Grupi i turpit e i tradhetis
Kosova tashmë po noton në ujërat e turbullta të procesit antihistorik, i quajtur si proces i bisedimeve për statusin potitik të saj. Se si do të dalë dhe si do të duket Kosova në fund të këtij procesi, mund të paramendohet nëse krahasohet Kosova e parastandardeve me atë të standardeve të sotme, prapaskena e të cilave është Beogradi:
Sot, Kosova ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, ku e din si ishte, por jo si do të jetë.
Sot nuk mund të thotë askush se e ardhmja e Kosovës dhe e lirisë së saj është e panegociueshme, sepse dihet botërisht që kjo e ardhme tashmë është bërë temë bisedimesh me pushtuesin e deridjeshëm, udhëheqjen e Serbisë;
Sot, Kosova është bërë me numër edhe më të madh të enklavave serbe dhe ato tashmë kanë marrë statusin e sajesave legale, përmes së cilave Serbia po realizon aspiratën e saj për rikolonizimin e Kosovës;
Sot Kosova është detyruar t’i ofrojë Serbisë të drejta eksterritoriale përreth objekteve fetare e monumenteve të ngritura në mënyrë ekspansioniste edhe gjatë periudhës së sundimit të Millosheviqit, si mundësi për formimin e enklavave dhe hapësirave të reja serbe;
Sot Kosova, është detyruar pothuajse ta harrojë faktin se qyteti i ndarë i Mitrovicës duhet ribashkuar.
Sot Kosova është detyruar pothuajse t’i harrojë eshtrat e mijëra viktimave të luftës të varrosura në varrezat masive në Serbi dhe në vend të denoncimit të krimit dhe kërkesës për dëmshpërblim të pasojave të luftës, në tavolinën e bisedimeve po i ofron asaj gjasën për të rikthyer kohën e tmerrit;
Sot Kosova është mbërthyer në një situatë të tillë, që në vend të pavarësisë, të detyrohet të përqafojë alternativat serbe të autonomisë substanciale, copëzimin e vendit, më shumë se autonomi e më pak se pavarësi, apo në rastin më të mirë, variantin e përfolur të qarqeve të fuqive të mëdha, të pavarësisë së kushtëzuar.
Pozita e sotme e degraduar e Kosovës dhe proceset aktuale antihistorike rreth së ardhmes së saj, nuk janë pasojë e mungesës së fryteve të luftës, por e uzurpimit të këtyre fryteve.
Liria e saj, lufta çlirimtare e UÇK-së dhe gjaku i dëshmorëve, sakrificat dhe vuajtjet e popullit shqiptar për liri kombëtare e dinjitet njerëzor, u mohuan, u shkelën e u perdhosën deri në nivelin që po e shohim sot, sepse frytet e fitores ngelën pa mekanizmin e tyre mbrojtës, e në mëshirën e uzurpatorëve. Klasa politike ciklope, e ngritur dhe e fuqizuar nga qarqet jashtëshqiptare, si rezultat i ambicieve të elitës së saj për poste e pasuri, vuri monopol të hekurt mbi këto fryte. E xhveshur nga çdo skrupull kombëtar, ajo përçau e polarizoi masat e popullit deri në atë masë sa e largoi tërësisht vëmendjen e tyre nga çështjet madhore të vendit.
Një elitë më poltrone, më antikombëtare e më e shfrenuar se kjo, nuk ka ekzistuar kurrë në historinë e klasës politike të popullit shqiptar. Ajo krijoi rrethanat të cilat kushtëzuan, që frytet e një lufte çlirimtare e fituar me armë, t’i rrezikojë seriozisht, duke i vënë ato në tryezën e bisedimeve me pushtuesin serb, që ende nuk e ka humbur oreksin për ripushtim.
Bisedat mbi të ashtuquajturin decentralizimin, trashëgimin; kulturore, komunitetet e të tjera, nuk kanë absolutisht ndonjë kuptim tjetër, përveçse kuptimin e vënies në tryezën e bisedimeve të fryteve të një lufte të fituar me armë, jo për t’i fuqizuar, por për t’i relativizuar, zvogëluar dhe humbur ato. Kjo elitë monstruoze politike krijoi rrethanat, në të cilat Kosova humbi identitetin dhe atributin e atdheut të shqiptarëve, si popull shumicë e autokton i saj dhe u shndërrua në çiflig të një grushti njerëzish, të tubuar në të ashtuquajturin grup i negociatave, i vetëquajtur edhe si grupi i unitetit.
Ky grup njerëzish, i mbështetur nga logjistika e tij e organizuar në formën e grupacioneve përfituese politike-strategjike, e me emra të tjerë të pakuptimtël si ky, tashmë e ka vënë Kosovën në ankand të tregut serb e po i shet pjesët dhe të ardhmen e saj me çmime të lira, për interes të përfitimit të disa trastave me para.
Këta pronarë të paligjshëm, që ngjashëm me AKM-në përbëjnë njëfarë agjencioni politik të mirëbesimit, po zhvillojnë raunde të njëpasnjëshme të shitjes e të privatizimit, jo vetëm të pasurive e të pronave publike të Kosovës, por të vetë asaj. Si pasojë e këtij procesi, numri i enklavave serbe, si territore të legjitimuara të Serbisë, ka ngelur mundësi e hapur për rritje. Deri tash ky numër ka arritur në 6+1.
Si pasojë e këtij procesi, deri tash në Kosovë janë krijuar zonat mbrojtëse qindrahektarëshe përqark kishave e manastireve serbe, si territore të legjitimuara të Serbisë, ku do të veprojë dora e zotit dhe e pushtetit serb. Si pasojë e këtij procesi, siç dëshmojnë qartë rezultatet e serisë së takimeve me qeverinë e Serbisë në Vjenë, deri tash është legjitimuar veprimi i sistemit arsimor të Serbisë, duke përfshirë universitetin dhe planprogramet e saj, sistemin shëndetësor dhe format e tjera të organizimit të pushtetit të Serbisë. Me një fjalë, si pasojë e këtij procesi, deri tash është legjitimuar ndarja faktike Kosovës sipas hartës etnike. Dhe me një fjalë, ky proces, të cilin e ka zhvilluar dhe vazhdon ta zhvillojë grupi i negociatave, ka krijuar parakushtet që Kosova të mos bëhet ndoshta kurrë më, e tërë. Copat e trungut të Kosovës që Vjenë pas Vjene po i ofrohen me tapi Serbisë, do të jenë plagë të pashërueshme të saj.
Në një formë, trojeve shqiptare po u përsëritet historia e ndarjes dhe e cungimit. Por për dallim nga koha e mbledhjes së Shën Stefanit dhe e Kongresit të Berlinit, kur trungu i Shqipërisë u cungua nga qarqe të jashtme, sot trungu i Kosovës po cungohet nga qarqet e brendshme. Dhe në qoftë se populli shqiptar ka mbi një shekull që mallkon, shan dhe denoncon Evropën plakë për tradhti e për padrejtësitë historike në kurriz të trojeve të tij e në interes të fqinjve, në shekujt që vijnë mallkimi, sharja dhe denoncimi për gjymtimin e territorit të Kosovës dhe për pazarin në interes të Serbisë, do të bie mbi të ashtuquajturin Grup i Unitetit.
Ky grup që nuk di t’u thotë kurrë jo, as mjaft orekseve të Serbisë për rikolonizimin e Kosovës, por që din të bëjë oferta dhe projekte serioze për të kënaqur këto orekse, nuk mund të ketë asgjë me unitetin, por me turpin e me tradhtinë. Ai është unik vetëm në vendosmërinë dhe gatishmërinë që për dobinë e xhepave të pjesëtarëve të tij të thellë, ta bëjë copë e grimë territorin e Kosovës.
Nga ky soj rriqrash e brejtësish, që dje fliste për bashkimin e Mitrovicës, kurse sot për legalizimin e komunës në pjesën veriore të qytetit;
që dje fliste kinse për reformë të pushtetit lokal, kurse sot për komuna të reja serbe;
që dje përgjërohej se nuk do të ketë decentralizim në baza etnike, kurse sot flet pa turp e cipë për formulat me të cilat llogaritet numri i komunave serbe;
që dje garantonte se nuk do të diskutohej kurrë me Serbinë për statusin e Kosovës, kurse sot shqyrton modalitetet e lidhjeve,
që komunat serbe do të kenë me Beogradin;
pra nga ky soj rriqrash e brejtësish në trupin e Kosovës, frazeologjinë e sotme politike mbi pavarësinë e Kosovës, një ditë duhet pritur ta zëvendësojë fare pa të keq, në formulimin autonomi substanciale, siç ofron Serbia.
Sot është mjaft e përhapur pikëpamja kapitullante, sipas së cilës Kosova nuk meriton më shumë liri, më shumë territor dhe më shumë gjasa për shtetësi, se këto që i gëzon sot, për faktin se ajo nuk kishte arritur ta finalizojë e kurorëzojë vetë luftën çlirimtare.
Me këtë formë propagande, tregtarët tanë negociatorë sot pretendojnë ta arsyetojnë bërjen e vullnetit shekullor politik të shqiptarëve objekt bisede me Serbinë. Mirëpo, fakti se shqiptarët nuk ia paskan dalë ta çojnë deri në fund luftën çlirimtare, apo se nuk paskan arritur të çlirohen vetëm me forcat e veta, nuk mund të legjitimojë kurrfarë forme të tradhtisë e të tregtimit me fatet e Kosovës. Ky fakt nuk liron nga përgjegjësia në asnjë mënyrë shkeljen mbi gjakun e derdhur, mbi sakrificat e mbi vullnetin shekullor politik të popullit shqiptar. Në qoftë se sakrificat e atyre që ranë nuk paskan qenë të mjaftueshme për të kurorëzuar fitoren e plotë të luftës çlirimtare dhe vullnetin politik të shprehur me këtë luftë, atëherë u takon të mbijetuarve dhe brezave pas tyre misioni historik i përmbushjes së këtyre aspiratave. Shmangia nga ky mision dhe për më tepër vënia e fitores së luftës çlirimtare dhe e aspiratave shekullore politike të shqiptarëve në diskutim me pushtuesin, ka vetëm një epitet të mirëfilltë, e ai quhet tradhti, çmimi i së cilës do të jetë rruga e trasuar për luftëra të reja dhe vuajtje e sakrifica të tjera për brezat e ardhshëm. Mirëpo, përveç çmimit, ajo do ta ketë pashmangshëm edhe llogarinë e vet