Grupi i Llapit dënohet me 13 vjet burg

Grupi i Llapit dënohet me 13 vjet burg

PRISHTINE – Sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një trup gjykues i përzier, i përbërë prej një gjykatësi kosovar dhe dy gjykatësve të EULEX it, në procesin për krime lufte, të ashtuquajturin “Grupi i Llapit”, e dënoi me heqje lirie.</p>


Kështu Latif Gashi është dënuar me 6 vjet burgim për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. I akuzuari i dytë Nazif Mehmeti është dënuar me 3 vjet burgim për krime të luftës, për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur.</p>


Ndërsa Rrustem Mustafa është dënuar me 4 vjet burgim për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. Më 7 korrik 2009, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë kishte filluar rigjykimi kundër Latif Gashit, Nazif Mehmetit dhe Rrustem Mustafës. Gjatë seancës së provave të këtij rigjykimi ishin mbajtur dymbëdhjetë seanca dëgjimore. Lënda ishte ndjekur nga një prokuror i EULEX it. Lënda ishte hetuar gjatë vitit 2001 deri në vitin 2002 dhe për herë të parë u paraqit në gjykatë në vitin 2003 kur edhe u morën aktgjykimet dhe u shqiptuan dënimet. Me vendim të Gjykatë.(Shekulli)</p>
te2KDeV_p9Y

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23290. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23290
 
Top