Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritarët

Blendi

Primus registratum
Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritarët

Shteti Grek jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritarët….
nga LlTako

Sot shteti Grek vendosi tu japë më në fund nënshtetësinë grek minoritarëve. Menjëherë numri i tyre në shtyp u dyfishua nga rreth 60,000 në 120,000!! Me këtë ritëm që po ecin fqinjët tanë mos u çudisni shumë kur të filloni të këndoni himnin para këtij flamuri të Vorioepirit……..

Epir%20i%20Veriut.thumbnail.gif


Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi. Vendimi pas bisedimeve me qeverine shqiptare

Daniela Bonollari

Balkanweb

TIRANE (7 Nentor)-Shqiptaret ne Shqiperi me kombesi greke, qe u eshte njohur statusi i homogjenit do t’u jepet shtetesia greke. Vendimi u mor sot ne mbledhjen e qeverise greke, mbas kerkeses se bere prej Ministrit te Brendshem, Prokopis Pllopulos dhe Ministres se Jashtme, Dora Bakojanis. Sipas ketij vendimi minoritaret ne Shqiperi do te kene te drejta te barabarta me qytetaret greke ne Greqi. Deklarata rreth ketij vendimi eshte bere e ditur nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme greke te cilat sqarojne se vendimi ishte rrjedhoje e pasbisedimeve Greqi-Shqiperi.

Zonja Bakojani ne lidhje me kete eshte shprehur se ky eshte nje vendim historik dhe se eshte minimalja qe shteti grek te beje per qytetaret greke qe jeton jashte kufijve te Greqise. Nga ky vendim do te perfitojne me teper se 120 mije minoritare greke nga Shqiperia. Minoritaret ne jug te Shqiperise pas kesaj do te gezojne dy nenshtetesi, ate shqiptare dhe nenshtetesine me te re, ate greke.
Epir%20i%20Veriut.thumbnail.gif


SHTETESI GREKE PER MINORITARET (07/11/2006)
Top-Channel

Shqiptareve me kombesi greke, qe u eshte njohur statusi e homogjenit, do t’u jepet shtetesia greke.Vendimi u mor sot ne mbledhjen e qeverise greke, mbas kerkeses se bere prej ministrit te Brendshem Prokopis Pvllopulos dhe ministres se Jashtme Dora Bakojani. Zonja Bakojani eshte shprehur se ky eshte nje vendim historik. Kjo eshte minimalja qe u be per nje pjese se kombit tone qe jeton jashte kufijve te Greqise, deklaroi Bakojanis. Ajo hodhi poshte zerat se ky vendim u dha per perfitime elektorale. Sipas analisteve, Greqia do te zhvilloje zgjedhje te parakohshme parlamentare ne pranveren ose vjeshten e 2007.Ky vendim konsiderohet si historik prej shoqatave te minoritareve greke, te cilat here pas here kane protestuar lidhur me kete kerkese. Madje, gjate protestes se fundit zhvilluar ne daten 12 tetor ne qender te kryeqytetit grek, Athine protesta per dhenien e dyshtetesise degjeneroi ne perleshje me policine. Mesohet se ky vendim eshte marre mbas pelqimit te dhene prej kryeministrit shqiptar Sali Berisha gjate vizites qe ky i fundit beri para pak kohesh ne vendin fqinj. Vonesa e deritanishme per dhenien e dyshtetesise ishte vonuar prej Athines zyrtare nen pretekstin se nese do te jepej ne menyre masive, atehere do te largoheshin prej trojeve te tyre ne Shqiperi te gjithe minoritaret. Prej ketij vendimi te qeverise greke do te perfitojne me teper se 120 mije minoritare greke nga Shqiperia.
 

MLK

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritarët

Shume familje sgqiptare qe kan pas pjestare te tyre nga Amerika, Franca ( te pakten keto qe di une) kane mare nenshtetesite e ketyre vendeve e gezojne dyshtetesine aktualisht.
Problemi eshte se keto familje jane te pakta ne numer krahasuar me familjet "vorioepiriote"" qe Greqia do ti jape shtetesine greke.
Me duket nje e drejte normale e nuk ka asgje per tu shokuar dhe pse mardheniet midis dy vendeve jane pak delikate keto 15 vitet e fundit.
Nese shteti shqiptar deshiron qe shtetasit e vet te ndihen me te vertete shqiptare atehere duhet te tregoje devotshmeri, respekt e pergjegjesi per ta e jo te pretendoje ti ket shtetas te vetem vetem nepermjet neshtetesise qe gezojne.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritarët

Nuk besoj se ka ndonje te keqe te minoritaret te marrin nenshtetesine greke. Shpresoj te vjelin ca pensione qyl nga greket /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

2shtetesi?..Hmm, ndoshta ne te ardhmen e larget mund edhe ne te ndryshojme ligjin..Te zgjedhin ate shqiptare apo greke.problemi eshte se greket po na detyrojne gjera jashte interesit tone vetem per arsye te EU...Keq i kemi punet..!!!
 

abs

nuk e di...
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

vazhdimisht mendoj qe vendime te tilla jane si thika e mprehur nga dy anet...

pervec tjerash, me ban me mendu pozitiv fakti i shembullit tone, te gjithe jetojme ne shtete/kushte te tjera, dhe te gjithe mblidhemi hermbashere ketu...( si ne dhe shume kultura te tjera)...

do te thote kjo ndonje gje per perzirjen intensive te botes se madhe?

por...si te gjejme rrugen qe: "mishi te piqet dhe helli mos te digjet" ...?
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Eshte diskutuar ne parlamentin Grek, por nuk eshte marre vendimi perfundimtar

IDEA eshte te kete nje pashaportizim GRADUAL te minoritareve POR neqoftese kemi fonomene si SHITJA E TOKES shqiptareve etj, do te anullohet automatikisht vendimi
 

eddantes

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

te hyjme te pakten nga dritarja ne BE se nga dera spo na lene hahaha
 

bsh

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Dhenja e nenshtetesise nuk me duket nje krim ketu madje shume mire se mbase u jep te drejta me mijera shqiptareve aty qe u eshte nxirre jeta nga rracizmi...po puna eshte qe nuk po i jepet nje a dy vetave po me mijera njerezve pa e pyt fare mender qeverine shqiptare...kjo them une eshte ceshtja ketu se ligjerisht per ne krijon problem dhenia e nenshtetesise masive se ne japin dynenshtetesi jo masive(dmth kur te vije puna keta njerez nuk do ta mbajne dot shtetesine shqiptare e do na dalin greke brenda nates!)...edhe c'eshte me keq, ne shqiptaret jemi si majmuni edhe ketu do jemi e po u kalua ky ligj do na dali gjysma e shqiperise minoritare per dy kocka qe ti hedh greku...a c'na ka marre lumi neve thuaj...
 

hawk

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Nuk ka asgje te keqe ose me mire nuk eshte ne kundershtim me e drejtat dhe lirite themelore te njeriut,gjithmone duke komentuar vetem ato fjale qe kane hapur temen.

Problem eshte vetem fakti se nga ky ligj ose marreveshje sic thote Top Channel do te "perfitojne" edhe ata shqiptare qe per nje arsye ose tjeter deklarohen,nga fortposhtersia e tije A.Janullatos,si 400.000 minoraitare.
Ne kete prizem ceshtja kombetare e bashkimit te trojeve ose thjeshte vetem njohja e saje jo vetem qe groposet por vihet ne diskutim kombesia e vete shqiptareve qe jetojne brenda 28.000 km.
Nje hap te tille duhet ta bente edhe Greqia ndaj cameve madje perpara Shqiperise sepse eshte antare e BE-se,si e tille ka detyren dhe domosdoshmerine morale te tregoje e respektoje parimet e demokracise qe jane ne themel te BE-se.

Dikujt mund ti duket Greqia dritare per te hyre ne Europe por kjo dritare na kushton shume ne shqiptareve ne aspektin e identitetit kombetare per te cilin luftuan rilindasit dhe e trasheguam edhe pse te cunguar gjate komunizmit.
Hyrja ne Europe nuk duhet te jete tjetersim i kombit tone per vete faktin se Europa nuk e kerkon nje gje te tille dhe eshte pa precedente ne historine e BE-se.

Ky ligj-marreveshje nuk eshte celesi per te hyre ne Europen e bashkuar dhe as ne te miren e Shqiptareve.Nuk na ka vene BE kushte tilla sepse kemi qene gjithmone madje edhe ne kohen e Enverizmit(per aq sa lejonte ideologjia) tolerant ndaj minoriteteve.Raste diskriminimi,spastrimi,debimi,masakrimi,nuk rrezultojne ne histori,madje ato jane perdorur dhe perdoren akoma sot nga pala tjeter.
Nuk njohim NJE DHE VETEM NJE levizje te politikes Greke ne te miren tone aq me teper kjo e fundit.Tashme terreni ishte i pregatitur edhe per nje veprim te tille.

I intereson Greqise qe te shtoje numrin e minoritareve dhe me kete ligj-marrveshje rritet numri i nenshtetasve grek ne Shqiperi.Kjo edhe pse me ngjyra demokratike eshte arritje e shovinizmit Grek ne nivele te papara,madje as kur pushtoi dhe i mbajti te pushtuara territoret e Shqiperise se sotme gjate luftrave te ndryshme.

Politikanet shqiptare nuk kan kurajon te pranojne dhe te vendosin identitetin kombetare mbi interesat personale qe ne kete rast perputhen me shovinizmin fqinj.Pa harruar ketu se nje pjese e mire e tyre jane me origjine joshqiptare.
Kjo eshte pasoje e indiferences sone dhe e zgjedhjeve qe bejme.

P.S

MLK mardhenjet e acaruara me Greqine kane qene gjithmone qe kur egzistojne keto dy popullsi ne te dy anet e kufirit.
Nuk njohim mardhenje te mira as historikisht dhe as ne realitetim e sotem.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Cudi sepse ekstremi nacionalist grek, kete levizje te qeverise e komentoi si "e humbem perfundimisht Vorio Epirin".
 

hawk

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Ekstremi jo me kot quhet i tille.
Kerkon ekstremin,nuk kenaqet,do te beje gjithmone minimizuesin ose maximalizuesin ne varesi te drejtimit te politikes.
Por gjithmone ky i duhet vendeve si Greqia per te perfaqsuar te semuret patologjik dhe per ti treguar botes se politika distancohet nga ky ekstrem se gjoja nuk ndjek te njejten linje.
Natyrisht qe nuk ndjekin te njejten rruge(jo gjitmone,te pakten) por objektivi eshte nje i vetem...

Dalim jashte mendimit te ekstremizmit grek,ti cfare mendon?!
Si te duket ky veprim i politikes Greke??
 

ujku81

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Ti mendon realisht se Greqia zyrtare (dy forcat e medha politike) kane ne plan afatgjate marrjen e Vorio-Epirit??? Dmth aneksimin e nje pjese te territoreve shqiptare??
Ajo zone (minoritare) eshte tashme e greqizuar dhe e lidhur fuqimisht ekonomikisht me Greqine keshtu qe per ta fakti nese jane nenshtetas greke ose jo nuk perben ndonje ndryshim te madh.
 

eddantes

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

po kur shqiperia te hyje ne BE dhe te hiqen kufijte ku do filloje shqiperia dhe greqia????
lerini more njerezit te kene aq shtetesi sa te duan se bota eshte pa kufij ato jane vec ne kokat e njerezve!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

EDDANTES, Europa do t'i kete gjithmone kufijte. Nuk do jete kurre ShBA...

\pyetja eshte, pse nuk u jep nenshtetesi 600,000 emigranteve shqiptare ne greqi, por minoritareve brenda kufirit Shqiptar?

Pse nuk u jep nenshtetesi Cameve qe kane tokat dhe shtepite atje, por ua jep "minoritareve"? Pse don Greqia te rrise artificialisht numrat e tyre brenda territorit tone?

Pse jane greket kaq primitive akoma me keto pretendimet e tyre skarco per tokat Shqiptare?
 

policia

Forumium maestatis
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

ai ligji i luftes eshte hequr?!
dhe greket papritur behen tolerante, te dashur, dhe "respektojne" "minoritetet" ...
 

policia

Forumium maestatis
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

sot me ra rasti te flisja me nje grek...
dhe me thoshte ne ndihemi krenare dhe te fuqishem karshi jush, ju jeni me te dobet se ne dhe jeni popull kot...
dhe ma thoshte me qetesine me te madhe ...
u nxeha u bera tym...
une ketu ne token time dhe ai me shiste tangardhik, po ata emigrantet e shkrete qe jane atje kushedi cheqin prej tyre...
 

ados

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Nuk kishe ndonje shishe tja thyje koken,por rri dhe degjen perrallat e grekut...?!
 

policia

Forumium maestatis
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

per zotin do ia kisha thyer turinjte por nuk me la perkthyesi
 

ujku81

Primus registratum
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

Pyll pa derra nuk ka, pse pak shqiptare ke qe i quajne greket te trashe, dembele, etj
Mos ngaterroni ndjenjat dhe opinionet personale me qendrimet zyrtare.

P.S: Megjithate atij grekut duhet t'ja kishe vesh nji turinjve ose ti thoshe gamisu. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Greqia jep nënshtetësinë, dyfishohen minoritar

nje fjale qe dija ne greqisht qe dija e perdora...
te tjerat i thashe anglisht
 
Top