Grip derri apo çorbë derri?

atman

Forumium maestatis
Grip derri apo çorbë derri?

Rrëmujim. Derri ka qendruar urtë e butë aty ku ka qenë gjithmonë, ndoshta edhe në batak, por kurrsesi jashtë mjedisit e natyrës së tij. Njeriu i ka kaluar kufijte etikë dhe po tregon se është në gjendje të jetë derr pa qenë derr, të gatuajë çorbë derri pa yndyrën e copat e mishit të derrit, thjesht duke e shndëruar grykësinë e tij për pasuri në virus.

Pas marrëzisë apo çmendurisë së lopëve, u gjendëm përballë një virusi tjetër si ai i shpendëve e pulave, i zogjve e çdogjëje fluturuese përveç avionëve. Kështu thënia që ve në lojë ndonjë që mendon se “çdo gjë që fluturon hajet” përtypej heshturazi. Madje njerzit e ndaluan edhe lojën me “fluturon” sepse nga dëshira për t’u argëtuar thoshin: Fluturon, fluturon...gomari! Dhe gomari nga frika se mos e dërgonin me ndonjë shatëll në hapësirë ku mund të merrte edhe ndonjë virus, protestoi: “Më mirë me katër këmbë, veshët e gjatë, një samar dhe emrin gomar”, tha. “Ju lutem mos më trazoni”.

Tashmë ka rënë gripi i derrave.
Ndokush mund të mendojë se mbrapa fshihet ndonjë hakmarrje e tyre për mjaft thënie si “turi derr”, “hy dosë!” “derkë pe derri” (derkë me “r” të butë që të japë përshtypjen e të voglit, andej nga Devolli) noçkë derr, erë derr, e kushedi ç’sajime të tjera (përveç atyre fetare) që e përndjekin pa pikë mëshire. E për të gjitha vuajtjet sajoi virusin dhe ua përcolli njerzve. Sikur ta kishin me myslimanët dhe ebrenjtë, do t’i kuptoja, por ata kanë pikërisht me europianët dhe perëndimorët në tërësi. Ja çudia.

E kështu filloi të shkruajë shtypi çdo ditë. Derri jashtë kronikave por pasojat e derrit në faqen e parë. Shkaktar i vdekjeve, veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundje, veçanërisht të rinj, pleq dhe fëmijë... kush mbetet jashtë rrezikut ende nuk është sqaruar.
Pyetjet:
Përse paniku?
Përse nuk ndodhte kështu një vit më parë kur nga gripi i “zakonshëm” në Itali, psh për të njëjtën periudhë kishin vdekur njëzetfishi? Ose në SHBA për gjithë periudhën e vjetëshme vdiqën 36 mijë vetë, vdekja e të cilëve kaloi në heshtje, ndërsa tani edhe pse shumë më pak Vdekja bën apel përditë.
Psh në Angli ka 30 të vdekur për 100.000 mijë.
Përse ky virus nuk po bën kërdinë në vendet shumë të varfra?

Po qeveritë përse janë angazhuar në këtë fushatë “informuese” panikndjellëse të shtypit? Cili është roli i qeverive?

Kush i prodhon vaksinat?
Kush i fut në xhep miliardat që qeveritë e vendeve të zhvilluara do të derdhin për vaksinat?
Ka vetëm një përgjigje: Firmat farmaceutike.
Ky ilaç mrekullibërës ndryshe nga çdo ilaç tjetër nuk ka asnjë fletë shoqëruese ku të jepen shpjegime mbi përbërjen, përdorimin, testimin dhe pasojat e padëshiruara. Ky merret, kaq, asnjë shpjegim dhe shëron. Kë? Kontot bankare të firmave farmaceutike që tashmë e kanë bërë natyrë të dytë imoralitetin e tyre. Pas virusit të sidës, menduan diçka më të stërholluar: virusin e derrit dhe gjetja është gjeniale nisur nga shumllojshmëria e përdorimit të mishit të tij, madje derrit i shfrytëzohet gjithçka. Ndaj te çdo njeri, madje edhe ata që mbajnë këpucë me lëkurë derri do ta ndiejnë veten në rrezik e do të rendin për të bërë vaksinë. Këtë rradhë i shtuan në pajë edhe panikun e duhur ei cili është në përpjetsim të drejtë me fitimet. Më shumë panik, më shumë fitim. Kështu, lopët e çmendura pulat, derrat e, nesër?...!, nesër ndoshta me organet seksuale të mizave. Politikë tepër e ngjashme me atë të luftrave rajonale, andej këtej globit, jo të përgjithëshme, por të mjaftueshme për të zbrazur depot e armëve, për të ulur numrin tashmë të shtuar tej mase të popullatave të vendeve të pazhvilluara si dhe për të rritur fitimet duke prodhuar armë të reja me efekte më shkatërruese. E njëjta gjë. Çdo vit një virus, vaksina dhe miliarda që mbushin arkat e firmave farmaceutike.
Virusi i vërtetë që kërcënon jetën e popujve janë firmat farmaceutike.
Kurajën për t’i denoncuar publikisht e pati ministrja e shëndetësisë e Polonisë.
 
Top