Greqia largon aktiviste fondamentaliste shqiptare nga vendi tij
Gazmend Kapllani cilesohet nga autoritet greke si njeriu destabilizues ,te rrezikshem per ceshtjen kombetare greke.
Autoritetet greke me qëllim i refuzojnë lejen e qëndrimit një publicisti shqiptar duke e konsideruar të rrezikshëm
Si e diskriminuan grekët gazetarin shqiptar
Kapllani: “Shantazh për të më mbyllur gojën”. Gazetat greke përkrahin kolegun shqiptar
Nga Altin Metaj/Athinë
Autoritetet greke kanë refuzuar t&#8217;i japin lejen e qëndrimit në Greqi, publicistit dhe gazetarit shqiptar me banim në Athinë, Gaz Kapllani. Nën motivacionin <ul style="list-style-type: disc">[*]&#8220;I rrezikshëm për rendin dhe sigurinë kombëtare&#8221;[/list]
autoritetet greke po përpiqen që të justifikojnë arsyet e mosdhënies së lejes së qëndrimit gazetarit Kapllani. &#8220;Ky është një shantazh dhe një kërcënim për dëbim, për t&#8217;u dhënë një leksion të gjithë atyre që duan të flasin dhe tentojnë të kenë aktivitet gazetaresk e politik. Thjesht na duan qytetarë të dorës së tretë&#8221; - i tha Kapllani, &#8220;Shekullit&#8221; dje në mesditë. Reagimet ndaj vendimit ka qenë të mëdha dhe kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme. Kanë qenë të shumtë ata që i kanë telefonuar viktimës, po kështu ka patur edhe protesta drejtuar autoriteteve greke nga gazeta greke, organizata &#8220;Amnesty International&#8221;, &#8220;Reporterët pa Kufi&#8221;, Universitete në Angli dhe organizata të tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kapllani është një person shumë i njohur për emigrantët shqiptarë, falë veprimtarisë së tij në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve. Por ai është i njohur edhe për shtypin dhe masmedian greke për qëndrimet e tij kundër frymës raciste që dominon në shoqërinë greke, si dhe për deklaratat e tij në televizionin grek në mbrojtje të shqiptarëve. Gjatë kohës së qëndrimit në Greqi, Kapllani ka bashkëpunuar me radion shtetërore greke NET dhe nga 2002 ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës së madhe greke &#8220;TA NEA&#8221;.
Më 26 shkurt 2002 Gazmend Kapllani paraqiti në Bashkinë e Kalitheas kërkesën e tij (Nr.Prot. 669) me të gjitha dokumentet, që parashikon ligji për të marrë lejen e qëndrimit për vitin në vazhdim. Por muajt kalonin dhe ai nuk po merrte përgjigje. Në bashki i thanë se mungonte vetëm përgjigja nga policia, e cila erdhi një vit më vonë nën titullin: &#8220;Mosnjohje e kërkesës për ridhënien e lejes së qëndrimit, për arsye studimi&#8221;. Kjo, sipas policisë, bëhet pasi në fjalimet e Kapllanit &#8220;ka elemente që rrezikojnë rregullin publik dhe sigurinë kombëtare&#8221;. Pas kësaj, të dhënat e tij nga lista e të huajve që kërkojnë lejeqëndrimi, kalojnë në sistemin SIS të marrëveshjes Shengen, gjë që bëhet vetëm për persona shumë të kërkuar në të gjithë botën.
Përpara se t&#8217;i drejtohej gjykatës, Kapllani vendos që të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, i cili i premtoi se çështjen do ta zgjidhte ai së shpejti, dhe se për tre ditë do të merrte një përgjigje prej tij. Dhe përgjigja nuk vonoi të vinte. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës më 15. 3. 2003, policia trokiti në portën e shtëpisë së tij në Kalithea dhe e shoqëroi Kapllanin për në rajon, ku pasi i morën shenjat e gishtërinjve dhe e fotografuan, e mbajtën për dy ditë brenda në qeli. Arsyeja e këtij ndalimi, sipas policisë, bëhej për shkak se më 1995 Kapllani qarkullonte me një motoçikletë, të cilën e kishte të pasiguruar. Por më pas ai i tha policisë se asnjëherë nuk mban mend të jetë gjobitur nga policia, megjithatë pagoi për &#8220;fajin&#8221; 1500 euro.
Reagime
Shtypi grek mbron gazetarin shqiptar
Në përgjithësi gazetat greke kanë mbajtur një qëndrim shumë të ashpër ndaj vendimit të autoriteteve greke. Kështu gazeta të mëdha si &#8220;TA NEA&#8221;, &#8220;Elefterotipia&#8221; janë rreshtuar në krahun e Kapllanit. Gazeta &#8220;Elefterotipia&#8221; shkruante të shtunën se &#8220;vendimi i marrë nuk është dhe nuk mund të jetë ai që thuhet. Qëllimi i këtij vendimi qëndron gjetkë. Ai gjendet tek ato që përfaqëson Kapllani: ai është i kulturuar, është i suksesshëm në gjërat që zgjodhi të bëjë në jetë, shkruan dhe thotë mendimin e tij pa patur frikë, por në fund të fundit është një... shqiptar. Dhe në vendin tonë, figura e shqiptarit duhet të jetë krejt e ndryshme: të punojë pa asnjë të drejtë, të hajë shpulla sa herë që ne duam, dhe herë pas here të jetë &#8220;rrezik kombëtar&#8221;.
Gazmend Kapllani cilesohet nga autoritet greke si njeriu destabilizues ,te rrezikshem per ceshtjen kombetare greke.
Autoritetet greke me qëllim i refuzojnë lejen e qëndrimit një publicisti shqiptar duke e konsideruar të rrezikshëm
Si e diskriminuan grekët gazetarin shqiptar
Kapllani: &#8220;Shantazh për të më mbyllur gojën&#8221;. Gazetat greke përkrahin kolegun shqiptar