Greva, përkeqësohet shëndeti i studentëve. Dekani i padit në polici

Greva, përkeqësohet shëndeti i studentëve. Dekani i padit në polici

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 15 studentëve grevistë të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Njëri prej tyre është dërguar në Urgjencë pasi humbi ndjenjat.

Ndërkohë dekanati jo vetëm që nuk ka asnjë zgjidhje për problemin e tyre por edhe i ka paditur studentet në polici për uzurpim të ambienteve dhe prishje të mësimit.

Studentët e Agrobiznesit kanë përshkallëzuar protestën e tyre për heqjen e kriterit të mesatares duke bllokuar procesin mësimor. Nga ana tjetër shokët e tyre vazhdojnë grevën e urisë prej disa ditësh. Sot në mëngjes studentët protestues nuk kanë lejuar pedagogët dhe studentët e tjerë të hyjnë në mësim duke bllokuar derën e fakultetit.

Dekani i Fakultetit të Ekonomi-Agrobiznes, Bari Musabelliu ka bërë një kallëzim penal ndaj studentëve për uzurpim të ambienteve të godinës. Studentët e fakultetit të Agrobiznesit dhe Ekonomisë kërkojnë të vazhdojnë studimet dy vjeçare për t’u pajisur me diplomë të nivelit të dytë. Pengesë për të realizuar këtë bëhet kriteri mesatare i vendosur nga dekanati i këtij fakulteti.

Studentët protestues thanë se do të bëjnë gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet. Sipas tyre është absurde që të mos lejohen të ndjekin studimet e larta, kur zbatohet sistemi i Bolonjës 3+2 dhe dyvjeçari në çdo fakultetet të vendit është pa mesatare. Ministria e Arsimit në një prononcim për ‘Shekullin’ tha se ne s’mund të ndërhyjmë pasi shkelet autonomia e universitetit.(Shekulli)

qtwmIFCLtN4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26301. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26301

Top