Gruevski i kënaqur nga vizita në Kanada
Kryeministri Nikolla Gruevski vizitën në Kanada e vlerësoi si të suksesshme. Gjatë vizitës katërditore ai veçoi takimin me homologun kanadez Stiven Harper dhe nënshkrimin e marrëveshjes për sigurimin social mes dy vendeve. Kryeministri theksoi se është biseduar për mbështetjen e parezervë që Kandaja i jep Maqedonisë për të hyrë në NATO, për nënshkrimin e marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen e investimeve si dhe për heqjen e vizave. Ai paralajmëroi se kompani kanadeze janë të interesuara për të investuar në Maqedoni sapo të mbarojë kriza globale. Njëra prej tyre është Deni Radev nga EITI International, kompani për reciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë, e cila në Maqedoni planifikon të investojë mbi 200 mlionë dollarë</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21829. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21829
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21829. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21829