Gripi i derrit, vdekje pas marrjes së vaksinës

Gripi i derrit, vdekje pas marrjes së vaksinës

Panik pas vaksinimit për virusin e gripit të derrit. Mediat e huaja raportojnë se në Gjermani janë shënuar viktima pas vaksinimit. Ndërkohë që të tjerë të vdekur raportohen edhe në vendet e tjera, si në Kinë dhe Suedi. Sipas të përditshmes “Bild”, mes viktimave është edhe një fëmijë 21 muajsh.

Ndërkohë The Associated Press raporton se dy persona kanë humbur jetën në Kinë, fill pas vaksinës. “Sipas një deklarate të publikuar në webin e ministrisë kineze të shëndetësisë shkruhej se një nga njerëzit kishte pësuar goditje në zemër, ndërkohë që autopsia tjetër pritet të kryhet”- thuhet në artikull.

Sipas ekspertëve duhet të kryhen më shumë rezultate laboratorike, nëse ataku në zemër ka ardhur si reaksion alergjik pas vaksinës apo jo.

Dy vaksina kundër gripit, një për qeverinë dhe një për popullin?

Ajo që përflitej nën zë prej kohës, mund të jetë shpejt një realitet. Egzistojnë dy vaksina kundër gripit të derrit, por vetëm një prej tyre nuk sinjalizohet me pasoja dytësore, kurse tjetra është shumë e paktë dhe shumë e shptrenjtë, e atillë sa shumë qeveri, ka mundësi të bjën diferencime.
Ushtarët, policët, politikanët, deputetët dhe punonjësit e lartë të qeverisë dhe të ministrive do të vaksinohen me një lloj vaksine që nuk përmban elementë shtesë. Kurse për pjesën tjetër të popullsisë janë parashikuar dy vaksina të tjera, të cilat sipas ekspertëve mund të kenë pasoja anësore të padëshirueshme.
Ky alarm nuk ka ardhur akoma në shqipëri, por shenjat e para të këtij diferencimi janë dhënë në Europë, madje në një prej vendeve më të zhvilluara të BE-së, Gjermanisë.
Për një javë në Gjermani fillon vaksinimi masiv vullnetar kundër gripit të derrave. Por para fillimit të këtij aksioni qeveria federale po përballet me akuzën e ndarjes së kujdesit mjekesor në dy klasa.
Deri tani në botë janë hedhur në treg tri vaksina. Dy prej tyre përmbajnë edhe elementë shtesë si dhe konservantë. Për këtë ekspertët mendojnë se ato mund të ketë edhe efekte anësore. Vetëm vaksina Celvapan nuk përmban konservantë dhe elementë të tjerë shtesë dhe konsiderohet si më e përshtatshme. Pikërisht këtë vaksinë ka porositur për anëtartë e qeverisë si dhe punonjësit e lartë të shtetit Ministria e Brendshme në Berlin.

Zëdhënësi i qeverisë ëilhelm, tha se kjo është rastësi dhe nuk e pranoi përcaktimin e kësaj vaksine si “vaksinë për qeverinë”:
“Ju folët për “vaksinë për qeverinë”, më duket se e bëra të qartë se kjo nuk është vaksinë për qeverinë, ushtarët e Bundesëehrit nuk janë pjesë e qeverisë, as policia federale. Anëtarët e qeverisë federale do të këshillohen me mjekun e tyre të familjes për të mësuar se cila vaksinë është për ta më e mira.” – u tha ai gazetareve te shqetesuar rreth apeleve qe kishin bere me pare virologet.
Edhe kancelarja Angela Merkel deklaroi se fillimisht do të konsultohet me mjekun e saj të familjes dhe pastaj do të vendosë nëse do të vaksinohet apo jo.
Vaksina e cila pritet të përdoret për popullin quhet Pandemrix. Ajo përmban konservantë dhe elementë plotësues.
Njoftimet për përdorimin e vaksinave të ndryshme për qeverinë dhe njerëzit e zakonshëm kane shkaktuar pasiguri dhe pakënaqësi. Një sërë virologësh me emër u rekomanduan qytetarëve, që ta mendojnë mirë përpara se të vaksinohen.

Per tu kthyer tek rasti gjerman, qe mund te sherbeje edhe si paralajmerim, per te gjitha vendet, perfshire Shqiperine, – qendrimet jane te kunderta.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetsisë, Klaus Vater, e quajti apelin e virologeve dhe alarmin e shtypit, si të papërgjeshëm. Sipas tij dimri pritet të sjellë me vete një valë të re të gripit të derrave dhe nuk mund të thuhet se kjo do të kalojë po aq lehtë sa ajo e verës: “Atëhere le të lutemi bashkarisht që vala e re e gripit të kalojë sërish lehtl dhe pa pasoja. Kaq mund të them.”
Kurse Klaus Cichutek, zëvendës president i Institutit Paul Ehrlich, thotë se të tria llojet e vaksinave janë në rregull:
“Të tria vaksinat e lejuara për t’u hedhur në treg për virusin e pandemisë janë njëlloj të pranueshme për trupit dhe të efektshme kundër një virusi të ri ndaj të cilit nuk kemi krijuar imunitet. Ndryshimet konsistojnë tek përforcuesit viralë dhe niveli i përballimit prej trupit është i pranueshëm.”
Qeveria gjermane ka porositur 50 milionë vaksina të llojit Pandemrix. Vaksinimet fillojnë javën e ardhshme. Gjithësesi ka diskutime nëse kjo lloj vaksine është e përshtatshme dhe e pranueshme për fëmijët e vegjël dhe ngratë shtatzëna.
Ne Shqiperi, ka nje kakofoni zërash zyrtarë lidhur me vaksinimin kunder gripit te derrit, nderkohe qe nga nje vezhgim i Shekulli Online ne disa farmaci te kryeqytetit, konstatohet se shumica e njerezve, ne mungese te keshillave dhe apeleve zyrtare, kane nisur me koken e tyre, te aplikojne, sidomos tek femijet, vaksinat e zakonshme antigrip te stines, qe jane ne treg prej kohesh.(Shekulli)

3IkeinBtzeM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/shendeti/gripi-i-derrit-vdekje-pas-marrjes-se-vaksines.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/shendeti/gripi-i-derrit-vdekje-pas-marrjes-se-vaksines.html

Top