Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

1435358001tsiprasss.jpg

Pranoni apo jo reformat e propozuara nga huadhënësit? Kjo do të jetë pyetja e referendumit që do të mbahet në 5 korrik në Greqi.

Me tone dramatike kryeministri grek, Alexis Tsipras ka deklaruar se të dielën tjetër do të zhvillojë një referendum popullor me pyetjen: Pranoni apo jo reformat e propozuara nga huadhënësit?
Në një fjalim televiziv, ai e përshkroi planin si “poshtërim” dhe dënoi masat e “padurueshme” të kërkuara nga kreditorët.
Në fjalimin e tij Tsipras tha: “Këto propozime, të cilat në mënyrë të qartë shkelin rregullat europiane dhe të drejtat themelore në punë, barazisë dhe dinjitetit, tregojnë se qëllimi i disa prej partnerëve dhe institucioneve nuk kanw synuar një marrëveshje tw zbatueshme për të gjitha palët, por ndoshta poshtërimin e një populli të tërë. Populli duhet të vendosë pa asnjë shantazh” shtoi ai.

Për mbajtjen e referendumit në Greqi është njoftuar kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez, Francois Hollande, si dhe kreu i BE-së.

Greqia ka kërkuar nga Mario Dragi të kenë likuiditet mjaftueshëm bankat greke gjatë kësaj jave, ndërsa është kërkuar një shtyrje disaditore nga FMN-ja për pagesën që duhet bërë në datën 29 qershor.

Sipas analistëve, mosbesimi i krijuar tashmë midis huadhënësve dhe Greqisë ka bërë, që në axhendën e samitit të së shtunës të Eurogrupit, në rast se dështojnë negociatat, të diskutohet edhe një plan emergjent sesi do të veprohet orët e ardhshme.

Në Athinë, qytetarët deklarojnë se tashmë nuk janë të shqetësuar, nëse të hënën që vjen do të hapen apo jo bankat greke, apo do të vendoset i ashtuquajturi “kontroll mbi kapitalin”, pasi shumica e grekëve nuk ka parà, por më shumë ata shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

/ Top Channel
 

Universal

AnonymouS
Greqia voton kundër masave te kreditorëve

Gëzim në zyrat e partisë Siriza. Cipras tani kërkon një akord të ri në Bruksel. Nesër Merkel takim në Paris me Hollond



73141cccf814d8b117bcde08a7481665.jpg

Greqia ka votuar kundër masave të kreditorëve europianë. 60 % e votuesve kanë votuar pro qeverisë së Ciprasis. “Me këtë rezultat, kryeministri ka një mandat të qartë nga populli grek”, deklaroi zëdhënësi i ekzekutivit helen, Gavril Sakellaridis. Vetëm 38 % e kanë votuar pro masave shtrënguese.

Pra në këtë mënyrë, shumica e grekëve i kanë thënë jo propozimeve të kreditorëve ndërkombëtarë.

Sipas tij, Greqia do të bëjë gjithçka për të gjetur një akord të ri me kreditorët.

Këshilli i Bankës Qendrore Europianë do të takohen sot për të vënë piketa pas rezultatit të referendumit grek. Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel do të shkojë në Paris ku do të takojë Hollond për këtë çështje.
tiranaobserver.
 

Universal

AnonymouS
Greqi, “JO”-ja fiton në referendum. Kryeministri grek: Demokracia mposhti frikën

1436122896greqia-rrrr.jpg


Kur janë numëruar mbi 50% e votave, duket se rezultati i referendumit në Greqi është i qartë. Grekët kanë votuar kundër reformave të kreditorëve.

Deri në orën 21:00 u numëruan rreth 52% e votave të referendumit, nga të cilat 61.22% kanë votuar jo, ndërsa 38.78 kanë votuar “Po”.

Ndërkohë kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras reagoi menjëherë pasi mësoi se si grekët kishin votuar në referendum. “Demokracia mposhti frikën”, tha ai.


Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe me një pjesëmarrje rreth 65%, përtej kufirit prej 40% që e bën referendumin të vlefshëm.

Karakteristikë e kësaj jave që në dukje duket se ka ndarë grekët në dysh për vendimin e tyre ndaj masave të kreditorëve, ishte qetësia dhe situata nuk ka qenë aspak e polarizuar.

Me interes tashmë pritet dita e nesërme për të gjithë grekët, që gjithsesi në shumicën e tyre dëshirojnë qëndrimin në Eurozone.

Kryeministri Alexis Tsipras ka deklaruar se pavarësisht rezultatit do të fillojë menjëherë negociatat e reja me kreditorët. Sipas burimeve qeveritare, ai tashme ka në dorë dy armë të fuqishme, vullnetin e lirë të një populli që kërkon të jetojë i barabartë mes të barabartëve në Europë, si dhe raportin e fundit të FMN-së që kërkon nga BE-ja reduktim të borxhit grek, pasi ai është i paqëndrueshëm.

Çdo gjë tashmë varet nga qëndrimi i liderëve të BE-së, të cilët pas rezultatit te referendumit duket se kane ndryshuar qëndrim. Merkel dhe Hollande takohen të hënën për të biseduar për çështjen greke. Presidenti francez si dhe kryeministri italian kishin deklaruar orët e fundit se pavarësisht rezultatit, vendi i Greqisë është në eurozonë.

/ Top Channel
 

agim40

Valoris scriptorum
Greqia mos e luaj tani rolin e viktimës kur fajin e ka më së shumti vet. Ku shkojnë gjith ato lek që i merr nga turizmi? Edhe të mos punosh edhe të kesh, nuk shkon. Vetëm Gjermania i ka dhënë deri më tani mbi 80 miliardë Euro kredi...
 

Roberto_uk

Valoris scriptorum
Bravo u qoft vota Jo ishte ajo qe duhej per EU Greqia esht me Mir jasht EU bankrupt se ne Eu e me borxhe me shekuj me rradh edhe pqs mund te paguante intersi ishte teper I madh ... Gjermania ja dha kshu qe ta ket nen syndimin e sajt . Radhen e ka Italia/Spanja e Portugali se UK vitin qe vje ka referendum e pritet 99% te dal fare me te gjitha nga EU

Me pak Fjal Fundi I EU borrukrate
 

gurax

Pan ignoramus
Po sot, cfare lajmesh ka? Ne cfare gjendje jane shifrat nga numerimet e deritanishme? Kur mendohet se do te perfundojne numerimet dhe te dihet perfundimi final?
 

hareid

Papirus rex
Shtypi Gjerman shkruan sot: "Kush do ti jape tani Greqise para?" Kur Greqia e paska me lehte jashte EU-se perse nuk del? E detyron kush te qendroj aty? Shtetet si Norvegjia, Zvicra...e pane me te arsyeshme qe te mos hyne ne EU dhe jane me mire. Nese edhe Greqia mundet te e arrij deridiku standardin e ketyre dy shteteve, le te dal....
 

agim40

Valoris scriptorum
..dhe ne shqiptarët shpresojm që edhe Shqipëria një ditë ka për të hy në Bashkimin Europian....:p
 

joetisti_

Locus omnem
Europa mesa kam degjuar nuk kerkon ato masa te tipit: lere pa pansione apo pa rroga. Ajo vetem do nje garanci qe duke u paguar taksat do te kete nje siguri larja e borxhit. S'di pse keta greket qe jane djepi i kultures se Europes s'po dine ta menaxhojne mire.

Shume mundesi ka ta ndiejme shume edhe ne ne ekonomi nje falimentim grek.
 
Top