Greqia meku jon na i dha prap tre obgjekte hystorike
Aventura greke e Portreteve te Butrintit
Tre nga objektet e gjetura ne muzete e Greqise rikthehen ne Butrint, ku dhe u zbuluan 74 vjet me pare, pas me shume se nje dekade arratie. Sot ne Sarande, ceremonia zyrtare me pjesmarrjen e pales shqiptare dhe asaj greke. Kalvari i gjate i mberritjes se tyre, tratativat dhe vlerat e medha antike dhe monetare qe mbartin. Tre portretet jane te parat qe rikthehen ne vend, nga 243 objektet e vjedhura, qe i mungojne muzeve shqiptare
Anduela NIKA
Tre portretet antike pas aventures 12 vjecare ne Greqi dhe ne vende te tjera te Europes, sot rikthehen ne Butrint, ku dhe u zbuluan 74 vjet me pare. Nen masa te rrepta sigurie, objektet me vlera artistike dhe monetare kane pershkuar rrugen Athine-Sarande, kete here jo me statusin e te arratisurve, por te riatdhesuarve me konsensusin e dhene nga te dyja palet shqiptaro-greke. Nderkohe treshes se portreteve; ai i nje vajze, i Herkulianes dhe i Germanikut, i mungojne dy shtatoret, te cilat nuk dihet se pse nuk jane rikthyer ende. Ne ceremonine, qe do te mbahet sot ne Qytetin antik te Butrintit do te jene prezent ambasadori grek ne Shqiperi, Ministrja e Kultures Rinise dhe Sporteve, znj Arta Dade si dhe eksperte te Institutit te Arkeologjise. Objektet jane rikthyer ne baze te marrveshjes se nenshkruar ne vitin 1997 nga ministrja e atehershme e Kultures, znj Arta Dade dhe homologu i saj grek. Ne nje nga pikat e marrveshjes eshte percaktuar qarte dhe kthimi i objekteve kulturore te vjedhura, ne momentin e pare qe gjenden, nga ana e te dy vendeve. Te pese objektet jane gjetur nga policia greke ne vitin 1999 dhe kane qendruar ne muzeun e Athines dhe te Pireut deri pak dite me pare, me vajtjen e grupit te eksperteve nga Shqiperia, te cilet pasi verifikuan origjinalitetin e tyre, u kujdesen per kthimin e tyre ne vend. Nderkohe qe ne arkivat e monumenteve ne te gjithe vendin mungojne rreth 243 objekte antike te grabitura ne dekaden e fundit nga Muzeu i Butrintit, Apollonise, Durresit, Tiranes, Fierit dhe Korces. Nje pjese te tyre i eshte gjetur destinacioni, mungojne praktikat zyrtare per kthimin e tyre, per shkak te mungeses se marreveshjeve me vendet ne te cilat ndodhen. Nderkohe qe per pjesen me te madhe te tyre nuk dihet ende se ne c'pjese te globit ndodhen. Vlera e tyre monetare ka kapur shifra marramendese, sic eshte ajo e blerjes se nje shtatoreje femre me nje shume prej 280 milion dhrahmish nga nje koleksionist grek tek nje tregetar shqiptar. Policia greke arriti te ndaloje transaksionin e parave dhe te konfiskoje shtatoren duke e mbajtur qe nga viti 1999 e deri me sot ne nje nga muzete e saj. Me po te njejtat cmime te majme mendohet te jene shitur dhe 243 objektet e tjera antike, qe i mungojne vendit tone prej me shume se dhjete vjetesh. Tre u rikthyen, nderkohe qe pjesa tjeter vazhdon aventuren ne te kater anen e globit.
Portret vajze
Materiali: Mermer i bardhe
Tipi: Portret
Kategoria: Skulpture
Periudha: Periudha Romake
Eshte gjetur ne kishen e Eskulapios ne Butrint ne vitin 1929. Eshte grabitur ne 24.02.1991 ne Butrint.
Portreti i Germanikut
Materiali: Mermer i bardhe
Tipi: Portret
Kategoria: Skulpture
Periudha: Shek II pas Krishtit
Eshte gjetur ne kishen e Eskulapios ne Butrint ne vitin 1929. Eshte grabitur ne 04.04. 1991 ne Butrint.
Portreti i Herkulianes
Materiali: Mermer i bardhe
Tipi: Portret
Kategoria: Skulpture
Periudha: Shekulli IV para Krishtit
Eshte gjetur ne Teatrin antik te Butrintit ne vitin 1929. Eshte grabitur ne 02.02.1991 ne Butrint.