Gripi i derrave, shënohet viktima e parë në Kosovë

Gripi i derrave, shënohet viktima e parë në Kosovë

PRISHTINE – Një pacient i infektuar me virusin e gripit të derrave vdiq mbrëmë në kliniken e Infektivit në Prishtine. Sipas burimeve nga kjo klinike, pacienti i moshës 31 vjeç i lindur në Drenice, vuante nga një pneumoni kronike. </p>


Mësohet se pacientit i ishin shfaqur simptomat e virusit A/H1N1 në datën 25 tetor. </p>


Por sipas mjekeve, ai u paraqit shume vone ne spital, pas datës 8 nëntor dhe si rrjedhojë ishte shume vone për t’i shpëtuar sëmundjes. 31 vjeçari kishte ardhur nga Sllovenia ku duket se edhe ishte infektuar me gripin e derrit. </p>


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosove 32 persona janë prekur nga gripi i derrave. Vdekja e parë na virusi i rrezikshëm ka bërë autoritet të porosisin popullatën që t’i drejtohen mjekut kur kanë shenja gripi. (shekulli)</p>
0F9aSo2gZrg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26647. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26647
 
Top