Gripi i zakonshëm, më i rrezikshëm se AH1N1

Gripi i zakonshëm, më i rrezikshëm se AH1N1

Virusi i gripit të zakonshëm po përparon. Pipero: Shoqërohet me komplikacione më të mëdha se gripi i derrit

Numri i shqiptarëve të prekur nga gripi i derrit AH1N1 ka shkuar në 57. Dy ditë më parë janë konfirmuar edhe tri raste të tjera në laboratorin e virologjisë, pranë Institutit të Shëndetit Publik. Por më shumë se gripi i derrit, ai që po përhapet më me lehtësi dhe në mënyrë të shpejtë është gripi i zakonshëm. Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se situata po mbahet në kontroll, sidomos në shkolla. Pavarësisht se në tri institucione arsimore mungesat janë të konsiderueshme dhe numri i fëmijëve të prekur nga gripi i zakonshëm sa vjen e rritet, ende nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e shkollave të veçanta. “Nga të dhënat që kemi, gripi i zakonshëm shoqërohet me komplikacione më të rënda se H1N1″, u shpreh drejtori i politikave dhe planifikimit shëndetësor në ministri, Pëllumb Pipero. Sipas tij, ekzaminimi i mostrave po kryhet normalisht në laboratorin e virologjisë, inauguruar pak kohë më parë.

Analizat në shkolla

Mostrat e analizuara në një shkollë 9-vjeçare në kryeqytet kanë rezultuar të jenë virus stinor dhe vetëm një prej pacientëve të ekzaminuar konfirmohet me AH1N1. Sipas specialistëve, ky rast i vetëm nuk konsiderohet burim i rrezikshëm për përhapjen e virusit në shkollë, pasi nxënësi është trajtuar në shtëpi që nga çasti që është konfirmuar se është prekur nga gripi i derrit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vijim të monitorimit të situatës epidemiologjike, nga mostrat e analizuara dje në ISHP, përfshi edhe ato të disa shkollave në Tiranë dhe rrethe të tjera, rezultojnë 11 raste me virusin A, ku përqindja më e madhe i takon virusit të influencës stinore.

Situata aktuale evidenton dy probleme kryesore, influenca stinore po fiton një terren epidemik që duhet ti paraprijmë me masat parandaluese të këshilluara vazhdimisht nga Instituti i Shëndetit Publik, përfshi edhe vaksinimin që është një proces me rëndësi të lartë. “Institucionet shëndetësore dhe ato arsimore nuk duhet të shkëpusin për asnjë moment vëmendjen ndaj virusit pandemik AH1N1, duke mbajtur në monitorim të vazhdueshëm qendrat e grumbullimit publik përfshi edhe shkollat”, sqaroi Pipero.

Gripi

Në vendin tonë, aktualisht qarkullon gripi i derrave AH1N1, gripi i zakonshëm, ndërkohë që nuk ka të dhëna nëse ka qarkullim të mundshëm të kombinacioneve të dy viruseve. Plot 11 mijë persona në gjithë vendin janë prekur nga gripi vetëm gjatë javës së shkuar. Specialistët thonë se jemi në një fazë kritike, pasi qarkullimi i virusit AH1N1 dhe i gripit sezonal ka shtuar numrin e personave të prekur nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Shumica e të prekurve nga AH1N1, por edhe nga gripi i zakonshëm kanë probleme kryesisht me infeksionet në rrugët e frymëmarrjes. Shenjat që paraqesin dy viruset janë të ngjashme dhe klasifikimi mund të bëhet vetëm në laborator. (SHQIP)

im-varK0F1g

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26533. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26533

Top