Greqia largon aktiviste fondamentaliste shqiptare nga vendi tij
Gazmend Kapllani cilesohet nga autoritet greke si njeriu destabilizues ,te rrezikshem per ceshtjen kombetare greke.
Autoritetet greke me qëllim i refuzojnë lejen e qëndrimit një publicisti shqiptar duke e konsideruar të rrezikshëm
Si e diskriminuan grekët gazetarin shqiptar
Kapllani: “Shantazh për të më mbyllur gojën”. Gazetat greke përkrahin kolegun shqiptar
Nga Altin Metaj/Athinë
Autoritetet greke kanë refuzuar t&#8217;i japin lejen e qëndrimit në Greqi, publicistit dhe gazetarit shqiptar me banim në Athinë, Gaz Kapllani. Nën motivacionin <ul style="list-style-type: disc">[*]&#8220;I rrezikshëm për rendin dhe sigurinë kombëtare&#8221;[/list]
autoritetet greke po përpiqen që të justifikojnë arsyet e mosdhënies së lejes së qëndrimit gazetarit Kapllani. &#8220;Ky është një shantazh dhe një kërcënim për dëbim, për t&#8217;u dhënë një leksion të gjithë atyre që duan të flasin dhe tentojnë të kenë aktivitet gazetaresk e politik. Thjesht na duan qytetarë të dorës së tretë&#8221; - i tha Kapllani, &#8220;Shekullit&#8221; dje në mesditë. Reagimet ndaj vendimit ka qenë të mëdha dhe kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme. Kanë qenë të shumtë ata që i kanë telefonuar viktimës, po kështu ka patur edhe protesta drejtuar autoriteteve greke nga gazeta greke, organizata &#8220;Amnesty International&#8221;, &#8220;Reporterët pa Kufi&#8221;, Universitete në Angli dhe organizata të tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kapllani është një person shumë i njohur për emigrantët shqiptarë, falë veprimtarisë së tij në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve. Por ai është i njohur edhe për shtypin dhe masmedian greke për qëndrimet e tij kundër frymës raciste që dominon në shoqërinë greke, si dhe për deklaratat e tij në televizionin grek në mbrojtje të shqiptarëve. Gjatë kohës së qëndrimit në Greqi, Kapllani ka bashkëpunuar me radion shtetërore greke NET dhe nga 2002 ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës së madhe greke &#8220;TA NEA&#8221;.
Më 26 shkurt 2002 Gazmend Kapllani paraqiti në Bashkinë e Kalitheas kërkesën e tij (Nr.Prot. 669) me të gjitha dokumentet, që parashikon ligji për të marrë lejen e qëndrimit për vitin në vazhdim. Por muajt kalonin dhe ai nuk po merrte përgjigje. Në bashki i thanë se mungonte vetëm përgjigja nga policia, e cila erdhi një vit më vonë nën titullin: &#8220;Mosnjohje e kërkesës për ridhënien e lejes së qëndrimit, për arsye studimi&#8221;. Kjo, sipas policisë, bëhet pasi në fjalimet e Kapllanit &#8220;ka elemente që rrezikojnë rregullin publik dhe sigurinë kombëtare&#8221;. Pas kësaj, të dhënat e tij nga lista e të huajve që kërkojnë lejeqëndrimi, kalojnë në sistemin SIS të marrëveshjes Shengen, gjë që bëhet vetëm për persona shumë të kërkuar në të gjithë botën.
Përpara se t&#8217;i drejtohej gjykatës, Kapllani vendos që të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, i cili i premtoi se çështjen do ta zgjidhte ai së shpejti, dhe se për tre ditë do të merrte një përgjigje prej tij. Dhe përgjigja nuk vonoi të vinte. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës më 15. 3. 2003, policia trokiti në portën e shtëpisë së tij në Kalithea dhe e shoqëroi Kapllanin për në rajon, ku pasi i morën shenjat e gishtërinjve dhe e fotografuan, e mbajtën për dy ditë brenda në qeli. Arsyeja e këtij ndalimi, sipas policisë, bëhej për shkak se më 1995 Kapllani qarkullonte me një motoçikletë, të cilën e kishte të pasiguruar. Por më pas ai i tha policisë se asnjëherë nuk mban mend të jetë gjobitur nga policia, megjithatë pagoi për &#8220;fajin&#8221; 1500 euro.
Reagime
Shtypi grek mbron gazetarin shqiptar
Në përgjithësi gazetat greke kanë mbajtur një qëndrim shumë të ashpër ndaj vendimit të autoriteteve greke. Kështu gazeta të mëdha si &#8220;TA NEA&#8221;, &#8220;Elefterotipia&#8221; janë rreshtuar në krahun e Kapllanit. Gazeta &#8220;Elefterotipia&#8221; shkruante të shtunën se &#8220;vendimi i marrë nuk është dhe nuk mund të jetë ai që thuhet. Qëllimi i këtij vendimi qëndron gjetkë. Ai gjendet tek ato që përfaqëson Kapllani: ai është i kulturuar, është i suksesshëm në gjërat që zgjodhi të bëjë në jetë, shkruan dhe thotë mendimin e tij pa patur frikë, por në fund të fundit është një... shqiptar. Dhe në vendin tonë, figura e shqiptarit duhet të jetë krejt e ndryshme: të punojë pa asnjë të drejtë, të hajë shpulla sa herë që ne duam, dhe herë pas here të jetë &#8220;rrezik kombëtar&#8221;.
Gazmend Kapllani cilesohet nga autoritet greke si njeriu destabilizues ,te rrezikshem per ceshtjen kombetare greke.
Autoritetet greke me qëllim i refuzojnë lejen e qëndrimit një publicisti shqiptar duke e konsideruar të rrezikshëm
Si e diskriminuan grekët gazetarin shqiptar
Kapllani: &#8220;Shantazh për të më mbyllur gojën&#8221;. Gazetat greke përkrahin kolegun shqiptar

. Nuk eshte thjesht nje afrim "elitash" shteterore. Behet fjale, pa dashur te jem epik, per nje epoke te re: emigracioni masiv shqiptar ne Greqi, pozita sociale dhe politike e minoritetit grek ne Shqiperi, prania ekonomike greke ne Shqiperi, vizioni i perbashket i Bashkimit Europian etj, jane realitete shume te reja qe i perjetojme pas vitit 1991. Realitete qe shpesh shoqerohen nga "kusure historike", stereotipe dhe anakronizma te se kaluares. Dhe qe njekohesisht behen burimi i stereotipeve, mitologjive dhe fobive te reja. Te afrohesh me "Tjetrin", nuk do te thote vetvetiu se eshte garantuar edhe harmonia. Afrimi, ne boten tone njerezore dhe aq me shume ne ate ballkanike, kerkon perpjekje te vazhdueshme qe te dale ne te mire te te dyve. Kerkon shume pune per te ndertuar nje hapesire mirebesimi ne te ardhmen. Ndryshe kufinj te rinj mund te sajohen dhe konflikte te reja mund te pergjojne. Aq me shume qe ky afrim behet ne nje situate "pabarazie objektive": Greqia megjithese ne historine e saj te re kaloi periudha te tmerrshme, ne fund doli e "mikluara e historise". Megjithe kontradiktat qe e brejne si shoqeri, sot eshte vendi me i zhvilluar dhe i begate ne Ballkan. Ndersa Shqiperia, e penalizuar rende nga 50 vjet totalitarizem, po kalon sot nje nga periudhat me te veshtira te historise te saj te re.