GRUAJA MËKATARE
Sinqeriteti i një poeti…
Skënder Rusi
U takuam sërish, thuajse si çdo vit kur shkoj Korçë dhe si gjithmonë e gjej tek tavolina e tij, në fund të zyrës së madhe, i rrethuar nga libra dhe aromë librash. Për dikë që nuk e njeh, do të dukej si ndonjë nga ata zyrtarët me qënien bosh që e shndrojnë hapësirën e zyrës në brendësi dhe orenditë e saj në plotës, në fakt nuk ka mure zyrash që ta përkufizojnë shpirtin e Skënder poetit sepse zemra e tij është gjithmonë në fluturim. Buzëqeshja që afron, është shumë më tepër se mijëra fjalë mirseardhjeje.
Natyrë lakonike poeti? Ndoshta.
Nganjëherë më dukej sikur lexoja njëfarë trishtimi të lehtë në sytë e tij, trishtim që ai nuk përpiqej ta mbulonte, ashtu sikundër bën me poezinë, me shpërthimet e befta të ndjenjës dhe rënien në një qetësi iluzore, njëlloj pushimi në ajër si i zogjve shtegëtarë për të rimarrë sërish fluturimin...
Zogjtë
Nxitojnë
Të arrijnë erën.
Poetët
Nxitojnë
Të arrijnë zogjtë!
Era
Nxiton
Të arrijë poetët!
Lëmsh kjo botë! (1)
...për të rimarrë sërish fluturimin drejt një bote tepër largët, të paarritëshme, shpesh herë e urrejmë edhe kur është tona (çdo njeri ka kohën e tij), sepse koha, kjo putanë e keqe shtrihet si një humnerë fatale midis...
Erdhëm gabim
në këtë jetë,
Ti njëzet vjet më vonë,
Unë njëzet vjet më herët!
Ç’erdhëm!?
Na sollë tjerët! (2)
Është vërtet putana Kohë që do të pikturojë ngjarjet e jetës? Oh, jo, ajo nuk e njeh djallëzinë e poetit , ai e përdor atë dhe kalon përtej saj edhe atëhere kur...
KUR VDIQA UNE
Më hodhët dhè sa mundët,
Më ngjeshët,
Më vutë një mal përsipër!
Më pas ca lotë,
Më pas ca lule artificiale,
Më pas, më latë e ikët!
Më pas i latë duart,
(nga dheu
Edhe nga unë)
Dhe shkuat,
Drekuat(!)
Dhe nisët,
Të qeshnit përsëri,
Të thoni barcoleta banale,
T’i shkelnit syrin njëri tjetrit
Me djallëzi!
Ç’aktorë horrorë!
Në tërë këtë lojë
Me gjoja dashuri!
Veç nëna,
Eh, nëna!
Hyri fshehtaz atje, brenda,
Si një rreze dielli në dimër!
Kur përshkruan atë pjesë të natyrës njerëzore që nuk njeh vetveten sepse shikohet gjithmonë në pasqyrë dhe pyet: Kush është më e bukura? Ja përse shërben vdekja e tjetrit, veç...nënës...
Janë shumë komentet që mund të bësh dhe natyrisht kjo tregon thellësinë dhe kthjelltësinë e poezisë së Skënderit, aq të nevojëshme për të parë se çfarë lëvrin brenda saj, gjithë natyrën njerëzore, në shumëpalësi duke qëndruar si një lajtmotiv dashuria edhe kur shfaqet mekateve:
GRUAJA MËKATARE
Grua, që je puthur
Jo me burrin tënd,
Që nxiton për në kishë
Të pastrosh shpirtin,
Nga gjithë mëkatet
Që bota na ka lënë,
Ti ke zgjedhur ndoshta
Më të mirin!
Grua, që nervozohesh
si asnjëherë tjetër,
Nga vështrimet e paturpëshme
që të hedhin në rrugë,
Nga të gjitha fjalët
që mbrapa të ndjekin,
Unë e di mirë që të tmerron
fjala: kurvë!
Grua, që burrin tënd
s’e bëre dot të “dashur”,
Ndaj dashurinë e kërkon
gjer tek e pamundura,
Nga gjithë marrëzitë
që jeta jote ka patur,
Unë them që kjo
është më e bukura!
Grua, që ke bërë
zgjedhjen tënde fatale,
Unë s’të them, mos shko në kishë
të lutesh!
Por them se është e shëmtuar
të kërkosh falje,
Kur e di që prapë
do shkosh të puthesh...(3)
1- Libri “Gruaja mëkatare”, poezia “Nxitim”
2- Idem – poezia “Ardhje e gabuar”
3- Marrë nga i njëjti vëllim me të njëjtin titull.
TEPËR VONË
Ti ke një moshë me time bijë,
Me babin tënd, unë, moshatar.
Kush të dha urdhër të më duash,
Me hirin tënd të ndezësh zjarr?!
Ata thëngjij që ishin shuar
Ti si guxon me dorë i prek?!
Kush të dha urdhër të më ndezësh
Pa patur frikë se unë të djeg?!
Ke ardhur vonë. Tepër vonë.
Kur dimri krejt më ka pushtuar,
Kur vdekja firmën më kërkon
Ndoshta në ferr për të më çuar!
Ti gjysmë – hënë je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetër – perëndi!
Me çdo të puthur m’i ul vitet,
Më kthen në moshën që ke ti!
Me këto gjysma, unë poeti,
Mund të ndërtoj tjetër planet,
Në djall pastaj të shkojnë vitet,
Dhe moshat le të shkojnë në dreq!
Po prapësëprapë një frikë ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik?
Prandaj dhe po vonoj të zgjohem,
Them ndoshta ik.
Them ndoshta ik...
Poezia e fundit është shkëputur nga vëllimi “Si gjithmonë seç bën ca gjëra”
Ishte një kënaqësi e veçantë për mua, takimi me mikun tim dhe tre librat e fundit, që m’i dhuroi me përkushtim.