Greqia kthen pergjigje per çamet: 'Kush kerkon pronat te perballet me ligjet greke'

Pergjigje bastarde nga Greket:
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, ka sqaruar opinionin grek lidhur me qëndrimin e ministrit të Jashtëm, Avramopoulos ndaj çështjes çame, që ngriti si problem ministri ynë i Jashtëm, Edmond Panariti.

Kjo pasi disa website greke - të informuara nga mediat në Shqipëri, pasi në konferencën për shtyp në Athinë të dy ministrat nuk kanë deklaruar gjë - e kanë quajtur ‘skandal’ përmendjen e çështjes çame në takimin mes dy ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë në Athinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, ka dërguar një përgjigje zyrtare, duke shpjeguar se ministri shqiptar, Edmond Panariti ka marrë përgjigje të menjëhershme nga ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, teksa ministri shqiptar përmendi shkurtimisht pasuritë e çamëve dhe shqiptarëve në Greqi. “Greqia është shtet i ligjit dhe kushdo që ka pretendime për pronat, duhet të përballet me drejtësinë greke".
http://www.shqiperia.com/lajme/lajm...sh-kerkon-pronat-te-perballet-me-ligjet-greke


Me shume mundesi dhe Marini i TCH duhet te shkoje ne shtetin Grek te se drejtes qe te kerkoje te dije pse nuk e lejojne te udhetoje me atje.
 
Top