Gripi i derrit, raportohen plot 121 raste

Gripi i derrit, raportohen plot 121 raste

Mes nesh mund të kemi të prekur nga AH1N1, por më shqetësues mbetet gripi i zakonshëm

Lorina Mixha

Laboratori i virologjisë raporton edhe 24 raste të reja të prekur nga gripi i derrit AH1N1. Në vendin tonë numri i të infektuarve nga virusi shkon në 121. Ndërkohë që kemi rritje të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes në masën 15 për qind, krahasuar me javët e kaluara. Në të gjithë këtë situatë, autoritetet shëndetësore japin garanci se veç përhapjes së gjerë të virusit, nuk janë gjetur të dhëna për qarkullimin e mutacioneve apo kombinimeve të dy viruseve në të njëjtën kohë.

“Mes nesh mund të ketë disa të prekur nga gripi i derrit, por pavarësisht kësaj mbetet më shqetësues prekja nga gripi i zakonshëm se sa nga gripi i derrit”, tha drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Sipas tij, nuk do të ketë më raportime për numrin e të prekurve nga gripi i derrit, vetëm në raste të veçanta kur situata paraqitet e rënduar apo në rast se zbulohen vatra të tjera të infeksionit si në rastin e shkollave në Klos.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk janë konfirmuar raste të fëmijëve të prekur nga gripi i derrit dhe absolutisht nuk ka fshehje të rasteve nga ana e autoriteteve shëndetësore.

Situata

Ministria e Shëndetësisë nuk do të raportojë çdo rast me virusin AH1N1, por do të monitorojë rastet më të rënda të tij, si edhe vatrat e reja të virusit. “Kur numri i të prekurve kalon 100, nisur dhe nga praktikat e vendeve të tjera, nuk raportohen më raste të reja, por ato më të vështirat”, sqaroi Pëllumb Pipero. Sipas tij, nga të dhënat e fundit, nuk rezulton të ketë evidenca për raste të reja të të prekurve në moshat fëminore, duke përfshirë këtu edhe rrethin e Matit.

Institucionet shëndetësore janë duke marrë informacionin e nevojshëm nga të gjitha shkollat e vendit (publike ose private). Në asnjë rast nuk flitet për mbyllje të klasave apo shkollave të caktuara. Sakaq, gjendja shëndetësore e pacientit me virus AH1N1, një ndër rastet e para të komplikacioneve që po ndiqet pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, paraqitet e përmirësuar.

Gripi i zakonshëm

Për sa i takon influencës stinore, dy ditët e fundit ka pasur rritje të një fluksi pacientësh. Rreth 10-15 për qind e rasteve me gripin stinor kanë pasur infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Sipas drejtorit Pipero, institucionet shëndetësore po përballen me një situatë gripale, e cila ishte parashikuar për periudhën dhjetor-janar. Rreth 50 për qind e rasteve të ekzaminuara deri tani kanë qenë influencë stinore. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, periudha e gripit në vend nis në muajin dhjetor dhe përfundon në fund të muajit mars. Përhapja e virusit është në monitorim të vazhdueshëm. Por ajo që shqetëson autoritetet shëndetësore, njëkohësisht edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, është në kohë e shfaqjes së virusit në forma të “dëmtuara”. Veç raportimit të rasteve, OBSH-ja ka kërkuar nga shëndetësia të mbajë në kontroll situatën, duke raportuar dhe kërkuar në rast se paraqiten raste me kombinime të viruseve apo të prekur nga viruse, të cilat kanë pësuar mutacion.(shqip)

LBWAstIcMu0

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27090. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27090

Top