"Greqia, kujdes me minoritetin shqiptar"

"Greqia, kujdes me minoritetin shqiptar"

Ambasadori i SHBA-së, Clifford Bond, denoncon mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve në Greqi

"Greqia, kujdes me minoritetin shqiptar"

Denoncimi është bërë në veprimtarinë më të rëndësishme vjetore të OSBE-së për të drejtat e njeriut

Mentor Beqa

Në këtë raport filitet për “persona që i përkasin grupit të minoritetit etnik shqiptar”. Në raport nuk përmendet termi emigrant, por specifikohet termi minoritet etnik. Raporti është i paqartë nëse flet për minoritetin shqiptar çam në Greqi.

Mentor Beqa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Greqia të jetë më e kujdesshme dhe e predispozuar për të respektuar të drejtat e personave me etni shqiptare që jetojnë në Greqi. Përfaqësuesit e SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) kanë kritikuar qëndrimin e Greqisë ndaj personave me etni shqiptare, turke dhe maqedone që jetojnë në shtetin helen. Ambasadori amerikan Clifford Bond i bëri thirrje Greqisë, gjatë takimit më të rëndësishëm vjetor të OSBE-së mbajtur në Varshavë të Polonisë nga data 2 deri me 13 tetor 2006, që të ketë kujdes në trajtimin e personave me etni shqiptare. Trajtimi i personave që u përkasin grupeve minoritare etnike shqiptare, maqedone dhe turke në Greqi mbetet një problem konstant”,- thuhet në sesionin “promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimi i minoriteteve etnike”, të përgatitur nga ambasadori amerikan, Clifford Bond. Raporti është lexuar me datë 11 tetor nga vetë pregatitësi i tij. Në këtë raport vijohet me një përgëzim për vendimin e autoriteteve greke për të hapur një xhami dhe për të mundësuar mësimin e gjuhës turke.
“Ne mirëpresim vendimin e Greqisë për të hapur një xhami në Greqi dhe përkushtimin e tyre për të vendosur mësimin e gjuhës turke në shkollat e Trakës Perëndimore”,- thuhet në raport. Ndërsa më poshtë vijohet me një kërkesë tjetër ndaj Greqisë, teksa thuhet se duhet të implementojë rregullat ndërkombëtare në trajtimin e minoriteteve. “Gjithsesi, ne vijojmë ta shtyjmë Greqinë të implementojë një këndvështrim gjithëpërfshirës për etnicitetin dhe të drejtat e njeriut, duke inkorporuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar dhe zotimet e saj në OSBE, përfshirë të drejtën individuale për t’u identifikuar me kombësinë përkatëse pa pasur disavantazhe”,- thuhet në raportin e përgatitur nga ambasadori Bond. Në këtë raport përmendet në mënyrë eksplicite termi “grupe të minoritetit etnik” dhe nuk përmenden emigrantët. Ambasadori Bond ka sqaruar në raportin e lexuar se për të arritur në këtë konkluzion Komisioneri i Lartë i Shteteve të Bashkuara ka bërë një shqyrtim të çështjeve të minoritetit në Europën Juglindore, si probleme që kanë të bëjnë me arsimimin, politikat multi-etnike dhe integrimin përkundrejt veçimit të personave që u përkasin minoriteteve. Ambasadori thotë se ka kënaqësinë të njoftoj se vendet anëtare të OSBE-së kanë përparuar në drejtim të respektimit të këtyre të drejtave në raport me një vit më parë. Në raport thuhet se populli i Maqedonisë përkujtoi vitin e pestë të hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Ohrit, dhe megjithëse zbatimi i saj kërkon kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, inkurajon qeverinë e re të Shkupit që t’i japë shtysë edhe më të fortë zbatimit të marrëveshjes. “Përfaqësuesit e minoritetit shqiptar dhe minoriteteve të tjera duhet të jenë konstruktivë dhe të angazhuar për zbatimin e marrëveshjes”- thuhet në raport. Përsa i përket Kosovës, thuhet se të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë personave janë respektuar. “Ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës të ngrejë më lart respektimin e të drejtave të minoriteteve, duke përfshirë edhe lehtësimin e rikthimit të refugjatëve dhe personave të larguar”, -tha ambasadori Bond. Ai u bëri thirrje edhe liderëve të komuniteteve minoritare që të përgjigjen dhe të angazhohen, përfshirë edhe pjesëmarrjen në institucionet provizore të vetëqeverisjes. Në raport vijohet duke thënë se problem mbetet trajtimi i minoritetit kurd nga ana e Turqisë. Ambasadori i bëri thirrje Turqisë të respektojë të drejtën e kurdëve për të shfaqur identitetin e tyre nëpërmjet gjuhës kurde në media dhe publikime.

Takimi në Varshavë
Takimi për Zbatimin e të Drejtave Njerëzore (HDIM) është veprimtaria vjetore më e rëndësishme e OSBE-së për të drejtat njerëzore. Në këtë konferencë ku marrin pjesë përfaqësuesit e qeverive dhe të shoqatave jofitimprurëse nga 56 shtete vëzhgohet dhe konstatuhet zbatimi i detyrimeve dhe procedurave dhe mekanizmi i përputhshmërisë së këtyre detyrimeve. HDIM e 2006-ës është zhvilluar në Varshavë të Polonisë prej datës 2 deri me 13 tetor. Në fokus këtë vit ishin çështjet e anti-trafikut dhe ato të mos-diskriminimit.
 
Top