Grupimi i ri që do të zëvendësojë G8

Grupimi i ri që do të zëvendësojë G8

Fituesi i takimit që ka nisur dje në Pitsburg është tashmë i qartë. Bëhet fjalë për vetë G20, që do të thotë se ky grupim i ri do të mblidhet edhe në të ardhmen. Në të bëjnë pjesë jo vetëm vendet më të zhvilluara të botës, por edhe ato në zhvillim, që do</p>


Pitsburg është një qytet që ka hedhur shtat dhe është rritur kryesisht përmes fitimeve të nxjerra nga industria e çelikut. Ky qytet ka hapur dje dyert për liderët e 20 vendeve të botës, të atyre vendeve që përbëjnë 85 për qind të ekonomisë së planetit. Me këtë rast, masat e sigurisë janë të jashtëzakonshme. Vetëm në qendër të qytetit ndodhen 4000 policë, që do të “skanojnë” çdo lëvizje, hyrje-dalje të njerëzve deri në imtësi. Urat kryesore janë bllokuar me kamionë ushtarakë dhe trupat e policisë janë të gatshme që të përdorin gazin lotsjellës ndaj demonstruesve. Por kjo lloj atmosfere e ngarkuar në qendër të qytetit ndryshon dukshëm në ambientet e konservatorit “Phipps”, ku u mblodhën dje 20 liderët në ditën e parë të takimit. Sipas burimeve të afërta me delegacionet e ndryshme, brenda mbizotëronte një frymë grupi dhe shpirti skuadre. E ndërsa për rezultatet e takimit duhet pritur për-fundimi i tij, për sa i përket të fi tuarit të madh të tij, ai është G20, pra formati i ri i grupimit të vendeve më të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Duket se tre takimet e këtij grupi, gjatë muajve të fundit të përshpejtuar kryesisht nga situata e rëndë ekonomike në botë, e kanë bërë formatin të qëndrueshëm dhe me sa duket jetëgjatë. Sipas medias amerikane, Presidenti Obama ka qenë që në fi llim i mendimit që G8 të zëvendësohet nga G20, një grup që veç vendeve më të industrializuara përfshin edhe Kinën, Indinë dhe Brazilin, që në fakt janë ekonomi në zhvillim. Takimi i ardhshëm është caktuar për tu zhvilluar në Kanada, në vitin 2010. Të gjithë pjesëmarrësit kanë rënë dakord që takimi i Kanadasë do të zhvillohet mbi bazën e arritjeve të takimit të Pitsburgut. Në përgjithësi, para fi llimit të punimeve, delegatët janë shprehur optimistë, edhe pse dihet se mes tyre ka shumë dasi, sidomos në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me përcaktimin e mënyrave të daljes nga kriza dhe riformatimit të siste-mit fi nanciar botëror dhe më konkretisht kërkimit të një kapitali rezervë më të madh nga bankat, krijimin e një sistemi rregullator për fondet e investimeve dhe rregulla më të rrepta për bonuset e shefave të bankave. Në prag të takimit ka pasur mosmarrëveshje mes vendeve për disa nga këto çështje, por duket se një pjesë e tyre janë sheshuar. Amerikanët, veçanërisht, më në fund duket se kanë edhe ata qëndrimin e tyre në lidhje me kufi zimin e bonuseve dhe shpërblimeve për drejtuesit e lartë të bankave, çka i çon më pranë qëndrimit të europianëve. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, ata ishin të mendimit që bankat në vend të ulnin sasinë e bonuseve, të shtonin kapitalin rezervë për të pasur më shumë siguri për periudhën e krizave. Ndërsa europianët anojnë më shumë nga reduk-timi i shumave të mëdha të bonuseve, ose zëvendësimi i parave në dorë me aksione, çka do të rriste edhe interesin e përfituesve në mbarëvajtjen e pu-nëve. Rregullat e reja do të mbikëqyren nga Bordi i ri i Stabilitetit Financiar, që përbëhet nga ekspertë të bankave qendrore dhe rregullatorëve fi nanciarë, institucion, ngritja e të cilit është përcaktuar në takimin fundit të Londrës të G20. Megjithatë europianët nuk e kanë shndërruar çështjen e bonuseve në një nga çështjet më të rëndësishme të axhendës së takimit, siç mendohej se do të ndodhte. Madje ata duket se janë përgatitur që të bëjnë koncesione me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për ta zhvendosur vëmendjen në çështje të tjera si p.sh. atë të imbalancës mes Kinës dhe Gjermanisë, që kanë surpluse të mëdha nga eksportet, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, vendeve me defi cite të jashtëzakonshëm, tregtarë si vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.</p>


E ndërsa financa, sistemi rregulla-tor dhe balancimi i ekonomive do të diskutohen gjerësisht, për sa i përket klimës, perspektiva e rënies dakord për një marrëveshje është e zbehtë. Sipas anëtarëve të delegacioneve të ndryshme, bisedimet nuk duken inkurajuese dhe se nuk ka shanse që Shtetet e Bashkuara të miratojnë një ligj në këtë drejtim brenda këtij viti, duke qenë se Uashingtoni është shumë i përqendruar në çështjen e ligjit të reformës në shëndetësi. Megjithatë edhe ky takim, që tashmë ka zyrtarizuar G20 dhe mbi të gjitha vazhdimësinë e saj, do të përqendrohet, si edhe takimi i Londrës, kryesisht në çështjet fi nanciare.(Shqip)</p>
DOeaaTjXaD4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23040. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23040
 
Top