Greket kerkojne gjak shqiptaresh

ados

Primus registratum
Re: Greket kerkojne gjak shqiptaresh

Për vete kom shokë grekë e serbë (si dhe nacionalitete të tjera) dhe nuk kam patur ndonjëherë problem si shqiptar. Përkundrazi, më kanë dalë krah kundër ndonjë idioti që dëgjon apo lexon diçka mbi Shqipërinë dhe pretendon se më njeh dhe mua /pf/images/graemlins/shrug.gif.

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif Kondre ju ka bo fabrika(kapitalizmi)proletare..serb,grek,shqiptar..te gjithe bashke /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Greket kerkojne gjak shqiptaresh

Kte pra po thom ne un. Poplli ha ça ti japësh /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Greket kerkojne gjak shqiptaresh

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
MLK, o bari i pashkollë, po nuk bëhet keci dash more por qingji /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]
Rakia e rrushit behet vetem nga rrushi dhe jo nga domatja apo patellxhani.
Europe, Europe, Europe.
Dash behet vetem qengji dhe jo dhia apo lopa.
Europe, Europe, Europe.
/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Greket kerkojne gjak shqiptaresh

Elita shqiptare ka dashur të krijohet një komunitet greqishtfolës, por me ndërgjegje shqiptare
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Auron Dodi duke folur me minoritarë në jug të Shqipërisë
Si janë zhvilluar marrëdhëniet midis minoritetit grek dhe shumicës shqiptare në vite?

Kthesa politike në vitin 1990 në Shqipëri hapi rrugën për t'i parë në një optikë të re marrëdhëniet midis shumicës shqiptare dhe minoritetit grek. Rikonfigurimi i sistemit politik dhe riorganizimi i shtetit shqiptar në kushtet e reja mundësuan jo vetëm një vështrim kritik të marrëdhënieve shumicë- minoritet; ato vunë bazat edhe për një trajtim të minoritetit grek në Shqipëri sipas standarteve të përparuara ndërkombëtare për minoritetet.

Minoriteti grek, në territorin e Shqipërisë së sotme jeton kryesisht në Shqipërinë Jugore dhe Lindore. Sidomos gjatë sundimit otoman në Shqipëri erdhën shumë grekë për të punuar për pronarët shqiptarë dhe turq të tokave. Veçanërisht në rajonin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës u zhvilluan një numër i madh fshatrash etnike greke.

Nën regjimin komunist, minoriteti më i madh etnik në Shqipëri vuajti bashkë me shqiptarët: atij iu mohuan të drejta bazë njerëzore, si liria e fjalës, e ushtrimit të fesë dhe zotërimit të pronës private. Analistë grekë dhe shqiptarë konkludojnë sot megjithatë se regjimi komunist nuk ndoqi një politikë genocidi dhe diskriminimi ndaj minoritetit grek.

Llambros Balciotis, historian në universitetin e Athinës, na thotë: "E para që duhet thënë, dhe kjo është pranuar nga të gjithë, është që nën Hoxhën nuk ka pasur politikë diskriminimi ndaj minoritetit grek, të paktën në formën që ishte konceptuar nga opinioni grek. Si historian, unë dhe kolegët e mi nuk e shohim të udhës të flasim në planin bardh e zi, nuk është e udhës të flitet. Por e them edhe njëherë, diskriminim, siç ka ekzistuar në zonën e Thrakës këtu në Greqinë verilindore, deri në fillim të viteve '90 nuk ka pasur ndaj minoritetit grek. Megjithatë, në mendjen e elitës politike shqiptare ka qenë që të krijohet një komunitet greqishtfolës, por me ndërgjegje shqiptare."

Publicisti dhe politikani Preç Zogaj mendon se respektimi tradicionalisht i minoritetit grek ka ardhur natyrshëm: "Edhe në kohën e tiranisë, minoriteti grek ka gëzuar disa të drejta që lidhen me natyrën e popullit shqiptar, që është një popull që e respekton tjetrin, ata që flasin gjuhë tjetër, që i përkasin një race tjetër."

Eshtë i vështirë një përcaktim i prerë, nëse kanë qenë disa të drejta të gëzuara kulturore e arsimore, pjesëmarrja në qeverisje lokale, gjithmonë sipas kuptimit komunist, apo një traditë civilizimi vetëpërmbajtjeje tek minoriteti grek, që nuk sollën konflikt etnik në Shqipëri me përmbysjen e diktaturës. Sidoqoftë, në epokën demokratike, të drejtat dhe detyrimet për minoritetin kërkonin një konceptim të ri.

Pjesëtarët e minoritetit grek u bënë pjesëmarrës aktivë në ndërtimin e shoqërisë së re pluraliste: në janar të vitit 1991 ata krijuan organizatën politike- kulturore OMONIA, e cila fitoi pesë mandate në Parlamentin Shqiptar pas zgjedhjeve të marsit 1991. Shteti shqiptar nga ana e tij nënshkroi konventat e OSBE-së për minoritetet dhe nisi plotësimin e legjislacionit, duke miratuar një sërë ligjesh, si atë "Për liritë themelore të njeriut", ligjin "Për tokën" etj, prej të cilave përfitonte edhe minoriteti grek.

Në kushtet e vështira të tranzicionit, kur shoqëria shqiptare po ndërtonte një identitet të ri, megjithatë nuk munguan përplasjet midis klasës së re politike shqiptare dhe përfaqësuesve politikë të minoritetit grek.

Disa akcente të politikës së jashtme të Shqipërisë në këtë periudhë, si forcimi i marrëdhënieve me Turqinë dhe me botën arabe paraqisnin në botë një Shqipëri me interesa të ndryshme, nga ato të Greqisë së asaj kohe. Kriza ekonomike dhe politike në Shqipëri i detyroi shumë minoritarë grekë, që (si shumë shqiptarë) të emigrojnë masivisht në Greqi. Kjo e vuri politikën shqiptare para kritikës së disa qarqeve greke se po e spastronte etnikisht Shqipërinë. Në këtë periudhë nuk vërehet një distancim i qartë i politikës zyrtare greke nga kërkesa të disa qarqeve vorioepirote.

Shtypi shqiptar botoi më tej një letër të hapur të kryetarit të OMONIA-s drejtuar kryeministrit të Greqisë në prill 1992, në të cilën, sipas shtypit, kërkoheshin investime më të mëdha greke në jug të Shqipërisë dhe ndihmë për arritjen e statusit autonom për minoritetin. Të gjitha këto forcuan mosbesimin e politikës shqiptare. Në këtë situatë, në prill 1994 qeveria shqiptare reagoi ashpër: Ajo arrestoi pesë krerë të organizatës OMONIA, të cilët ndër të tjera i akuzoi se donin të ndryshonin kufirin jugor të Shqipërisë:

"Unë jam një nga ata që isha në burg. Isha kryetar i OMONIA-s, një nga të pestë. E pse na morën në burg? Çfarë kërkonim ne? Kërkonim shkolla atje ku ka minoritarë grekë. Kërkonim të drejtat tona nga më elementaret. Dhe i kërkonim në mënyrë shumë paqësore. Megjithatë ndodhi. Dhe u bë një problem ndërkombëtar çështja e të pestëve" -tregon Theodhori Bezhani, njëri nga veprimtarët kryesorë të Omonias dhe kryetar i organizatës në atë kohë.

Gjyqi i të pestëve, që zgjati rreth një vit më në fund i liroi pesë të dyshuarit pasi konstatoi parregullsi në procesin gjyqësor. Megjithatë, kritika ndërkombëtare e artikuluar nga komisioneri për minoritetet i OSBE-së, Maks van der Stul, për rishikim të marrëdhënieve me minoritetin grek, qe një notë jo pozitive për qeverinë e parë demokratike të Shqipërisë. Kjo periudhë shënon edhe një acarim kulmor në marrëdhëniet midis klasës politike shqiptare dhe minoritetit grek, si edhe me shtetin grek. Situata e tendosur bëri që shumë pjesëtarë të minoritetit grek të mos ishin suportues të qeverisë Berisha, në revoltën popullore të rënies së firmave piramidale në vitin 1997.

Por zhvillimi demokratik i vendit e la pas këtë fazë acarimi në marrëdhëniet me minoritetin. Gjatë qeverisjes së socialistëve deri në vitin 2005, marrëdhëniet me Greqinë nuk patën oshilacione të mëdha. Përfaqësues të minoritetit grek na thanë se qeveria aktuale Berisha, pas ardhjes në pushtet i realizoi shumë nga premtimet e bëra në fushatën elektorale, si p.sh. hapjen e disa shkollave në gjuhën greke në zona në jug të vendit.

Incidente sporadike që kanë ndodhur, si djegia e flamurit grek në disa qytete të Shqipërisë pas bërjes së njohur të një videofilmi, ku ushtarë grekë këndojnë këngë antishqiptare, si dhe përsëritja edhe së fundi nga ndonjë përfaqësues i minoritetit të idesë për t'u dhënë autonomi zonave minoritare, nuk kanë prekur marrëdhëniet shtetërore e ndërqeveritare.

Kryetari i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule i bën në mikrofonin tonë këtë karakterizim gjendjes së sotme të minoritetit grek në Shqipëri:

"Do ta shikonim këtë situatë në tre aspekte. Së pari në aspektin juridik. Pas viteve '90 në vendin tonë është bërë një përpjekje sistematike për shndërrimin e legjislacionit tonë të brendshëm të të gjitha konventave ndërkombëtare, si të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, po ashtu edhe të Këshillit të Evropës, duke i nënshkruar dhe ratifikuar ato. Pra, janë pjesë e legjislacionit tonë në lidhje me minoritetet dhe mishërojnë parimet më të avancuara, siç trajtohen në dokumentin bazë të epokës së sotme që është Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pjesëtarëve të minoriteteve etnike. Dhe ka një dinamikë pozitive në këtë drejtim. Edhe nga parti që nuk kanë një traditë pozitive në lëmin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve nuk ka pasur pengesa edhe në parlament në ratifikimin e këtyre dokumenteve.

Në aspektin e dytë, që është ai i implementimit praktik, fatkeqësisht konstatojmë një gap shumë të dukshëm midis legjislacionit në fuqi dhe implementimit të përditshëm të këtij legjislacioni. Janë të shumta ato aspekte, për të cilat nuk është gjetur ende mekanizmi, por në të njëjtën kohë, edhe vullneti politik, për t'i implementuar ato sic kërkojnë këto dokumenta ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër duhet parë edhe aspekti i mentalitetit mbizotërues për të drejtat e minoriteteve. Shpeshherë ka një trajtim me paragjykime. Edhe në mendimin, edhe në filozofinë politike mbizotërojnë një sërë stereotipesh të kapërcyera nga mentaliteti modern, të cilat bëhen pengesë për realizimin me sukses të atij aspekti për të cilin fola pak më parë."

Ja edhe vlerësimi që na jep për këto çështje politikani dhe publicisti Preç Zogaj: "Legjislacioni ynë garanton respektimin e lirive dhe të drejtave që kanë minoritetet në të gjithë botën. Po mendoj se ka një specifikë: ne nuk e shohim minoritetin grek thjesht si një minoritet që meriton disa standarde që ka vendosur bota. Ne kemi marrëdhënie shumë më të ngushta: Shqipëria, shqiptarët me minoritetin grek ka marrëdhënie shumë vëllazërore. Ka një traditë respekti që është një traditë shqiptare, janë edhe standartet, të cilat për ne janë adoptuar pa asnjë vështirësi. Nëqoftëse flasim për ekzistencën e një hendeku midis legjislacionit dhe implementimit të tij, ky është një fenomen për të gjithë shoqërinë shqiptare, nuk është thjesht një fenomen që lidhet me minoritetin. Ne në shumë fusha jemi më të avancuar në legjislacion, se sa në arritjet reale praktike."

Auron Dodi
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Greket kerkojne gjak shqiptaresh

Celjano, bjeri t'gjith artikujt e Deutche Welle mbi minoritetin ose të paktën lidhjet elektronike pasi janë interesantë (sidomos intervista me prefektin e Gjirokastrës) ...
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Greket kerkojne gjak shqiptaresh

Për numrin e minoritarëve grekë në Shqipëri mungojnë shifra zyrtare
Shqipëria paraqitet në këtë drejtim jo ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste

Numri i grekëvë etnikë që jetojnë në Shqipëri mbetet një nga çështjet për të cilat diskutimet vazhdojnë edhe pas fitores së forcave demokratike në Shqipëri. Si në shumë vende të Evropës Lindore, në Shqipëri mungojnë statistika të plota, të sakta dhe të fundit për numrin e anëtarëve të minoriteteve etnike.

Në bazë të shifrave zyrtare, në Shqipëri jetojnë 58.758 vetë me kombësi greke, shifër e cila është kundërshtuar nga burime greke: shifrat që japin ata nisen nga 150 mijë deri në 400 mijë pjesëtarë të minoritetit grek, të cilët jetojnë në Shqipërinë e Jugut dhe në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë. Të dhënat shqiptare bazohen në regjistrimin e popullatës të vitit 1989, për të cilin edhe zyrtarët shqiptarë pranojnë se duhet të rishikohet dhe plotësohet.

Por një regjistrim i popullsisë dhe banesave, i nisur në vitin 2000, u bojkotua nga minoriteti grek, sepse nuk qe parashikuar që ai të përfshinte edhe deklarimin e kombësisë dhe të fesë. Në takimin tonë në Dervican, prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera, na thotë:

"Shiko, pyetja është me vend. Ne përgjigjemi në mënyrë diplomatike dhe themi se ngaqë nuk është bërë regjistrimi i popullsisë nuk mund të themi një numër të saktë. Unë nuk do të përgjigjem kështu, sepse nuk jam diplomat. Në vitin 1989 qeveria shqiptare ka nxjerrë një shifër, 58.176, dicka e tillë, të minoritarëve. Po të shikosh rritjen e popullsisë dhe përqindjen, duhet të kishim një shifër të 58 mijës. Po unë do të thosha që minoritarët etnikë kanë kartën e homogjenitetit. Faktikisht t'i referohemi këtyre shifrave se janë të njohura. Në shtetin grekë ka rreth 280 mijë që disponojnë këtë kartë dhe 60 mijë të tjerë që do të aplikojnë kërkesat për ta marrë. Ne themi se jemi dicka më shumë, presim regjistrimin që të saktësojmë numrin e minoritarëve etnikë"

Më tej prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera na sqaron arsyet e bojkotimit të regjistrimit të popullatës nga minoriteti grek:

"Ishte një vendim politik shumë i qartë i OMONIA-s, që të mos merrnim pjesë në këtë regjistrim, sepse mungonte nga pyetësori gjuha, feja dhe kombësia, ndërkohë që në shtetet e tjera, sic ishte në Maqedoni dhe në shtetet e tjera ballkanike është bërë një regjistrim duke vendosur në pyetësor edhe këto tri gjëra. Pra nuk morëm pjesë dhe arritëm që me qeverinë e zotit Meta, atëherë të bëjmë presion dhe të kishim nga qeveria një premtim që do të bëhet regjistrimi i popullsisë për dy vitet që do vijuan, flasim për vitin 2003, do të mbaronte regjistrimi i popullsisë. Ne jemi në pritje, ë shtë cështja jonë prioritare që i kërkojmë cdo qeverie shqiptare"

Spiro Ksera është optimist se regjistrimi i minoriteteve në Shqipëri do të kryhet dhe se nuk do të përsëriten arsyet e dhëna në vitin 2000:

"Arsyeja që na u dha atëherë ishte se nuk mund të shtyhej regjistrimi, ngaqë qeveria bashkë me qeverinë greke atëherë kishin financuar këtë regjistrim, si pjësëtarë të Komunitetit evropian nëse nuk gabohem dhe nuk kishte asnjë mundësi konkrete që të shtyhej dhe u zhvillua si u zhvillua. Ju e dini që zoti Berisha bëri një premtim që do të zhvillohet për vitin 2006, një premtim që nuk është realizuar. Ne shpresojmë që regjistrimi i popullsisë të bëhet në vitin 2007".

Politikani dhe publicisti Prec Zogaj bën një llogari praktike, kur e pyesim për numrin e grekëve etnikë në Shqipëri:

"Shifra është 80-100 mijë, pak a shumë, për mendimin tim, nuk ka më shumë. Kështu rezulton edhe nga të gjitha votimet. Sepse mund të bëhet një studim që lidhet me votimet. PBDNJ, që është pak a shumë partia e minoritetit, zakonisht merr 2,5% të votave në Shqipëri. Mirëpo ajo merr edhe në Mirditë vota, edhe në Kukës. Por këto që merr në Mirditë, i humb diku tjetër, se ka disa minoritarë që votojnë PD-në ose PS-në, nga pak kështu. Këtu i merr 40 mijë, që janë 60 mijë pastaj si numër banorësh, se ka edhe nën 18 vjeç. Një pjesë kanë ikur në Greqi, që janë emigrantë".

Në mikrofonin tonë, pjesëtarë të tjerë të minoritetit grek thonë se regjistrimi në bazë të kombësisë është një e drejtë që u mohohet.
Ish-kryetari i Omonias dhe sot kryeredaktor i gazetës Ta Vromo, Vizioni, Theodhori Bezhani:

"Për çështjen e regjistrimit të popullatës, është diçka e vazhdueshme. Ne kërkojmë regjistrim të popullatës sipas konventave ndërkombëtare. Shqipëria, meqë është në rrugën drejt Evropës, duhet ta respektojë këtë"

Orfea Beci, një intelektual minoritar, të cilin e takuam në Gjirokastër thotë:

"Të kapërcejmë veten dhe të realizojmë të drejtat, kudo ku lind nevoja. Për këtë gjë, një mjet shumë i dobishëm do të ishte regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, duke patur cilësorë për etninë dhe për besimin që ka, gjë të të cilën Shqipëria nuk e realizoi në vitin 2000 dhe për këtë ka marrë vërejtje nga Komisioni Evropian, ka marrë vërejtje nga OSBE-ja dhe në veçanti nga Këshilli i Evropës, që është më sensibël në çështjet e realizimit të të drejtave të minoriteteve.

Përfaqësues të caktuar të shumicës shqiptare kanë thënë se minoriteti grek përpiqet të rrisë në mënyrë artificiale numrin e tij në Shqipëri, duke shfrytëzuar varfërinë e shqiptarëve. Sipas tyre, lehtësitë në viza dhe shtesat në pensione që të siguron shpallja si grek etnik janë elementë që kanë çuar në përpjekje të shumë personave për sigurimin e dokumentave, që të vërtetojnë përkatësinë etnike greke të tyre. Kjo, sipas tyre, me synimin që minoriteti grek të përfitojë nga e drejta ndërkombëtare e vetëvendosjes dhe shkëputjes, nëse përfaqëson një përqindje të caktuar të popullatës.

Por përfaqësues të minoritetit tërheqin vëmendjen në legjislacionin ndërkombëtar. Dhe ky legjislacion njeh të drejtën e plotë të individit për të përcaktuar se në cilën etni bën pjesë.

Sidoqoftë, rezerva politike për një regjistrim të ri të minoritetit duket se nuk ekzistojnë. Vasilika Hysi, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Tiranë, na thotë:

"Nuk mund të them që shteti nuk është i interesuar. Ky problem nuk ë shtë vetëm i shtetit shqiptar, por është një problem në mbarë Evropën. Ka një regjistrim të 89-ës që është i vjetër dhe ne mendojmë se është e nevojshme të bëhet një regjistrim i ri. Por siç ka theksuar edhe KE e sidomos Komisioni Evropian kundër intolerancës dhe racizmit ECRI shtetet që kanë minoritetet dhe duan të bëjnë regjistrimin e tyre duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përcaktimin e treguesve si do të bëhet ky regjistrim. ECRI ka miratuar edhe një guidë, ku besoj se do të orientojë të gjitha shtetet që duan ta bëjnë këtë regjistrim, për të pasur kujdes që regjistrimi i minoriteteve të mos kthehet në të kundërtën e tij. Mund të ndodhë që për shkak të identifikimit të një personi të caktuar si pjesë e minoritetit mund të lindë një vetëdiskriminim, ose një diskriminim nga të tjerët.

Regjistrimi është problem shumë delikat, dhe të gjitha studimet që ka bërë edhe Këshilli i Evropës dhe organizmat e tjera kanë kërkuar një shkallë shumë të lartë të ruajtjes së të dhënave personale. Dhe nëse ne në vendin tonë nuk kemi instrumenta të mbrojtjes personale, ato të dhëna në vend që të përmirësojnë gjendjen e minoriteteve, mund të kthehen në të kundërtën dhe të dëmtojnë statusin dhe individë të veçantë në këto minoritete."

Koment:

me kete menyre keta ultranacionalistat grek ne mbeshtetje te partise greke LAOS kerkojne qe ne menyre subjektive, dmth vetem me nje thenie jam grek dhe minoritar ti regjistrohesh i tille, merr pension di edhe letra greke, imagjinoni se nese ju behej pyetja se cfare jeni shqiptare apo amerikane ne nje rajon te varfer se cila do te ishte pergjgja, ata pretendojne se ne shqiperi minoriteti eshte diku te 800.000 veta!
ahahha
popo ata jane crazy fare, asgje nuk i ndalon, kane fuqi politike, para si edhe nje rajon te varfer shqiptar.



Ketu eshte nje artikull tjeter:


Problemet që kemi ne si minoritet, janë problemet e gjithë popullit që jeton në Shqipëri
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Auron Dodi flet me një grua të moshuar në Derviçan, Dropull
Në vazhdim të ciklit të emisioneve Minoriteti grek në Shqipëri- emigrantët shqiptarë në Greqi- ura mirëkuptimi midis popujve" përgatitur nga Auron Dodi, vijon një reportazh nga fshati i Derviçanit, i Komunës së Dropullit

Nëqoftëse do të mësosh me të vërtetë se në ç'kushte jeton minoriteti grek në jug të Shqipërisë ja vlen të bësh një vizitë në fshatin e Derviçanit, të komunës së Dropullit. Derviçanin na e rekomandojnë edhe në Gjirokastër si një vend që dallohet ndër të tjera për restorante kualitative dhe cilësinë e kuzhinës. Dallimin e parë e vëren që pa hyrë brenda në fshat. Rruga që të çon për atje është e drejtë, e asfaltuar mirë dhe me shenja e tabela dygjuhëshe- një pamje që dallohet dukshëm përshembull nga ajo e rrugëve që të çojnë në Gjirokastër. Kolegët minoritarë grekë na thonë me shaka se pas disa vitesh Derviçani do të marrë emrin qytet, jo më fshat. Pamja e parë e fshatit na surprizon pozitivisht: shumica e shtëpive janë dykatëshe, të lyera me ngjyra të gëzuara. Këtë të diel që shkojmë në Dervican, në kishën e fshatit ka një shërbesë fetare. Atë e mban njëri nga tri peshkopët e sapoemëruar grekë në jug të Shqipërisë, ndaj godina e rinovuar e kishës është më se plot.

Në rrugët e Derviçanit sheh shumë grupe njerëzish: pjesa më e madhe të moshës së mesme dhe të moshuar, por edhe të rinj. Kur i pyesim për problemet dhe hallet që kanë si minoritarë, shumica në shikojnë të çuditur, pasi, sipas tyre, hallet që kanë ata janë si ato të të gjithë njerëzve, që jetojnë në Shqipëri. Kështu Foto, një pensionist na thotë:

"Jo nuk kemi probleme, kemi problemet jetike që ka e gjithë Shqipëria, nuk kemi ndonje problem të veçantë ne, të thuash që të na trajtonin ndryshe apo...Probleme që janë kur kalon nga një sistem në një sistem tjetër, ato kemi, probleme të përgjithshme që ka i gjithë populli i kemi edhe ne"

Jani, që ka qenë përpara kryekamerier në Gjirokastër dhe tani po pret të fillojë një punë të re, mendon njësoj si Foto:

"Nuk kemi përplasje me shtetin, bile kohët kanë ndryshuar dhe kanë ardhur kohë të tjera tani me fitoren e Partisë Demokratike në Shqipëri. Si gjithë shqiptarët edhe ne mundohemi të punojmë. Në përgjithësi nuk kemi probleme."

Pak më vonë, na zë syri një grup grash, me veshje tipike të dropullitëve, me shaminë e bardhë karakteristike rreth kokës dhe me fustane me ngjyra të errëta. Prej tyre, një nënë e moshuar na thotë se ka gjithë jetën që jeton në këtë fshat:

"Këtu lindëm, këtu banojmë tani dhe mirë jemi këtu"

...dhe se probleme nuk ka pasur:

"Jo shumë mirë jetojmë, kemi fëmijën, venë e vijnë, mirë jeshëm të gjithë..."

Marrëdhëniet me shqiptarët, sipas derviçanasve kanë qenë gjithnjë të mira dhe joproblematike janë edhe tani. Kështu gruaja e moshuar, kur e pyesim nëse ka probleme në kontakte me shqiptarët na thotë:

"Jo, s'kemi gjë,mirë jemi, jemi shumë mirë, vëllezër, mirë jemi."

Madje sipas saj marrëdhëniet me shqiptarët kanë qenë tradicionalisht të mira, kjo edhe në saj të karakterit të përmbajtur të minoritarëve

"Edhe atëherë mirë, edhe tani mirë jemi, jemi të urtë ne, nuk jemi..." (qesh)

Miqtë e familjes së saj janë jo vetëm grekë, por edhe shqiptarë, dhe këtu përkatësia fetare nuk luan asnjë rol:

"Kemi edhe mikë shqiptarë, edhe myslimanë, edhe ortodoksë, nëpër dasma, nëpër ndonjë vdekje, shkojmë, vemi"

Ngjashëm për marrëdhëniet me shqiptarët shprehet edhe pensionisti Foto:

"Unë për mendimin tim nuk shikoj ndonjë problem në marrëdhëniet me shqiptarët, as me myslimanët...ne kemi jetuar bashkë, bashkë kemi qenë. Kemi kaq vite që vemi në Greqi, po kaq shokë e miq shqiptarë sa kemi këtu, nuk kam në Greqi. Probleme që mund të jenë janë probleme që ka edhe shqiptari me shqiptarin, po jo të tjera"

Edhe Derviçani, si e gjithë Shqipëria është prekur mjaft nga emigracioni. Bashkëbiseduesit na thonë se rreth gjysma e fshatit janë emigrantë në Greqi. Por midis tyre ka edhe emigrantë që kthehen në fundjavë në shtëpi, meqenëse qyteti më i afërt grek, Janina është vetëm një orë larg me makinë nga Derviçani. Jani, ish-kryekamerieri në Gjirokastër na thotë se emigracioni ka ndikuar pozitivisht në mirëqënien e Derviçanasve:

"Ka ndihmuar shumë emigracioni. Çdo familje këtu i ka njerëzit në Greqi. Ka familje që i kanë njerëzit në Greqi, të gjithë. Ka edhe emigracion të afërt këtu, shumica punon në Janinë dhe kthehen nga Janina, çdo të premte, çdo të shtunë, siç i kanë problemet"

Pensionisti Foto e ka praktikuar shpesh vajtjen dhe ardhjen në Janinë, në kërkim të punës, të cilën jo të gjithë e gjejnë në Shqipëri:

"Dal në Greqi, shkojmë e vijmë, ca ditë jemi këtu, ca jemi andej, në kërkim të punës të gjejmë, ajo është kryesorja, puna akoma nuk është e siguruar"

Një nga grupmoshat që e ndiejnë më fort papunësinë është padyshim rinia. Oresti, një i ri që ka studiuar informatikë dhe që tani punon në Gjirokastër, na thotë se ai vetë nuk pati vështirësi për punë. Por jo të gjithë për mendimin e tij e kanë të lehtë:

"Për mua qe e lehtë të gjeja punë, por besoj që për rininë, është vështirë të gjejë punë këtu, në përgjithësi"

Arta, një vajzë e re që ka mbaruar universitetin na thotë:

"Kam mbaruar universitetin për gjuhë letërsi greke në Gjirokastër dhe tani punoj sekretare në një firmë këtu."

Edhe Arta nuk e ka patur të vështirë të gjejë punë:

"...të lehtë, po, sa mbarova universitetin, menjëherë gjeta punë"

As Oresti dhe as Arta nuk mendojnë se në punësimin e tyre ka luajtur ndonjë rol përkatësia etnike. Oresti mendon:

"Nuk besoj se është problem, je minoritar apo jo, të gjesh punë. Tani ka ardhur koha që njerëzit të caktohen në punë nga ana profesionale"

Marrëdhëniet me shqiptarët ata i kanë shumë të mira. Oresti:

"Kam shumë shokë shqiptarë, myslimanë...nuk kemi dallime të tilla, shumë shokë dhe e kalojmë mirë"

Arta madje na flet për martesat e përziera. Ajo na tregon se disa shoqe të saj janë martuar me shqiptarë:

"Nga klasa ime, nga 30 vajza që ishim, pesë vajza janë të martuara me burra shqiptarë"

Sidoqoftë, përkatësia e të rinjve në një minoritet nuk kalon gjithmonë pa u regjistruar nga bashkëbiseduesit e tyre. Kështu Oresti na tregon:

"Ne jemi pak të ngatërruar tani, se kudo që vemi, në Greqi na thonë jeni shqiptarë, në Shqipëri na thonë jeni grekë, as ne nuk e dimë nganjëherë çfarë jemi... Gjithsesi, unë grek nga prejardhja, edhe shtetas shqiptar, në shtetin shqiptar jetoj dhe zbatoj rregullat e shtetit shqiptar."

Fenomeni i braktisjes së fshatrave greke nga minoritarët, që shkojnë emigrantë me sa duket do të vazhdojë. Oresti na bën këtë karakterizim të jetës në fshat për të:

"Jeta në fshat, besoj se është më e vështirë se jeta në qytet. Gjithsesi tani, rinia është larguar, ka ngelur mosha e madhe...dhe ata besoj janë mësuar me këtë jetë dhe nuk ndeshen me shumë probleme. Kurse për ne të rinjtë- është një çikë problem"

Me një lloj pikëllimi dhe keqardhjeje, Oresti na tregon se shumë shumë shokë të tij i tërheq Greqia për shumë arsye:

"Tani në këto kohë, shokët e mi janë larguar, shumica, edhe këta që kanë mbetur këtu, i kanë sytë për nga Greqia, atje e shikojnë të ardhmen. Greqia është një shtet anëtare e BE-së dhe besoj se ka kushte më të mira për të rinjtë se sa Shqipëria: kushte më të mira jetese, gjen më lehtë punë, rrogat janë më të larta se në Shqipëri. Këto janë disa arsye që të rinjtë i shikojnë dhe largohen nga Shqipëria."
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Greket kerkojne gjak shqiptaresh

te dielen ne oren 11 ne athine do te behet nje mbledhje e mbare shoqatave "vorio-epirote" sebashku me ultranacionalistet grek si karaxhaferi, kryetare dhe financues te neo-nazisteve "xrisi-avgi" , politikan te ekstremit te djathte si edhe vangjel dule dhe perfaqesues nga OMONIA-PBDNJ, popo ajo parti qe eshte pjese e parlamentit shqiptar ka pretendime teritoriale ndaj nesh, ne fillim do te behet mbledhja ne mitropolin greke pastaj do te hartojne planet dhe strategjite e ardhshme me spiro kseren te sapozgjedhurin(qe ka post publik ne gjirok)per kreun e OMONIAS.

Ja se cfare behet me PBDNJ

ndersa pardje shikoni se cfare bisedoj anastasi "jone":
vorio-epir dhe tendenc per te treguar para botes se kishat jane ceshtje qe i perket minoritetit dhe grekeve por ato jane pasuri e cdo shqiptari.

IMPORTANT MEETING OF GREEK PRIME MINISTER WITH ARCHBISHOP OF ALBANIA ANASTASIOS

Photo: Prime Minister Costas Karamanlis, centre, is shown with officials of the ethnic Greek villages of Dermisi and Aliko, both in the Gjirokastr district of southern Albania, during a tour of the region in January 1999. Karamanlis, who was the main opposition leader at the time, was on a hand for the ground-breaking of a new aqueduct. Archbishop of Tirana and All Albania Anastasios is also shown standing to the right of Karamanlis. ANA-MPA photo / A. Voutos.

The Greek Prime Minister Kostas Karamalis met Monday, February 10, with Archbishop of Albania Anastasios at “Great Maximus” in Athens. During the meeting Karamalis – Anastasios which spent tow hours, they spoken about the Orthodox Church and the Northern Epirus people seeing the big politic changes in South Western Balkan Region, says a report of Greek Public Television NET.

During his visit in Athens, Archbishop Anastasisos met also with leader of Opposition Papandreu and the Head of Parliament Shufias.

The Greek Orthodox Churches in Southern Albania when lives a large Greek ethnic community is passing a dangerous period of destructing and vandalizing many of Byzantine Churches. One week ago the necropolis of antic center of Apolonia was destructed while in Korista Region the cemetery of Byzantine church of Mborie, has been attacked by vandals.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Greket kerkojne gjak shqiptaresh

Ku jan kamikazët e AF?

Grekët kërkojnë të paralelizojnë panvarësinë e Kosovës me Jugun e Shqipërisë. Dhe ka shumë mundësi t'ja dalin pasi shqiptari nuk është shquar ndonjëherë për atdhetarizëm ...

Gjithmonë e kemi shitur veten tek "agai" e ndofta edhe nuk meritojmë më shumë.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Greket kerkojne gjak shqiptaresh

NUK KANE PER T'JA ARRITUR KURRE ASAJ GJEJE KONDRA.ATYRE PARALELIZMAVE JU KA IKUR KOHA,POR ATA SI TE LIGJ QE JANE LEHIN LARTE E POSHTE.DUHET TE DIJME EDHE QE NE SHQIPTARET ME GOMARLLEQET TONA JU KEMI LENE DORE TE LIRE KETYRE KERMAVE SI JANULLAQI,APO VASILL BOLLANUA I HIMARES QE MUND TE BEHET KRYETAR I ORGANIZATES ANTISHQIPTARE OMONIA.ESHTE FOLUR PER NJE LIGJ I CILI DO TE STABILIZONTE PROBLEMET NE KISHEN ORTODOKSE SHQIPTARE.ME SA KAM DIJENI LIGJI PO RRI NE SIRTARET E PARLAMENTIT.AI LIGJ PERCAKTON SE UDHEHEQESIT E LARTE FETAR DUHET TE JENE ME NENSHTETESI DHE KOMBESI SHQIPTARE,KESHTU QE KY CIBAN QE NA KA MBIRE NE KRYE TE KISHES SONE ORTODOKSE, AUTOMATIKISHT U HIPEN KEMBEVE E SHKONE NE ATHINE APO STAMBOLL.JANULLAQI KA VITE QE KERKON NENSHTETESINE SHQIPTARE NGA PRESIDENTET E NDRYSHEM SHQIPTAR,BILE EDHE TOPIT JU KERKUA KJO GJE NGA GREKET KUR AI VIZITOI GERQINE.DO TE ISHTE NJE GABIM I MADH E ME PASOJA DHENIA E NENSHTETESISE SHQIPTARE KETIJ GJARPERI KOBRA.SHTETI GREK NE APARENCE E PARAQET VETEN SI MIKUN TONE,NDERSA NE BRENDESI TE TIJ ESHTE EKSTREMISHT ANTISHQIPTAR.GJER ME SOT NUK ESHTE HEQUR LIGJI I LUFTES.TE SHOHIM A DO TA HEQIN KUR NE TE JEMI AMTAR TE NATO-S.VENDI QE E KEMI DY HAPA LARG NUK E KA RATIFIKUAR AKOMA MSA-N.KY VEND ESHTE SKEPTIK PER PAVARESINE E KOSOVES DHE PER TE MOS DALE VETE FUT MOTREN E VOGEL QIPRON QE TE KUNDERSHTOJE.JANE SHUME FAKTORE TE TJERE TE CILET UNE I KAM PERMENDUR EDHE ME PARE NE KETE TEME TE CILEN E KAM HAPUR KOHE ME PARE.MENJEFJALE GREKET NA URREJNE E KANE PRETENDIME TERRITORIALE,POR EDHE NA DUAN SI NE EDHE KOSOVEN TE NA KETE SI TREGJE PER MALLRAT E SAJ JASHTE STANDARTIT QE EKSPORTON.PERSA I PERKET TRAJTIMIT TE MINORITAREVE NUK KANE GOJE TE HAPIN,AS NE KOHEN E ENVERIT, LE ME TANI.NJE MESUES PER NJE NXENES KANE QE PAGUHET NGA SHTETI JONE I VARFER.UNE KAM NJE SHOK NGA DERVICIANI E NJE NGA BODRISHTA.KUR KUJTOJ KOHEN E DIKTATURES ATA NUK I KA DALLUAR ASGJE NGA NE SHQIPOT, PERSA U PERKET ATYRE PAKTE DREJTAVE QE TE JEPTE AI SHIT REGJIM.
 
G

Granite

Guest
Re: Greket kerkojne gjak shqiptaresh

http://www.youtube.com/watch?v=t8fEkLI8J6k
shikoje

Ju grek te cmendur, pyesni baballaret tuaj kur hodhen armet e tyre dhe u larguan ne panik ne provocacionet e gushtit kunder Shqiperise, kur Shqiptaret ndezen ne flake malet me armet e tyre, qe i puthin cdo mengjes, dhe pastaj me mire, behuni me te mencur ne qofte se doni te jetoni. Ushtaret greke, nga frika, bene shurren ne breke.

You crazy Greek, ask your fathers, when throw away their guns and ruffles, and run so scary at their August provocation against Albania, where Albanian solders set in fire mountains with their arms, they kissing their arms every morning, and after this you better be more smart, if you like to live. Greeks soldiers, so scary, fill their underwear with urine.
 

bobo

marksist-enverist
emri i ri per Greqine:

-Greqi = shtet parazit.
-Greece = country parasitic
-Grèce = Pays parasitaires
-Griechenland = Schmarotzer Land
-Grecia = paese parassita
-Ελλάδα = χώρα παρασιτική
יוון = טפילי הארץ -
-Греция = страна паразитические
 

X X X

Primus registratum
te rrine rehat greket ,se mjaft, u mbush kupa,.......................mjaf kemi duruar,ne fillim videon,detin dhe kerkon te na marre trojet tona,por ta dine edhe ata se ne jemi shqiptar ,e deri ne vdekje do te mbrojme ate qe eshte e jona,edhe me cmim jeten tone
 

gangsterja

Primus registratum
Hiqen si kapedana se na kane larg dhe prandaj flasin,por kur te jene prane nesh nuk kane shancin me na i hedh syte drejt nga frika.Greket kane inatin e "Pavaresise se Kosoves"mbasi duan te hiqen si me te fortet e Ballkanit,Europes,Botes.Ta harrojne sa te jene gjalle Shqiptaret s'do te kene mundesi.Pasi dhe ne jemi popull autoktone sikur ata(ILIRI DARDANI-VOJI I EPIRIT).Madje ata na moren trojet tona qe po bejne feste(si minjte kur ngordh macja.Rroft SHQIPERIA(KOSOV-SHQIPERI
E BASHKUAR).
 
Top