Greva dhe Parlamenti Rinor
Parlamenti Rinor Shqiptar, organizata përfaqësuese e rinisë së shkollave të mesme, vendosi të mbështesë grevën e mësuesve të shpallur nga sindikalistët e arsimit. Anëtarët e Parlamentit Rinor identifikuan se rrogat aktuale të mësuesve janë diskriminuese për dinjitetin profesional të tyre duke ndikuar në mënyrë të drejpërdrejtë në shkallën e motivimit për mësimdhënie.
Duke qenë se Parlamenti Rinor përfaqëson nga poshtë lart interesat e rinisë të moshës 14 – 18 vjec u vendos që në emër të mbi 90.000 të rinjve të shkollave të mesme nga e gjithë Shqipëria, të organizohen solidariteti i nxënësve me grevën e mësuesve të tyre. Gjithashtu Parlamenti Rinor identifikoi se këtë vit shteti e shkeli premtimin e bërë gjatë vitit të kaluar për një rritje graduale të buxhetit të arsimit drejt shifrës 3.7% të GDPsë duke e caktuar një shifër akoma edhe më të ulët se ajo e vitit të kaluar. Sasia buxhetore e arsimit prej 3.7% e GDPsë është vendosur në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit nga vetë Parlamenti Shqiptar. Sic dihet vitin e kaluar, Parlamenti Rinor në bashkëpunim me Këshillin Rinor luajtën një rol dominant në ushtrimin e presionit ndaj autoriteteve për të rritur buxhetin e arsimit nga 2.8 në 3.1 % të GDP së Shqipërisë dhe për më tepër luajtën një rol aktiv edhe në ndarjen e këtij buxheti drejt zërave prioritarë sic ishte ngritja e laboratorëve të kimisë dhe fizikës. Kjo tregon se shteti, nuk është në gjëndje që të marrë vendime në dobi të komunitetit pa presionin e vetë komunitetit, dhe për këtë arsye Parlamenti Rinor në koordinim me Këshillin Rinor dhe sindikalistët do të ushtrojë një presion aktiv mbi debutetët e Parlamentit Shqiptar për të votuar për një buxhet më të lartë për arsimin. Duke identifikuar fuqinë reale te përfaqësuese të Parlamentit Rinor, aksioni rinor do të ketë si slogan vargjet e Jim Morrison “ata kanë armët – ne kemi numrat” me idenë se vërtet politikanët kanë pushtetin dhe ligjin por parlamentarët e rinj dhe sindikalistët kanë përfaqësimin real të komunitetit pra kanë numrat! Që nga e Mërkura, dt 15 Dhjetor do të fillojë aksioni më i ri rinor “ata kanë armët – ne kemi numrat” ku të rinjtë do të ndërmarrin aksione që do të prezantohen gjatë ditëve në vazhdim. Ndërkohë Këshilli Rinor Shqiptar do të koordinojë aksionet e Parlamentit Rinor me institucionet e tjera të shoqërisë civile dhe sindikatat për të realizuar objektivat buxhetore. Parlamenti Rinor Shqiptar