuesja e topaz se ka pothuaj te njejtat ngjyra si edhe topaz. Ne te kundert te topaz citrine eshte me e lire dhe me permasa me te medha. Ne kohe e vjetra pothuaj cdo gur quhej topaz.

carblutz.jpg

"Blue Topaz"

Fjala topaz vjen si nga fjala Sanskrite topaz qe kishte kuptimin flake ose nga fjala greke tapazios qe ka kuptimin "gjej" gjithashti mendohej se ishte edhe ne ishull me kete emer. Ai ka qene konsideruar simbol i dashurise dhe perzemersise. Tradita, magjia dhe romanca e topaz shkon prapa ne mijra vjet ne kohe. Ai mbahej si guri i cmueshem me fuqite me te medha kurative. Greket thinin se u jepte ayre fuqi.
Gjithashtu mendohej se ftohte gjakrat, rikthente shendentin mendor, kuronte azmen, clironte nga pagjumesia, te mbronte edhe kundrejt nje vdekje te papritur. Topaz thuhej se e bente mbajtesin te padukshem ne raste emergjence.

blutopaz.jpg


Topaz i vertete shihet shpesh neper dyqane bizhuterish por me i njohur eshte kuarc topaz(citrine). Dikur cdo gur i verdhe quhej topaz. Topaz eshte jo vetem ne ngjyre te verdhe transparente , te verdhe ne kaf, kaf ne portokalli, apo ne nje kafe ne roze, por edhe ne ne nje te kuqe te lehte(sot ky lloj eshte gjetur edhe ne forme natyreale megjithese arrihet edhe me nje trajtim me ane te nxehtesise), ne nje blu shume te lehte(arrihet si rezuktat i trajtime megjithese gjendet edhe gjeresisht ne natyre), ne nje te gjelber shume te lehte, ne te verdhe te lehte ne te gjelber, ne ngjyre viollce dhe pa asnje ngjyre.

rutiletop.jpg


Me i vlefshmi nder topaz eshte ai ne ngjyre portokalli-i kuq eshte me i rralle. Topaz eshte nje gur i forte, mjaft i shkelqyeshem dhe me i shtrenjte se sa guret e tjere qe e zevendesojen shpesh.

rbtopaz.jpg


Blu Topaz eshte bere mjaft i popullor ne kohet e fundit ai perfitohet si nga procesi me trajtim te nxehte ashtu edhe nje procesi rrezatimi per te "kuruar" ngjyren. Ai i afrohet mjaft ne pamje akuamarine(i cili eshte eshte mjaft i shtrenjte sot per sot) dhe eshte nje alternative e kenaqshme. Topaz i argjende eshte i pangjyre dhe gur teper i shkelqyeshem. Ai eshte alternative mjaft e mire ndaj diamanteve ose safirit te bardhe per cmimin me te ulet.

blue1.jpg


"London Blue Topaz" eshte nje nga topazet me blu me te forte dhe nje zevendesues mjaft i mire i safireve me te shtrenjte, "super blue topaz" eshte emri me te cilin trengtohet nje nga variantet me blune me te fuqishme ai eshte i njohur edhe si "swiss blue" ose "maz blue"/

rutiltop1.jpg


Topaz gjendet ne brazil, meksike , sri lanka, pakistan, USA, kine, nigeria.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Gure te cmuar

Citrine.
Ky variacion iarte i familjes se kuarceve shpesh quhet "kuarc-topaz", "citrine-topaz" ose topaz dhe te gjitha jane keqkuptime. Ai eshte i verdhe, ngjyre rezine ose nga ngjyre rezine ne kafe. Ndersa eshte nje gur i pelqyeshem eshte edhe mjaft i forte i ngjashem me familjarin e tij ametist, citrine eshte pakez me e bute dhe me me pak shkelqim se topaz.
Ngjyra e tij vjen nga permbajtja e hekurit. Emri i tij vjen nga frengjishtje e vjeter ku citrin do te thote "e verdhe".

CITRINE-1.GIF


Citrine eshte tradicionalisht guri i cmuar qe dhurohet ne pervjetorin e 13 te marteses dhe zakonisht zevendeson topaz per gurin e te lindurve ne muajin nentor.
Shume nga citrina eshte nxjerre nga perpunimi i me te nxehte i ametistit. Citrine eshte gjithashtu edhe me pak i shtrenjet se sa topaz. Ai asnjehere s'duhet te merret per topaz, i cili zakonisht paraqitet si "precious" ose "imperial" topaz. Citrine mund te gjendet ne te gjitha permasat dhe mund te prodhohet ne masa shume te medha e me pak investime.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Gure te cmuar

Aquamarine.

gs2735.jpg


Akuamarine eshte simboli universal i rinise, shpreses dhe shendetit, eshte tradicionalisht guri per te lindurit ne mars. Ai gjithashtu pranohet per pervjetorin e 19 te marteses.
(Me pare se shek. XV mendohej se ishte guri per te lindurit ne muajin tetor). Ne kohet e vjetra thuhej se ishte guri qe mbronte udhetaret e detit, pradaj ishte nje dhurate per detaret dhe ata qe shkonin ne udhetime detare te shpeshta.

gs027.jpg


Te enderrosh per akuamarine do te thote te besh miq te rinj; te mbash vathe me akaumarine sjell dashuri dhe dhe shume perkujdes. Akuamarine thuhej se mbron ndaj semundjeve, nxit zgjuarsine dhe perforcon guximin.
Ka qene perdorur gjate nga mbreterit, zbukurimet egjiptanet e dinastise se XII (rreth 2000 pes) perfshinin akuamarine te gdhendur ne forme kafshesh.

gs1400.jpg


Akuamarine i perket anetareve te te nje familjeje te rendesishme te gureve transparente ne te cilen perfshihen edhe smeraldet, pervec se akuamarine eshte me pak i shkriferueshem dhe me i forte se smeraldi. Akuamarine varion nga nje blu e lehte deri ne fare bluje ne jeshile dhe drejt ne nje bluje te thelle qe eshte edhe ngjyra me e deshiruar.

gs1266.jpg


Ne eshte blu, blu-e gjelber vjen sipasoje e hekurit ne te. Sa me e thelle dhe sa me e paster te jete ngjyra aq me i vlefshem eshte si gur. Refraksioni i dyfishte i drites ne dy kende te ndryshme te gurit, sjell si pasoje reflektimin e dy ngjyrave te ndryshme: blu dhe te gjelbrer. Ngjyra ideale per akuamarine eshte blue e fresket e bluse se detit.
Guret e paster blu pa asnje shenje te te gjelbres ose te grise jane me te vlefshmit.

gs3166.jpg


Nje nga gabimet eshte se ngaterrohet shpesh "blu-topaz" me akuamarine. Blu-topaz eshte nje gur qe megjithese eshte njelloj i bukur trajtohet te kete uniformitet dhe eshte me pak i shtrenjte.
Per ata te s'e perballojne dot akuamarine blu-topaz eshte nje alternative e mire.

Per te ruajtur shkelqimin e ketij guri te cmueshem kaq te bukur duhet te zhytet ne pastrues bizhuterish ose ne uje te vaket me sapun dhe te pastrohen me nje furce te vogel. S'duhet te perdoren makina ultravale.
Si te gjithe guret duhet patur kujdes te mos perplasen apo te gervishten.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Gure te cmuar

Amethyst.

gs3004.jpg


Ametist eshte guri i cmuar qe i perket te lindurve ne muajin shkurt dhe eshte pranuar si gur i cmuar per pervjetorin e 6 te marteses. Varieteti purple-transparent i kuarxit eshte nje nga me te perhapurit e gureve te cmuar.

gs3005.jpg


Mendohej dikur se zoteronte aftesi te mbronte mbajtesin nga dehja dhe te parandalonte vdekjen nga helmimi. Ametist thuhej se kishte jo vetem efektin e mbajtjes "esell" edhe te zoteruesve te "mbi eksituar" nga "pasioni i dashurise".
Emri vjen nga fjala greke "amethystos" qe dmth "jo i dehur". Eshte nje nga guret me te mire qe perdoret per te hequr tensionin dhe zhvilluar durimin si pasoje e efekteve qetesuese mendore qe kane reflektimet e tij.

gs2160c.jpg


Sipas traditave te vjetra ametist zoterohej nga saturni dhe fokusonte energjine e planeteve per te mbrojtur udhetaret ndaj rreziqeve, te sillte fat bixhozcinjve te parandalonte helmimet dhe te qetesonte mendjen.

Ai simbolizon paqen, mbrojtjen dhe qetesine.
Nuancat e tij variojne nga vjollce e lehte ne ate te forte.Eshte e mundur te gjendet ne masa te ndryshme.

gs3399.jpg


Ametist eshte nje nga guret e cmuar me te bukur qe mund te gjenden edhe me nje cmim te moderuar, megjithese duhet patur kujdes se disa nga guret "me fine" te ketij lloji sot jane te prodhuar ne forme sintetike.
Ashtu si te gjithe guret e tjere duhet patur kujdes te ruhet nga gervishtjet perplasjet.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Gure te cmuar

Alexandrite.

gs3119a.jpg
gs3119b.jpg


Aleksandrite eshte guri cmuar per te lindurit ne muajin qershor. Ai gjithashtu perdoret per te perkujtuar 45 dhe 55-vjetorin e marteses.
Aleksandite eshte percaktuar si nje "smerald ne gjate dites dhe nje rubin per naten".

gs1785.jpg
gs1785a.jpg


Eshte nje nga guret e cmuar ngjyra e te cilit ndryshin radikalisht nen veprimin e dritave me ndjyre te ndryshme: e gjelber, e gjelber-blu gjate dites, viollce-e kuqe ne drite inkandeshente.
Ngjyra e aleksandritit ndyshon sipas absorbimit te gjatesive te ndryshme te valeve nga nje sasi e vogel kromi.
Eshte sasia e kromit ne perberien e tij qe ben te mbizoteroje here ngjyra e kuqe dhe here e gjelber.

gs2835a.jpg
gs2835b.jpg


Guret mbi 5 karat jane te rralle. Guri me i madh i njohur eshte me mase 66 karat dhe gjendet per ekspozim ne "The Smithsonian Institution"

Emri aleksandite erdhi sipas zbulimit me 1830 dhe i raporetuar ne te njejten dite qe Car Aleksander II hyte ne moshen e pjekurise.
Ne fillim guret e pare u gjendet ne minierat e smeraldeve ne brigjet e lunit Takovaja ne malet Ural.


*Photot ne te majte e te djathte jane per te njejtin gur, vetem se ne te majte eshte bere ne drite te zakonshme dhe te te djathte ne driten e qirirt.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Gure te cmuar

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Dikur i kam dashuruar guret e cmuar dhe zoteroj ca prej tyre ne varse dhe unaza. Por jane te mbyllura ne sirtar dhe jam betuar se nuk do i ve me! Pse? Sepse derdhet shume djerse dhe gjak ne minierat e diamanteve dhe gureve te tjere te cmuar. Me vret ndergjegja te mbaj si zbukurim jeten e nje njeriu te pafajshem. [/qb]
Nigjo AnaBlue, mi jep mu se ti ruj une ma mire sesa sirtari /pf/images/graemlins/laugh.gif

Shume te bukur qekan vallai. Edhe une kam nja dy gure te cmuar zalli po nuk i ve ne qaf se jon te rond, po me shkoj menja me u myt noji dite do i vej. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mostro

Putraku
Re: Gure te cmuar

Ohohoho L-R e paska zon gjumi duke anderru nai gur te cpum-te cmum me falni...notte L-R /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Gure te cmuar

Historia e gureve te çmuar fillon qe neolit. Por ishte e natyreshme qe ne ate kohe te hereshme historike te mos perdoreshin per qellime dekorative por thjesht si vegla dhe arme. Duhej te kalonte kohe qe guret e çmuar te quheshin si te tille, pra te mos shihej me vlera praktike utilitare.
Ne neolitin e hershem njerzit i dallonin keta gure nga vetite qe kishin dhe u vishnin veti magjike. Vetem nga fundi i kesaj periudhe historike njerzit filluan ti perdorin edhe per qellime te tjera dhe nje nga keto ishte roli apo funksioni i parase. Fillimisht jane perdorur si te tille nga nomandet e shkretetirave te cilet benin tregeti me banoret e komuniteteve stabel.
SUMERET i perdoren per te bere vulat e tyre sepse mendonin qe guret e çmuar i ruanin nga te keqiat, per arsye se kishin veti magjike te cilat krijonin mundesi komunikimi. Shume me vone tek ky popull vula mori formen e nje firme autetike, siç e njohim dhe perdorim ne sot.
Ne Egjiptin e vjeter guret e çumar u perdoren per te bere hajmalite e para. Fak i vertetuar nga zbulimet e shumta arkeologjike.
Eshte per t'u marre ne konsiderate se kerkimi i gureve te çmuar ndihmoi ne perhapjen e qyteterimit. Psh, vula cilindike te qyteterimit sumer jane gjetur edhe ne indi dhe te ngjashme me to edhe ne brigjet e detit balltik si dhe deri ne Kaukaz.
Lapislazuli eshte njohur dhe perdorur ne Afganistan qe 6000 vjet me pare.
Pergjithesisht eshte shume veshtire te percaktohet nje vend i vetem si burim i historise se gureve te çmuar sepse popuj te ndryshem kane perdorur gure te ndryshem.
Persa i perket gurit te çmuar me te madh, nuk eshte e vertete ajo qe shkruan ti i dashur Ximi. Guri i çmuar me i madh i gjetur ne historine e njerezimit quhet Kulinan dhe eshte nje diamant i jashtezakonshem qe peshonte 621 gram dhe ishte 3106 karat. Ky gur u pre ne disa copa sepse ishte shume i madh (dimensionet e tij qene 10x6cm) Copa me e madhe u vendos ne spektrin e Anglise dhe quhet Kulinan I 530,2 karat.
KULINAN II eshte vendosur tek kurora IMPERIAL STATE CROUWN dhe eshte 317 karat. Ndersa Kulinan III dhe Kulinan IV jane respektivisht me te vegjel i pari prej 94,5 karat dhe i dyti 63,6 karat jane vendosur tek kurora e mbretereshes Meri.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Gure te cmuar

Fillimisht postuar nga atman:
....Persa i perket gurit te çmuar me te madh, nuk eshte e vertete ajo qe shkruan ti i dashur Ximi. Guri i çmuar me i madh i gjetur ne historine e njerezimit quhet Kulinan dhe eshte nje diamant i jashtezakonshem qe peshonte 621 gram dhe ishte 3106 karat....
C'kemi Atman!

Materiali qe kishe vene ishte interesant.
Vetem nje gje ajo e dhene per madhesite e gureve qe kishe vene re, ne fakt kishte te bente vetem per llojin e "Alexandrite", me i madhi i gjetur ishte 66 karat.... Prape edhe per kete s'kembengul se ne fund te fundit, une te marra diku i kam...........

Gjithe te mirat
X /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Gure te cmuar

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb]
Fillimisht postuar nga atman:
....Persa i perket gurit te çmuar me te madh, nuk eshte e vertete ajo qe shkruan ti i dashur Ximi. Guri i çmuar me i madh i gjetur ne historine e njerezimit quhet Kulinan dhe eshte nje diamant i jashtezakonshem qe peshonte 621 gram dhe ishte 3106 karat....
C'kemi Atman!

Materiali qe kishe vene ishte interesant.
Vetem nje gje ajo e dhene per madhesite e gureve qe kishe vene re, ne fakt kishte te bente vetem per llojin e "Alexandrite", me i madhi i gjetur ishte 66 karat.... Prape edhe per kete s'kembengul se ne fund te fundit, une te marra diku i kam...........

Gjithe te mirat
X /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Diamanti me i madh nga ato qe njihen deri me sot eshte Kulian!
Zbuluar ne SudAfrike ne 1905. Dhuruar mbretit Eldoardo VII ne qeverine Transval.
Sic tha Atmani peshonte 3106 karat perpara se te pritej. Nga ndarja e tyre jane prodhuar
105 gur me peshe 1063 karat secila.
Forma me e madhe..Forme (pike ..uji...)e cila quhej Ylli i Afrikes me peshe 530,2 karat.
Ky eshte diamani me i madh i ndare qe egziston. Tashme gjindet ne Angli (Londer)
 
Top