Greqi, shkatërrohet organizata shqiptare e drogës

ATHINA-MBULIM_tn_3.jpg
Policia greke ka shkatërruar një organizatë të trafikut të lëndëve narkotike.Sipas Drejtorisë së Policisë së Atikes,operacioni u zhvillua ne lagjien Nea Zmirni të kryeqytetit helen dhe u konkretizua me arrestimin në flagrancë të një 34-vjeçari shqiptar dhe shpalljen në kërkim të tre shqiptarëve të tjerë.

Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale sasine prej 19.7 kilograme lende narkotike e llojit heroine e pastes,2.3 kilograme perzjeres se saj, nje pistolete e markes Baikal, nje automatik me silenciator, nje pistoleve Steyer dhe peshore elektronike.

Te arrestuarit iu gjet nje laborator perzjerje te lendeve narkotike, si dhe nje sasi parash. Sipas burimeve policore, 34-vjeçari dhe bashkepunetoret e tij, e shisnin lenden narkotike ne doza ne Athine dhe rrethinat e saj. Mesohet se droga vinte ne Greqi nepermjet Shqiperise dhe ne vazhdim perpunohej per t'u shitur ne tregun grek te narkotikeve. Vlera e droges se sekuestruar llogaritet ne me teper se 1 milion euro.
 
Top